Forumi Horizont
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Video shokuese kunder pirjes se duhanit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15006)


Postuar nga Lela_Dr datė 03 Dhjetor 2007 23:52:

Japoni: Video shokuese kunder pirjes se duhanit

Cod. A04122007

 

Nje eksperiment i thjeshte per te treguar efektin qe jep nje pakete cigare ne dite per 20 dite. Rezultati eshte shume i habitshem dhe serioz ne te njejten kohe.

Videoja eshte prodhuar nga japonezi Samimy dhe po qarkullon ne shume site interneti te botes. Ai ka perdorur nje aspirator, qe fal te cilit thith tymin e cigares dhe e kthen ne gjendje te lengshme. Njeher qe vihet per tu zier perberja e provezes dhe mbas avullimit te lengut, do te shikoni se kush jane mbetjet e saj...







Postuar nga lezhjani-82 datė 04 Dhjetor 2007 00:06:

No comment....


Postuar nga pulaj66 datė 02 Janar 2008 10:27:

duhani

kete video e kam pare pasi e kisha lene duhanin....pse e lashe duhanin?eshte 1 puetje e rendomte....une e lashe per dy arsye dhe nqs nuk merzitetini po jua tregoj me pak fjale;e para...sa here shkoja tek doktori ndshta dhe per dicka te rendomte....pyetja e pare qe bente ishte a e pi duhanin?po i thasha ...pergjigja teper e thjeshte e tij give it up...(lere duhanin)beja cudi dhe thasha me vete clidhje ka duhanin psh me morthin e gishtave..etj eshte 1 pyetje qe ta bejne rendom doktorat ketu ne perendim...dhe 1 dite te bukur kur me pyeti se a e pija duhanin i thashe me plot gojen joooooooooooo....dhe ai u cudit se tani kishte pune me mua (te me vizitonte...etj..etj)e dyta; kam vuajtur plot 5 vjet nga panic atack(ndjenja e frikes)mu fiksua se dicka po shkonte gabim ne trupin tim psh tek zemra....po kjo ndenje kishte te keqjat e veta he anet e mira sepse me dha motivin e duhur per ta lene cigaren pasi e kisha pire 20 vjet dhe pasi kisha shkaktuar 1 dem financiar xhepit tim per 20 vjet 38milion dhe 239 mije leke....kaq mjafton per ta lene duhanin


Postuar nga sguardo strano datė 29 Shtator 2008 18:00:

Nje Arsye Me Shume Per Ta Lene Duhanin

Pak dite me pare eshte folur per rrezikun e POLONIO-210,perberje radioaktive qe ndodhet tek cigaret
PAK POLITIKE:ne te vertet prania e kesaj substance eshte e njohur qe nga vitet '60 e studime te ndryshme shkencore mbi kete teme jane publikuar edhe ne te kaluaren.
Por tani flitet me shume sepse eshte zbuluar nje dokument "sekret"nga 'shumekombet'e duhanit,bere e njohur nga nje akt legal.Kjo do te thote qe shoqerite,per te shpetuar interesat e tyre,nuk i kane dhene kurre rendesi lajmit e kane vendosur ta mbajne kete gje ne fshehtesi.
Kjo "fshehtesi" duhet te na shqetesoj por jo te na habise:industria e duhanit kerkon qe te tuteloje perfitimet e saj,TREGUN
Por problemi duhet te perballohet qe nga "rrenjet":e verteta eshte qe ne shoqerine tone i presim me"krahet hapur"ndermarrjet qe prodhojne "vdekje".Ne Itali duhani eshte MONOPOL i shtetit e paketat e cigareve i ofrojne shtetit te ardhura fiscale mbi te cilat shteti fiton shume.
MJEKSIA:persa i perket kesaj substance(polonio-210),kerkimet mbi % e saj ne cigaret eshte akoma e pa percaktuar,e ka nga ata qe dyshojne qe mund te percaktohet me me saktesi.
Megjithate,nese numerojme te gjitha substancat helmuese qe permbahen tek duhani,i kalojne edhe 4.000 lloje te ndryshme,nga keto 40 jane kancerose.Jane substanza shume irrituese e shuume te demshme per aparatin e frymemarrjes siē mund te permendim acidin cianitrik,arkoleina,formaldeide,amoniaku,monoksidi
i karbonite ,acidi prusik,benxolo(qe mund te shkaktoje leucemi),katram(qe perbehet nga qindra substanca me efekte kancerozeper aparatin e frymemarrjes,gojen ,fytin,kordat zanore).Per te mos folur pastaj edhe per NIKOTINEN qe jep dipendencen.
gjithmone shkenca e ka "denoncuar"duhanin per faktin se shkakton kancer,por kjo nuk e ka ndalur njeriun qe te mos pi me.
duhet BINDUR duhanpiresi qe nevoja per te pire duahn eshte nje nevoje"fallso" e qe secili mund te gjej brenda vetes forcen per tu liruar nga kjo dipendence fiike e psikologjike.
Fushata ndaj duhanit eshte ne rradhe te pare nje akt kulturor sesa mjeksoro-shkencor.
Eshte nje forme tutele te te drejtave te femijeve per te evituar qe te "helmohen"nga prinderit(sepse do marrin shembull edhe nga prinderit qe pijne duhan)e nje kontribut ne lidhje me edukimin e tyre.
NO SMOKING BE HAPPY.

