Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17025)


Postuar nga AngelDevil datė 10 Maj 2009 - 19:00:

“Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit

Familja kryeministrore perfshihet nė njė tjetėr skandal me pronat e Fazllic. Vajza e kryeministrit ka patur korrespondecė tė rregullt me postė elektronike me njė biznesmen, me tė cilin negocionte pėr tė shitur pronat e Fazllic nė Porto Romano.


TIRANE-Vajza e kryeministri Berisha Argita Malltezi dhe studioja e saj ligjore pėrfshihen nė njė tjeter skandal qė ka lidhje me pronat e serbo-boshnjakut Damir Fazllic nė Porto Romano. News 24 disponon emailet e Argitės me njė shtetas arab tė quajtur Zanfar Ansar me te cilin Argita negocionte pėr t’i shitur pronat e Fazllicit nė Porto Romano duke premtuar madje edhe nderhyrje te KESH, por dhe tarifat me tė cilen Malltezi e afronte kete sherbim .Vajza e kryeministrit kėrkon 200 euro pėr njė orė pune dhe miliona euro si garanci suksesi.
Skandali bėhet me i rėnde pasi studio e Malltezit “Malltezi and associates“ eshte e regjistruar nė Gjykatėn e Tiranes dhe figuron nė qendren kombetare te regjistrimit te biznesve si person fizik, pra biznes i vogel dhe nderkohe leshon fatura te majme madje kerkon qe te marre 3% te vleres se investimit si pagese suksesi. Studio ligjore e Malltezit i kerkon biznesmenit arab se duhet te beje nje pagese prej 8150 euro per 42.5 ore pune.
Ne emailet mes biznesmenit arab dhe vajzes se kryeministrit shihet perpjekja e Argites per t’i shitur kėtij token e Fazllic ne Porto Romano me qellim ngritjen e nje parku energjitik. Shtetasi i huaj kerkon ketu gjithe informacionet ne lidhje me lejet qe duhen te marre nga shteti per ngritjen e impiantit. Malltezi i sugjeron shtetasit te huaj qė tė negocioje me KESH ne menyre qe te nise projekti per parkun energjitik. Pas shume diskutimesh Malltezi i jep i shtetasit te huaj dy variante. I pari per nje toke prane nenstacionit elektrik, por dhe prane nje zone te pabanuar dhe i dyti disi me larg nenstacionit por shume prane nje zone industriale . “Une ju sugjeroj qe te zgjidhni variantin e dyte qė eshte zgjedhja me e sigurt”, kėshillon Argita duke sugjeruar keshtu token e Fazllic. Me pas ajo i kerkon Zafar Ansar qe te nxitoje me kete zgjedhje pasi ka shume presion nga agjentet e saj ne terren.

(d.b/News24/BalkanWeb)

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=37458


  Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.