Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=181)
-- Shqiperia ne BE?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14808)


Postuar nga sabina nr1 datė 04 Nëntor 2007 - 09:47:

Shqiperia ne BE??

Shqiptaret shpresojne, as nuk e imagjinojne sa larg jane.
mund te jepni nje mendim te thjeshte ju lutem? Mendoni se do te mundim te arrijme standardet?
Kur?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 10 Janar 2008 - 16:19:

Mendoj se do ti arrijme standartet!
Kur ...?!
Kur te jemi gati!
Ekonomikisht, politikisht... dhe me e rendesishmja kur te jemi emancipuar!
Kjo do te thote, sidomos e fundit, qe do te duhet shume kohe qe keto standarte te arrihen!
Nuk eshte e parashikueshme nje date... ose nje periudhe e sakte!

E rendesishme eshte fillimi i mbare drejt ketij procesi!
Kjo fillon (sipas meje), nga nje sensibilizim qytetar!!!
Ketu eshte thelbi, normalisht i integruar me nje administrim te denje politik!


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 10 Janar 2008 - 16:34:

RRETH VITEVE 2050... DMH QE I BIE BREZI DYTE .. KUR TI KEMI NIPRIT EMBESAT NE KET MOSH QE JEM NE TANI


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 10 Janar 2008 - 16:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vlonjati99Tave
RRETH VITEVE 2050... DMH QE I BIE BREZI DYTE .. KUR TI KEMI NIPRIT EMBESAT NE KET MOSH QE JEM NE TANI


lol pse mo kaq shpejt e???!


Postuar nga Piktor datė 10 Janar 2008 - 19:36:

Un jam ne fakt me optimist, natyrisht kur shoh se se shpejti futemi ose me mire behemi antare me te drejta te plota te superfuqise me te madhe boterore si Nato dhe natyrisht nje numer relativisht i larte i prezences se shqiptareve ne Be si qytetare te saj.

Ps: per me teper lexoni ket gallaten ktu poshte.
http://www.gazeta55.net/index.php?v...-2008&art=10957


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 10 Janar 2008 - 20:50:

ti lexon gazeten 55???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga Piktor datė 10 Janar 2008 - 21:12:

po biles edhe gazeten shqiptare:p


Postuar nga Tulipani datė 11 Janar 2008 - 11:49:

Lightbulb

Ne fakt hyrja ne Be e Shqiperise dihet qe ka disa kushte te njohura si Kriteret e Kopenhagenit :

ato politike : prezence te institucioneve qe garantojne demokraci, te drejtat e njeriut dhe te pakicave kombetare (pajisja me karta identiteti, trasparence dhe institucionalizim elektronik te organeve shteterore, heqja e denimit me vdekje etj ) 

ato ekonomike : merkato e lire, konkurrente dhe qe mund ti mbijetoje parametrave te shteteve te tjera te Be (  inflacion te pakten 3 % , deficit te kufizuar etj )

dhe pranimi i Acquis comunitario dmth qe shteti qe do te hyje duhet te pranoje ligjet, normat, bashkimin ekonomik, politik, qellimet e Be. Ne kete menyre nese 1 shtet pranohet do te thote qe ne legjislacionin e tij menjehere pas ligjit kushtetues vine ligjet dhe direktivat e Be.

Per fillimin e bisedimeve duhet te pakten qe kriteri politik te respektohet.

Ne fakt keto jane vec disa kushte formale sepse shume vende qe kane hyre ne Be nuk eshte se i kane respektuar te gjitha sidomos ato ekonomike ... kush nga vendet e lindjes mund ta beje kete ?!! Eshte e veshtire per perendimin jo me per vendet ish komuniste. Une jam e bindur se hyrja e Shqiperise ne Be nuk eshte aq larg por mos te na genjeje mendja se do te jete per meritat e tona : nese do te hyme do te jete vec per motive politike sepse ndoshta kemi aleate Usa, sepse ndoshta nese Kosova shpallet shtet e hyn ... ne nje menyre indirekte do te jemi dhe ne prapa saj etj etj hipoteza.


