Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 327 328 329 330 331 332 333 334 335 [336] 337 338 »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga hyperborea datė 10 Dhjetor 2008 - 17:47:

A eshte Jezusi Zot?

Ka ardhur koha per te thene te verteten ashtu sic ajo eshte.

A eshte Jezusi Zot?

Te krishteret thone duke ngulur kembe qe ai ishte.

Ndersa myslimanet ne menyre qe te fitojne perparesi mbi fene e krishtere mundohen qe te gjejne sa me shume fakte qe te vertetojne se Jezusi nuk eshte Zot dhe kete e bejne thjesht per te ulur fene e krishtere e per te paraqitur fene myslimane si me superiore e permes kesaj te tentojne te shtrihen edhe me shume.

Po cila eshte e verteta? E verteta eshte se qe te dy palet jane vendosur ne anet e barrikades dhe jane kthyer thjesht ne fanatike qe mundohen te mbrojne me sa fuqi qe kane besimin te cilit i perkasin e permes kesaj edhe te mundohen te fitojne perparesi mbi religionin rival.

Besimi i tepert con ne fanatizen. Ne fakt ne themel te te dy feve (si krishtere dhe myslimane) qendron besimi. Te dy fete predikojne saktesisht te njejten gje. Shpetimin e njerezve permes besimit tek Zoti. Bile edhe profetet i kane te njejte. Por meqe te dy religjionet i perkasin zotit atehere perse e luftojne si armiq te betuar njeri tjetrin? Thjesht per egoizem edhe pse zoti urdheron qe asnjehere te mos behet lufte ne emer te tij.

Jezusi tha ligji i vetem qe ju sjell eshte DASHURIA. Duajeni njeri tjetrin me te njejten dashuri qe ju desha une.

Islami thote " Selamu alejkum" (paqja qofte me ty) dhe shtylla baze e besimit islam eshte paqja.

Atehere perse luftojne te krishteret dhe myslimanet? Thjesht sepse jane kthyer ne fanatike. Tanime nuk adhurojne zotin por me teper perpiqen te genjejne veten se besimi i tyre i kote eshte i forte.

Po cila eshte e verteta? A eshte Jezusi Zot? Nga nje studim i hollesishem i te kater ungjijve del se ne asnje vend Jezusi nuk ka deklaruar : UNE JAM PERENDIA. Ne asnje fjali ne bibel nuk gjendet fjalia qe sapo thashe. Jezusi fliste permes parabolave dhe permes tyre njerezit nenkuptuan se ai ishte Perendia. Jezusi nuk u tha atyre asnjehere qe ishte Zot. Keshtu ato qe ka thene Jezusi jane: Une jam rruga, e verteta. Kush vjen tek une eshte i shpetuar. PO keshtu Jezusi tha: Une jam drita. Askush nuk mund ta shohe atin pervec se permes meje. Etj etj. Ne te gjitha to qe thoshte Jezusi asnjehere nuk deklaroi Une JAM PERENDIA. Perkundrazi edhe ne momentet kur e pyesnin : A eshte e vertete se ti je biri i Perendise si per cudi Jezusi pergjigjej : Ti po thua. Askush nga ne sot dhe ata qe jetuan me Jezusin nuk e dine te verteten. E verteta zbulohet duke kerkuar ajo asnjehere nuk jepet e gatshme ashtu sic mundohen ta japin si krishteret ashtu dhe myslimanet.

A ishte Jezusi Zot? Kete gje asnje njeri qe jeton sot ne bote nuk mund ta thote me siguri. A eshte e vertete qe Jezusi nuk ishte zot? Edhe kete asnje nejri qe jeton sot ne bote nuk mund ta thote me sigurine maksimale. Askush nuk e di te verteten.

Po cila eshte e verteta? Le te shohim se cilat jane bazat e fese qe te kuptojme te verteten. Thashe se si per fene myslimane dhe ate te krishtere baza eshte besimi. Pra kush beson tek zoti eshte i shpetuar. Po a eshte e vertete kjo gje? A jane te shpetuar ata qe jane besimtare? Sepse si ne bibel dhe ne kuran thuhet se shume do te thirren por pak do te zgjidhen. Sigurisht qe nuk jam une ai qe duhet te gjykoj por edhe pse cdo besimtar mysliman apo i krishtere qofte eshte i bindur se per shkak te besimit eshte i shpetuar perseri nen syrin tim kjo gje nuk eshte e sigurt. Sepse askush nuk e di c mendon zoti. A nuk e la Zoti Moisiun ne shkretetire dhe nuk e lejoi te futej ne token e premtuar? Askush nga ne nuk e di si funksionon mendja e zotit. Askush nga ne ne fund te fundit nuk eshte i sigurt nese eshte i shpetuar apo jo. Sepse shpetimi yne nuk ka te beje me besimin tek zoti por me dicka tjeter. Zoti i krijoji bimet, kafshet, njerezit qe te shtoheshin e te shumoheshin mbi planetin toke. Pikerisht kjo eshte beslidhja e zotit me krijimin e tij. Fertiliteti dhe shumimi. Vete zoti krijoji nga asgjeja dhe e lejoi edhe njeriun qe te krijohej dhe te krijonte. Si perfundim cilesia me e mire e Zotit eshte krijimi dhe jo besimi. e cta donte zoti nje qenie qe i beson? Besimi nuk mjafton. Tek jakobi thuhet : "EDHE DEMONET BESOJNE SE ZOTI EGZISTON POR DRIDHEN NGA FRIKA". Pra besimi eshte i gabuar si per myslimanet edhe per te krishteret dhe kjo nuk eshte ajo qe do te predikonte zoti. Bekimi i fertilitetit dhe shumimit te secilit prej nesh eshte dhurata e vertete me te cilin na ka gezuar zoti. Dhe nuk eshte aspak rastesi qe edhe altaret e pare jane ngritur pikerisht per kete gje pra per shumimin dhe fertilitetin. Prandaj kryheshin sakrifikime per bekimin e te mbjellave, prandaj ngriheshin altare ne kujtim te zotave te fertilitetit si Baal, Ashteroth, Isis, Kultit te dionisit etj.

Sa me perket mua nuk kam qellim qe te gjej fakte per te sulmuar biblen ashtu sicv bejne myslimanet. Por ajo qe dua une e shte e verteta dhe kjo e vertete thote qe shume gjera ne bibel jane shtrembuar me qellime te caktuar te nejrezve te caktuar duke shtremberuar keshtu edhe besimin e drejte ne zotin. Kjo e vertete e shtremberuar solli edhe lindjen e sforcuar te nje besimi tjeter te verber qe ishte besimi mysliman. Per sa kohe do te vazhdojme qe te jemi nje shoqeri me pak vlera civilizimi ne te cilen grupime te caktuara do te luftojne nejri tjetrin thjesht dhe vetem per pushtet atehere asnjehere nuk do te dime se cila eshte e verteta dhe do ta sulmojme njeri tjetrin thjesht per perfitime eprsonale duke harruar vlerat e verteta te aktit me te shenjte mbi siperfaqen e tokes qe eshte krijimi. Per sa kohe do te luftome dhe vrasim njeri tjetrin atehere ne do te shkaterrojme dhe krijimin qe Zoti e solli mes nesh.

Me respekt hyperborea.


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 327 328 329 330 331 332 333 334 335 [336] 337 338 »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.