Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga kurt datė 18 Dhjetor 2009 - 06:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ndihesh inferior? Po pate nerva te lexosh pergjigjen bujrum

Me njerezit qe kam kontakt dhe ata qe me njohin nuk ndihem aspak inferior. Dje hengra dreke me nje italian qe me tha "ti e njeh Italine me shume se une ne analizat kulturore e sociale". Nderkohe njerezit ku jetoja me pare mezi presin te me degjojne dhe jane gati te perzene kedo nga shtepia qe te kthehem aty. Ne kete kendveshtrim nuk ndihem inferior, sepse kontakti me te huajt nuk me jep me te voglin dyshim qe kemi relata te barabarta.

Por nuk ke si te mos ndihesh inferior kur nuk gjen dot shtepi se je shqiptar. Me ka ndodhur vete kur kerkoja shtepi, qe thonin ne telefon "preferojme mos marrim te huaj", ose "ku e di une qe motra jote nuk eshte prostitute" (po kerkoja shtepi per nje shoqe). Jo me larg se para nje muaji ndodhi e njejta gje me nje te njohurin tim qe po kerkonte shtepi.

Do thuash ti, jane okazione te rralla dhe ke gjetur njerez te trashe. Jo, keta nuk jane njerez te rralle, jane njerez normale qe aq ia pret mendja. Jane njerez qe indinjaten e tyre e shprehin hapur. Dhe persa kohe te kete njerez te tille, e persa kohe te kete shqiptare te paorganizuar, qe nuk ndihmojne njeri tjetrin, qe nuk krijojne nje pamje tjeter per te huajt, shqiptari do perplaset me evente racizmi patjeter. Faj edhe i mungeses se politikave emigrative qe spjegova lart, qe nga nje ane lejojne klandestine e kriminele te livadhisin, e nga ana tjeter nuk integrojne emigrantet e kulturuar si shembull pozitive per te tjeret. Eshte per te ardhur keq qe shqiptari me i mire ne syte e italianeve eshte ndonje tip si Kledi Kadiu qe mezi lidh dy llafe. Apo ndonje jetim qe behet i famshem ne Grande Fratello. Per syte e italianeve nuk ka shqiptare me kulture, sepse efektivisht nuk i kemi dhene asnje shembull italianeve se ēfare kokash mund te nxjerrim. Ne qeveri kemi ate qe solli kaskat blu ne 1997-en. Ne art nje Ismail Kadare qe kemi, e kemi perlyer me lloj lloj te zezash. Per te hyre ne NATO i treguam gjithe sekretet nje agjenti serb. Cdo dy dite duhet te nderhyje ambasadori amerikan ti tregoje shqiptareve ēfare eshte demokracia. Me ke do krenohen shqiptaret? Me Skenderbeun e 1443-it? Me ate qe u edukua ne Turqi (se ne Arberi do kishte ngel dru me pre)? Apo me Sali Berishen kryeminister qe foli sot ne Kopenhagen?

Nese ti kujton se je i barabarte, te ftoj te shikosh vizitat e fundit te ministrave dhe presidenteve te huaj ne Shqiperi. Vezhgo si takohen rangjet e uleta me rangjet tona me te larta. Ose shiko pritjen qe iu be Bushit, kur u bllokua Shqiperia nga veriu deri ne jug, me autostrada, aeroporte, rruge, e bulevarde. Vetem kalimi i makines se Bushit anash Lanes u ndoq sikur te ishte ndonje ngjarje epokale. Kujton akoma se je i barabarte me te huajt, ti me ate pashaporten shqiptare qe do vize ne ēdo vend te botes?

lexova vetem ket shkrimin.
kam pershtypjen se kemi te bejm me popij kot si serbia greqia dhe italiant ne pergjithesi.popuj lame
ne syte e tyre do dukemi gjithmone keq.
p.sh ktu ne amerike nese do pyesesh cdo amerikan cfar mendojn per shqiptaret ne krahasim me greket apo italianet ne experjencat e tyre, jam mese i bindur qe do flasin me mire per shqiptaret.
ktu si ne shaka njerzit shprehen ne tallje: "fucking greeks" "what do you expect, he is a fucking greek!"
ndersa italianet jane aq lame si njerz, me duket komedi ne vete vetem te jesh italian


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.