Forumi Horizont
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Anglez (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=173)
-- Premier League 2011-2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18486)


Postuar nga Akrobati datë 26 Tetor 2011 - 18:32:

Premier League 2011-2012

Sir Alex Ferguson: Humbja 6-1 ndaj Manchester City-t dita me e keqe ne historine time te futbollit

Menaxheri i Manchester United Sir Alex Ferguson ka pranuar se humbja e skuadres se tij 6-1 ndaj Manchester City-t ka qene dita me keqe ne karrieren e tij te futbollit.

Humbja e pabesueshme eshte hera e pare qe nga viti 1930 qe Manchester United ha gjashte gola ne shtepi dhe ka shenuar humbjen me te keqe ne shtepi qe pas humbjes 5-0 ndaj Manchester City-t ne vitin 1955.

“Ishte nje dite e keqe, dita jone me e keqe” ka thene Sir Alex per Sky Sport. “Por do ta marrim veten perseri, kjo eshte sfida”

“Gjeja qe me shqetesoi me se shumti ishte numri i golave te shenuar. Diferenca e golave ishte 10, keshtu qe ishte nje goditje e madhe per ne, sepse nuk i dihet nese diferenca e golave do te ndikoje. ”

“Vitet e shkuara kjo gje ka qene ne favorin tone, por ne kto momente nuk eshte.”

“Ne do te reagojme, nuk kam asnje dyshim per kete. Eshte nje rezultat i persosur per te reaguar pasi te gjithe jane te turperuar per ate qe ndodhi sot dhe kjo do te ndikoje.”

Une ndjehem i zhgenjyer. kjo eshte humbja ime me e keqe, ehde si lojtar nuk mbaj mend te kem humbur ndonjehere nje loje 6-1, por edhe kjo eshte nje sfide per mua.

“Ne janar do te jemi ne rregull, zakonisht ne marrim nje goditje gjate rruges por ecim mire ne pjesen e dyte te sezonit dhe besoj se keshtu ka per te ndodhur perseri.

Lojtaret e Sir Alex u mposhten nga 2 gola te Mario Balotellit, 2 gola te Edin Dzenko, dhe nga nje gol i shenuar prej David Silvas dhe Sergio Aguero.

Mbrojtesi Jonny Evans eshte denuar me karton te kuq ne fillim te pjeses se dyte per shkak te nje nderhyrjeje qe beri ndaj Balotelli-t, dhe Sir Alex beson se largimi i tij nga loja ka bere nje diference te madhe.

“MEndoj se Kartoni i kuq ka luajtur nje rol te madh ne kete dneshje.” ka thene 69-vjecari.

“Ne 25 minutat e para te ndeshjes ishim shume mire dhe po dominonim ndeshjen. Sigurisht ata shenuan golin e pare dhe kjo ishte nje goditje per ne, por fitorja ishte ende e arritshme ne ate situate.

“Denimi i Jonny Evans ishte shkaterruese per ne dhe pas saj ne kemi vazhduar te sulmojme. Ne natyren e Manchester United kjo eshte gje e mire por kur rezultati arrin ne 4-1 atehere mbrojtesit duhet te thone “Mjafton per sot”

“Por ne kembengulem te sulmonim, dhe sulmuesit e tyre ishin te efektshem tre kunder dy mbrojtesve. Ishte loje e cmendur.

“Mendova se me pervojen qe kemi marre, vecanerisht me Rio Ferdinand dhe Patric Evra, do ta kishin kuptuar, por ata te gjithe kane vazhduar te sulmojne.”

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...e-te-futbollit/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


Postuar nga Akrobati datë 26 Tetor 2011 - 18:35:

Javier Hernandez firmos kontraten e re 5-vjecare

Sulmuesi i Manchester United Javier Hernandez ka nenshkruar nje kontrate 5-vjecare me klubin.

Meksikani u transferua ne Old Trafford ne vitin 2010 nga Guadalajara dhe beri nje debutim te mire ne sezonin e tij te pare ne Angli, duke shenuar 14 here nderkohe qe United marshonte per te shenuar rekordin e 19-te te titujve.

Ne fundjave ishte bere e ditur se 23-vjecari kishte vedosur te nenshkruaje kontraten e re, dhe klubi konfirmoi te henen se lojtari ka lidhur te ardhmen e tij me klubin.

Lojtari ka thene per faqen zyrtare te klubit: “te luaja per Manchester United per mua ishte realizimi i nje endrre. Nuk e prisja kurre qe sezoni im i pare te ecte aq mire dhe jam i kenaqur te lidh te ardhmen time me United.

“Te fitosh nje titull dhe te marresh pjese ne finalen e Champions League-es ka qene fantastike. Jam entuziast per te ndihmuar shoket e ekipit qe te fitojme sa me shume trofe per kete klub te madh.”

Menaxheri Sir Alex Ferguson shtoi: “Lojtari i fundit qe mbaj mend te kete bere nje ndikim kaq te madh ne nje kohe kaq te shkurter sa JAvier ishte Ole Gunnar Soskjaer dhe Javier me kujton shume Ole-n.

“Talenti i tij per te krijuar hapesire ne vende te ngushta dhe aftesia e tij per te shenuar e tregon ate si nje golashenues i lindur. Jashte fushe eshte kenaqesi ta menaxhosh ate. Ai punon shume dhe eshte nje lojtar i njohur ne skuader.”

Agjenti i sulmuesit, Eduardo Hernandez, ishte shprehur ne fillimet e ketij muaji se klienti i tij kishte arritur nje marreveshje per nje kontrate te re.

