Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 20 Prill 2006 - 19:26:

Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Cod. A20042006

Diarreja shoqėrohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanė dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk ėshtė njė sėmundje, por njė simptomė. Pėr diarre flitet kur heqja e barkut ėshtė mė e shpeshtė se tre herė nė ditė. Kur ajo zgjat deri nė disa ditė flitet pėr diarre akute, nėse ajo zgjat mė tepėr kemi tė bėjmė me diarre kronike. Shpesh shoqėrohet me tė vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekėt sugjerojnė se pėr pėrgatitjen e mjekimit merren 100 gramė gjethe dhe majė lastarėsh tė manaferrės, pastrohen, shtypen dhe vendosen tė zihen nė 1 litėr ujė. Lėngu i fituar pihet nga njė gotė para buke.
Lengu i Frutave
Po kėshtu, njė tjetėr kurė popullore pėr diarrenė ėshtė edhe lėngu i frutave. Pėr pėrgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramė fruta, qė duhen zjerė me 250 ml verė. Nga lėngu i fituar pihet nga njė filxhan kafeje e ngrohtė.
Mendra dhe Kamomil
Njė tjetėr kurė ėshtė dhe ajo e pėrgatitur nga 50 gramė mendra dhe 50 gramė kamomil, tė cilat pėrzihen. Nga pėrzierja merren tri lugė gjelle dhe vendosen nė 500 ml ujė tė valuar. Mbyllen pėr dy orė dhe pihen. Para buke nuk duhet tė ėmbėlsohen, ndėrsa pas buke duhet ta ėmbėlsoni ēajin. Pėr dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janė tė forta, pėrdoren 3-4 thelpinj hudhre tė shtypura imėt, qė vendosen mė pas nė 100 ml raki tė fortė rrushi. Kjo masė pihet disa herė kur ndiejmė dhimbjet, derisa ato tė ndalen. Ata qė janė prekur nga diarreja dhe qė pranojnė ushqim solid duhet tė hanė banane, oriz pilaf, drithėra tė ziera, mollė dhe mish tė zier.
Frutat e bimėt
Nė mjekėsinė popullore hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė, te sėmundjet e aparatit tretės, tė cilat shoqėrohen me diarre (jashtėqitje e shpeshtė). Me mjaft sukses pėrdoret te sėmundjet e mėlēisė, zemrės, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, ėshtė perim i pazėvendėsueshėm pėr shėndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen nė lukth, duke aktivizuar qelizat parietale tė tij, e njėkohėsisht rrit peristaltikėn e zorrėve, por ndėrkohė ėshtė efikas te diarrea.
Ēaji i pėrftuar nga kokrrat e trėndafilit
Ēaji i pėrftuar nga kokrrat e trėndafilit pėrdoret nė rastet kur sėmundjet janė tė shoqėruara me diarre. Shtatė deri tetė kokrra tė copėtuara tė trėndafilit zihen pėr 10 minuta. Ky ēaj pėrdoret 2 herė nė ditė nga njė gotė.
Mersina
Edhe mersina ėshtė e mirė pėr tė kuruar diarrenė. 15 deri 30 gjethe tė copėtuara mersine hidhen nė njė litėr ujė dhe lihen tė valojnė pėr 5 minuta. Pasi ziejnė lihen tė mbuluara pėr 15 minuta. Kjo masė pihet e ėmbėlsuar nga 4 deri 6 lugė gjelle nė ditė.
Caji i levores se Vidhit
Ndėrsa i fundit ėshtė ēaji i lėvores sė vidhit, qė pėrdoret i ėmbėlsuar dhe shėrben nė rastet e diarresė. Po pėr kėtė arsye pėrdoret edhe ēaji i bimės sė lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ėmbėlsuar me sheqer ose mjaltė, sipas dėshirės. Ky ēaj pihet sa herė qė shfaqen shenjat e diarresė.

Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.