 


Postuar nga Imortale Jecur datė 25 Janar 2008 - 08:12:

Me date 19,01,2008 presidenti i republikes se Shqiperise z Bamir Topi, foli ne keshillin e Europes, per Shqiperine, te ardhmen e saj ne Be dhe per Kosoven. Ai ne fjalimin e tije theksoi reformat e drejtesise dhe te sitemit zgjedhor, te nisura nga politika shqiptare ditet e fundit, kujtoi bashkejetesen fetare te shqiptareve. Ndersa per Kosoven ai tha se pavaresia e saj eshte nje stad i natyrshem qe duhet te vije se shpejti, kjo gje sigurone edhe me teper stabilitet ne rajonin e trazuar ne te shkuaren dhe se shqiperia do te respektonte kufijte dhe institucionet e shteti te ri te kosoves. Ajo qe me beri pershtypje eshte se ai nuk tha as edhe gjene me te vogel per shqiptaret qe kane emigruar ne vende te ndryshme te BE-se, ai madje nuk u pergjigj edhe ne pjesen e dyte te takimit (pjesa e dyte ishte kur deputete te ndryshem te KE-se i drejtonin pyetje presidentit) kur nje deputet i KE-se e pyeti per ceshtjen e emigranteve shqiptrare. Presidenti u pergjigj per ceshtjen e reformave se se fundi politikanet shqiptare ne menyre anonime kishin nisur te votonin ne parlament dy paketa ligjore, 1 ne drejtesi dhe tjetra ne sistemin zgjedhor. deputetja e Finlandes e pyeti zotin president per trafikun e qenieve njerezore duke i thene: ndonese vendi juaj po bene perpjekie te forta per kufizimin e ketyre fenomeneve, rezultatet ende jane te dobeta. Dhe presidenti u pergjigj perseri ne menyre siperfaqesore se ne jemi e angazhuar per minimizimin sa me te madh te ketyre fenomeneve te shemtuara deri ne graden 0.
Gjithsesi mesa kuptoje une Shqiperia ka ende shume per te bere deri sa te arrije ne BE, nuk po flase dhe per shume gjera te tjera te cilat ne duhet te perpiqemi, te cilat edhe vete BE-se po i zhduken kohet e fundit.
Mendoje se edhe vete BE-ja na shikone ne larg antaresimit tone si nje pjese te sajen.
I,J


Postuar nga Imortale Jecur datė 19 Shkurt 2008 - 09:54:

Shqiperia do ta njohe pas nderkombetareve...

Ne informacionet e pafundme qe degjova keto ditet e fundit rreth pavarsise se Kosoves me beri pershtypje dicka. Ndoshta shume personave kjo gje mund ti duket e parendesishme dhe ndoshta ndoshta nje sy superkritik dhe gjithmone kritikues nga ana ime. Por duke e ditur qe nuk po e shoh me sy superkritik dhe aspak te zymete e kritikues po marre guximin te flase per kete gje.
shqetesimi im eshte rreth deklarates tone se do ta njohim pavaresine e kosoves pas Nderkombetareve. Kuptohet kjo gje behet per te vleresuar kontributin e tyre, respekt ndaj pozites se ture, etj. Por une mendoje pse politika jone qofte per nje here nuk del dinjitoze dhe e guximshme. Une mendoje qe duhet te ishim te paret qe te kishim deklaruar dhe njohur zurtarisht si shtet pavaresine e kosoves. Ne ne kete cast gezimi duhet te vepronim politikisht dhe si shtet i guximshem. Eshte e ster ditur 1000% madje qe shqiptaret kane qene me te gezuarit per pavarsine e kosoves, dhe per hire te vertetes edhe drejtuesit e strukturave politike kan qene te gezuar per kete gje, por pse te mos tregoheshim ne te sinkronizuar ne ate qe ndjejme dhe festojme? jam i bindur qe ne kete rast ne nuk duhet te ishim treguar te perulur dhe madje gati me nje imazh servilosjeje perpara nderkombetareve. Kur flitet per gjera kaq te rendesishme nuk ka me nevoje te veprosh politikisht dhe te llogarisesh figuren qe do te besh perpara nderkombetareve, apo me keq akoma te llogarisesh dhe cdo te thone disa pjestare te BE-se te cilet mund te kene vertet peshe, por jo sa superfuqite si Franca, Britania apo Gjermania. Ne duhet ti kishim kapercuer keto pengesa dhe ti ishim te paret qe ta njihnim si shtet pavaresine e Kosoves. Madje nese do ta mendojme me holle kete gje do te ishte me mire sikur ne te paraqiteshim si nje vend dinjitoz se sa i perulur perpara Nderkombetareve.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.