Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2009 - 15:18:

Po perzihen dy sfera diskutimi. Njera eshte per menyren si sillen shqiptaret (qofte edhe ne kete forum, qofte edhe emigrante). Tjetra eshte ndergjegjesimi politik. Po filloj me te dyten.

Duke jetuar jashte sigurisht mund te shikosh se idalet ndiqen me shume ne jeten e perditshme, kurse ne Shqiperi njerezit kujtojne se idealet jane dokrra pa rendesi dhe ne fund te fundit fiton ai qe krijon lidhjet e duhura (pra klanin e duhur). Kjo s'ka lidhje me stresin e njerezve (qe thote arturm). Perkundrazi, dritat dhe uji duhet ti bejne njerezit me sensibel ndaj kultures politike dhe jo me te pandergjgjshem.

Ketu po diskutojme pikerisht menyren si duhet te funksionoje shteti, dhe nese e dine njerezit apo jo. Ndoshta kush jeton atje nuk njeh principet perendimore te ndertimit te shtetit, por mund te kuptoje fare mire kete teme. Puna eshte a sforcohet njeri ti ndergjegjesoje?

Persa i perket menyres se diskutimit (pika e pare e ngaterreses), emigrantet nuk jane me te afte dhe me te kulturuar, por jane njesoj si te tjeret. Ngaterresa ne kete pike vjen ngaqe mungon kultura e te shprehurit ne pergjithesi. Shpesh nuk respektohet serioziteti i temes dhe ēdo sektor eshte nje boshllek intelektual. Ne te vertete ky boshllek shikohet edhe brenda forumit (jo vetem tek politika). Deri me sot nuk kam pare ndonje faqe apo forum shqiptar te specializuar ne nje fushe qe te kete diskutime intelektuale dhe shkencore te mriefillta. Ne teori ka "qindra studente te suksesshem", por nuk gjehen 3-4 kokrra qe te diskutojne mbi parime juridike, mjekesore apo historike ne fushen ku jane specializuar. Kjo, sidoqofte, nuk ka lidhje me temen, por me aresye te tjera qe s'duhen perzjere ketu.


Kjo teme ka te beje vetem me vetedijen e njerezve mbi votat qe japin dhe konseguencat e mentalitetit klanor ne demokraci. Ju po thoni se njerezit ne Shqiperi se dine mire ēfare eshte shteti, madje i duket normale po te korruptohen politikanet nga pak. Ndodh keshtu sepse s'kane principe apo sepse nuk besojne ne principet qe kane?

(E kam pak te veshtire te kuptoj si mund te mos besoje dikush ne principet e veta)

Megjithate, puna eshte si te spostojme qendres e rendeses politike nga klani (personal/krahinor) tek ndjekja e principeve?


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.