Forumi Horizont Gjithsej 280 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga Aljohin datė 06 Nëntor 2003 - 12:42:

Plotesisht dakort me mendimin e black_eagle001 ( pse te duhej kjo teme ty qe te mendoje se europa eshte hipokrite? ). Nje shembull tjeter eshte denimi me vdekje. Europa praktikisht na detyroi qe ta hiqnim ate, sepse nje shoqeri e qyteteruar nuk mund te kete te tilla denime makabre, por ne se mendojme se si i ka zgjidhur problemet europa deri ne momentin qe u be aq e qyteteruar sa ta heqe denimin me vdekje do te dalim tek thenia beni si them une po mos beni si bej une. Normalisht qe ceshtja e denimit me vdekje eshte shume e nderlikuar por fakti qe ne 50 % te shteteve amerikane eshte akoma dhe qe ne nje vend si italia nuk eshte, ku jugu eshte akoma somali, te ben te mendosh qe nuk mund ti diktohet nje kombi per ta hequr me dhune apo se si ti zgjidhe problemet e veta sidomos kur per zgjidhjen e ketyre problemeve kur i ka patur europa nuk eshte shqetesuar fare te jape shembullin e vet.
Qe te mos dalim shume nga tema doja te shtoja se keta njerez te ashtuquajtur te shquar shqipetare ( une vazhdoj te jem i mendimit se shqiperise i mungojne njerezit e shquar ) nuk jane as musliman dhe as te krishtere eshte tjeter te njohesh fene nga jashte dhe tjeter ta njohesh nga brenda apo me nga afer ( megjithese une mendoj se keta nuk ja thone as nga jashte as nga brenda ). Per me teper nje njeriu qe mendon 0.002 sek para se te thote dicka do ti vinte ndermend qe nuk ka shprehur as nje mendim per fene budiste apo induiste ose pse mos behemi te gjithe komunista perseri ( pra ateista ). Thjesht mendimin e ketyre njerezve te shquar nuk di se nga ta kapesh.
Nje profesor i imi ka thene s'ka gje me te keqe kur nje cmim nobel fillon dhe jep mendime jashte fushes se vet ( dhe te mendosh qe kadareja s'ka as cmim nobel ).
Kurse per te diskutuar temen ne menyre te pavarur nga njerezit e shquar shqipetare, mund te them se tani per tani nuk eshte shume e rendesishme se ca feje ka por se si e ka kete fe ( shqiperia ). Ne se njerezit jane injorante c'do lloj feje qe do kene ajo do jete ne dukje nje pengese per zhvillim. Pra gjithmone pengese eshte injoranca dhe faji do ti hidhet fese ( sidomos nga kadareja ).
Ne kete moment shqiperia per mendimin tim po kalon nje periudhe te veshtire dhe te rrezikshme per te ardhmen. Kjo nga menyra se si paraqitet feja muslimane. Sidomos disa vite me pare ne shqiperi gelonin organizatat te pakten me fonde per pastrim parash te destinuara per aktivitete terrorriste. Ne se bisedon me nje musliman shqipetar ( sidomos ne se vjen nga xhamia dine hoxha ne tirane ) gjate gjithe bisedes je ne medyshje se kush eshte frika qe te ka ngjallur me shume, frika se sa tritol do marre ai me vete kur te shkoje ne shkolle apo frika se nga momenti ne moment do t'i vjellesh perpara.
Dhe kjo gje eshte shume serioze, kjo eshte pengesa me e madhe per tu zhvilluar dhe per kete europa ben me shume presion. Ne se nuk merren masa ( qeveria qe ndonje vit perpara 2001 kishte filluar te merrte masa, mbase e sinjalizuar nga amerika apo qofte edhe europa ) do te jete shume keq. Por une nuk po flas vetem per nxjerrjen jashte kufijve si persona te padeshiruar te shumices se arabeve qe ishin bere me shume se shqipetaret por edhe per nje nderhyrje me qellim kulturor ne masat shqipetare sepse edhe ne se nuk do te jete nje keqinterpretim i fese muslimane mund te jete nje i tille i asaj te krishtere apo i komunizmit apo i demokracise ( sic ndodhi me salen ) apo i racizmit, etj etj.

Dituria e ka nje kufi por injoranca eshte e pafundme ( kush trapin e ka thene? )


  Gjithsej 280 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.