Ai pati thene ate kohe: “Kontrata fillestare ishte mire per Manchester-in dhe per Javier-in sepse u mundesoi te dyja paleve te pershtateshin me njeri tjetrin dhe te shihnin nese ai do te arrinte ate qe pritej prej tij. Te dyja palet ishin te kenaqura dhe United ishte i lumtur ta shperblente Javier-in pas performances se mire ne sezonin e kaluar.

“Une nuk do te flas per shifra, por ajo eshte nje kontrate 5-vjecare. Eshte nje rroge fikse me stimuj te bazuar ne suksesin e ekipit ne turne te ndryshme.”

“Javier nuk ishte paguar keq edhe ne kontraten fillestare, por ajo ishte kontrata e tij e pare, dhe nuk mund te krahasohej me Wayne Rooney dhe Nanin. Por sot mund te them se kontrata eshte firmosur dhe te gjithe jane te kenaqur”

Klubi, megjithate, nuk eshte prononcuar nese Hernandez ka marre apo jo nje rritje rroge te tille, por ka konfirmuar se ai do te qendroje ne klub deri ne sezonin 2015/16.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...e-re-5-vjecare/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


Postuar nga Akrobati datë 27 Tetor 2011 - 13:03:

City gati per lufte ligjore kunder Tevez

Manchester City eshte duke u pergatitur per tu ballafaquar me Carlos Tevez ne sallen e gjygjit.

Se fundmi, mbas akuzave ndaj tij per refuzim te futjes se ne loje si rezerve ne ndeshjen e Champions League kunder Bayern Munich, kryesuesit e Premier League-s kane denuar Tevez-in me rrogat e tij te kater javeve qe ne total shkojne rreth 1 milion paund.

Prej disa burimesh mesohet se Tevez eshte kunderpergjigjur akuzave me justifikimin se Mancini ka deformuar ngjarjen reale. Por ‘the Sun’ raporton se Sheik Mansouri i ka thene teknikut italian se do ta mbeshtese ate me te gjitha faturat e shpenzimeve per cfare do ceshtje ligjore lidhur me kete incident.

Gjithashtu raportohet se Mansour eshte shume i acaruar me Tevez dhe ai i ka dhene mbeshtetje te plote Mancinit dhe i ka kerkuar shefit te City-t qe te beje cfare te jete e mundur per te denuar lojtarin.

Per me teper raportohet se City eshte duke pergatitur nje denim ndaj tevez per ta lene ate me ekipin e rezervave per dy vjet.

Ekipi kryesues i momentit ne Premier League mendon se sjellja e koheve te fundit e argjentinasit ka shkaktuar nje renie te menjehershme te vleres se tij ne merkaton e futbollit, keshtu qe ata mund te kerkojne kompensim te kesaj ne gjykaten civile.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/27...e-kunder-tevez/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


Postuar nga Akrobati datë 27 Tetor 2011 - 13:07:

Balotelli: Mancini eshte si nje baba per mua

Sulmuesi i Manchester City-t Mario Balotelli ka folur per impaktin qe trajneri i tij Mancini ka pasur mbi te gjate karieres se tij, duke e krahasuar me figuren e babait.

Gjithashtu italiani ka folur edhe per momentet e mira qe ai po kalon, duke u shprehur se ai ndjehet shume mire per lojen e tij dhe per vetebesimin se cdo here qe hyn ne fushe ai mund ta zhvilloje akoma me shume lojen e tij.

“E ndjej se ne cdo ndeshje qe luaj mund te permiresohem akoma me shume.”

“Eshte shume mire kur nje trajner te do dhe ka besim te ty,” ka thene Mario per reporteret.

“Kur nje trajner te do, ai ka besim te ty, keshtu qe ai te jep me shume mundesi.

“Mancini eshte si nje baba per mua. Mancini me do, prandaj une duhet te jem nje nga me te miret ne skuader per te mos e zhgenjyer ate.”

Gjithashtu ai ka folur edhe per idhullin e tij te futbollit, i cili eshte sulmuesi i Brazilit, per te cilin Balotelli nxitoi menjehere ta sqaronte se behej fjale per brazilianin dhe jo portugezin.

“Ronaldo; ai braziliani,” konfrimoi ai.

Balloteli luajti nga minuta e pare ne derbin historik te Manchesterit dhe beri nje paraqitje shume per tu admiruar duke shenuar edhe dy golat e pare te takimit qe u mbyll me rezultatin 1-6.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/26...e-baba-per-mua/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/


Postuar nga Fajtori datë 27 Tetor 2011 - 14:23:

Faqe me viruse?

jquery.infinitescroll.php Detected: Trojan.JS.Agent.bwi 10/27/2011 3:21:21 PM


Kjo faqja qe publikohet ketu ka virus. Mund ta di pse reklamohet nje faqe shqiptare me virus?


Postuar nga Akrobati datë 27 Tetor 2011 - 18:26:

mua sme del nje gje e tille po gjithsesi mund te njoftoj adminin e faqes per ta kontrolluar. gjithsesi flm per lajmerimin.

nuk kam pse te reklamoj nje faqe me virus. thjesht po i bej reklamen nje faqeje shqiptare sportive.


Postuar nga bruni22 datë 27 Tetor 2011 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Akrobati


nuk kam pse te reklamoj nje faqe me virus. thjesht po i bej reklamen nje faqeje shqiptare sportive.




Te pacim sa malet qe na n'dricon me ter kto informacione! ....


Postuar nga Fajtori datë 28 Tetor 2011 - 01:50:

Duhet te heqi virusin webmasteri para se te vihen linke te tjera. Nqs nuk e gjen dot vete ia tregojme ku eshte. Behet fjale per nje file .js javascript.


 
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.