Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 12 Maj 2009 - 21:33:

Qershor 2009: fiton klani apo populli?

Ne rradhe te pare do doja te rrine larg kesaj teme ata qe fusin nga nje fjali per pordhe. Gjithashtu do doja te rrine larg ata qe kam ne listen e injorimit (IQvlora, nqs ke mundesi ). Madje, te jem i sinqerte, do preferoja te mos postonte askush me mire se te shikoj dallkauket e zakonshem te zihen apo ta kthejne ne arene sharjesh. Kete teme e konsideroj tentative per te vene ne pune trute e atyre qe mund te diskutojne por shpesh nuk marrin mundimin. Prandaj do fshij ēdo mesazh te papershtatshem.


Vijme tek tema, e cila nuk interesohet thjesht per politike, por per mentalitetin shqiptar. Ajo qe me ben pershtypje eshte nje seri faktesh mbi shtetin, pushtetin dhe partite.

E para, me ardhjen e PD-se ne pushtet pati nje fluks te madh verioresh qe zbriten nga emigracioni (ose nga rrethet e veriut) per te gjetur pune ne pushtetin e Tiranes. Rasti me eklatant ishte kunati i Berishes qe... hop... zbriti si me magji nga Anglia per te gjetur pune ne... Gerdec.

Veē kesaj jane te panumurta rastet e funksionareve shteterore te perzene per te vendosur njerez me bindje partiake apo te afert me PD-ne.

E dyta, po perflitet gjithmone e me shume vajza e Berishes ne afere dhe nderlidhje te ngushta me fatet e Shqiperise. Per shembull mbron te pandehurit e Gerdecit, shet tokat e Fazllic, etj.

Nga ana tjeter, ne Gazeten Shqiptare sot lexohet si me poshte:
Specialistja e ndėrlidhjes nė ministrinė e Mbrojtjes, Anila Lala ka deklaruar para prokurorėve se faksi ku jepej mendimi pėr procesin e “demontimit tė armėve” kishte ardhur nga ministria e Drejtėsisė. Ajo konfirmon se mbi dokument ishte shėnuar me dorė “pėr z. Shkėlzen Berisha”.

Se treti, pas zgjedhjeve te 2005-es pati nje vale krenarie nga qytetaret me prejardhje veriore, te cilet arriten deri ne kercenimin e njerezve per vdekje po te mos jene me PD-ne (i ka ndodhur nje shoqes time). Keto raste me kujtojne krimet e Enver Hoxhes ose fashistit Francisko Frankos (ehhh ekstremet perputhen).

Tani, vijme tek tema. Jehona qe kane lajmet e fundit ne Shqiperi me duket e vaket, e dobet, madje pa vlere per njerezit. Ka shume njerez qe ju ka ardhur ne maje te hundes dhe prape nuk besojne se gjerat mund te ndryshojne. Ajo qe po ndodh me duket sikur ndjek pikerisht esene e Mustafa Nanos, i cili spjegonte dikur se shqiptaret kane nje mentalitet klanor. Keshtu, ngjan sikur secili nuk do votoje edhe kete rradhe ne baze te principeve morale te se ardhmes, por mbi bazen e interesit te klanit te vet. Verioret e ardhur ne Tirane do kthejne voten nga Partia Komuniste e Veriut (PD) dhe jugoret shpesh nga Partia Komuniste e Jugut (PD). Ketu lind medyshja ime.

Vertet ai popull eshte aq i degjeneruar sa te mos kete principe morale ne ndertimin e nje shteti? Vertet shumica nuk beson ne te ardhmen, por ne interesin e shpejte? Atehere, pse duhet te ekzistoje Shqiperia si shtet kur njerezit nuk ndertojne te ardhmen, por klanin e tyre.

Thene ndryshe, si ka mundesi qe nuk revoltohen njerezit (te kujtdo bindje politike qofshin) kur nepotizmi i politikaneve ne pushtet arrin sa fakset per djalin e kryministrit te dergohen neper ministri. Dhe si nuk revoltohen kur kryeministri zhytet deri ne fyt me konflikte interesash, ku djali merret me ministrite, vajza shet tokat e shokut serb te babait, dhe kunati ēmonton armet e ministrise se mbrojtjes.

Ketu, miq, nuk behet fjale per PD apo PS. Ketu po perdoret shteti si ndermarrje klanore ku administrata politizohet dhe qeveritaret perfundojne ne konflikte interesi. Ne fakt PD-ja mund te imagjinohet fare mire si nje parti virtuoze, pa keto degjenerime morale (e imagjinuam te gjithe ne 1990-en).

Sa influencojne keto fakte ne zgjedhjet 2009-es? A kane fituar njerezit nje moral pertej partive dhe klanit. Nuk flas per fitore partiake, por per nje dimension moral. A kane vlere principet morale te ndertimit te nje shteti? A e dine katunaret e fshatrave dhe qyteteve shqiptare mbi cilat principe ndertohet nje qeveri e perbashket? Dhe nese e dine, a vazhdojne te besojne ne keto principe? Me pak fjale, njerezit keto zgjedhje a do bazohen ndopak tek morali personal apo do shkojne si dele te votojne per klanin me te afert qe i mbron interesat pa pyetur si shkelet morali shteteror?

Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket?

Si mund te kthehen militantet e autobuzave ne njerez me tru pavaresisht nga varferia apo pabukesia e tyre? Po deputetet si mund te kthehen ne individe qe ndjekin parimet e veta dhe jo te 1-shit (jo me kot jane 140). Pra, si mund te zhduken servilet dhe te gjithe te punojne per nje qellim te caktuar, i cili nuk eshte marrja e pushtetit me ēdo kusht, por ndertimi i nje shoqerie ku te gjithe respektojme njeri tjetrin dhe rregullat e perbashketa?

Shpresoj te kete stimuluar mendjen e ndokujt. Ka njeri pergjigje, fakte, ide, ese, mendime apo parashikime?


  Gjithsej 101 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.