SHPRESOJ QE TE JETE NJE PROPAGANDE E VLEFSHME E TA KENI PELQYER SADOPAK


Postuar nga hyperborea datė 19 Nëntor 2008 17:17:

Tungjatjeta

Pas intrigimit per te pare videon shokuese te pirjes se duhanit, pas thenies intriguese te Oscar Wilde te vendosur nga Lela Durres dhe per shkak te natyres sime ngaterrestare per tu vendosur gjithmone ne situata debatuese vendosa te postoj mesazhin tim ne forum.
Gjithkush ka te drejte te pije duhan ashtu sic gjithkush ka te drejte te beje fushate sensibilizuese kunder pirjes se duhanit por shpejt e shpejt une po them me poshte mendimin tim personal per te gjitha ato qe perceptoj dhe menyren se si i shoh une gjerat.
Videoja shokuese nuk me duket dhe aq shokuese sepse vertet qe aty duket nje mase e madhe katrani por eshte nje mase qe nuk mblidhet kurre ne mushkerite e njerezve. Vertet duhani shkaterron shendetin por kjo gje nuk eshte aq e keqe sa duket. Psh mushkerite tona nuk akumulojne kurre aq kartan sa u akumulua ne eksperimens sepse tashme e dime qe ne cdo 80 dite trupi yne nxjerr jashte te gjitha proteinat dhe i ben te reja. KJo ndodh edhe me shumicen e lendeve toksike qe hyjne ne organizmin tone. Pjesa me e madhe e tyre shkarkohet menjehere pasi hyn ne organizmin tone dhe nuk arrin te akumulohet ashtu sic u akumulua katrani ne eksperimet. Mendoj se buja qe behet kunder pirjes se duhanit eshte pak e egzagjeruar. Babai im e ka pire gjithe jeten duhanin dhe nuk e gjeti asgje e keqe. Po keshtu si ai ka shume njerez qe pijne duhan gjithe jeten dhe vdekja nuk u vjen nga duhani. Vetem raste te rall ak qe vdesin nga duhani. Po keshtu dhe epr shendetin. Vertet q


Postuar nga hyperborea datė 19 Nëntor 2008 17:27:

vertet qe ka njerez qe e pijne gjithe jeten duhanin dhe kjo u shkakton probleme shendetesore por kjo eshte zgjedhja e tyre. Ata nuk do te vdesin nga kjo zgjedhje. Ka shume nejrez te tjere qe vuajne nga semundje shume me te renda se sa ato qe shkakton duhani. Une vete kam tentuar kaq here qe ne shkolle te mesme te pi duhan por serish e kam lene dhe kjo nuk me ka bere te varur nga duhani. Me shume njerez sot ne bote vdesin nga urija luftrat dhe shkaqe te tjera forceruese se sa nga vullneti i lire kur vendosin te pijne duhanin. ne fund te fundit "posso resistere a totto tra ne che i tentazioni" NJeriu keshtu eshte jo perfekt dhe ate qe cilesohet mekat ate shkon dhe kerkon me cdo menyre ta provoje. Keshtu qe cdo tentim per te ndaluar pirjen e duhanit vetem sa do ti nxise nejrezit ta pijne me shume sepse natyra njerezore eshte si natyra e nje femije te vogel. Sa me shume ti thuash mos e bej nje gje aq me shume intrigohesh dhe e ben.


Postuar nga NS-6 datė 19 Nëntor 2008 22:02:

se di pse por eshte fraze tipike ajo e tipit "filani ka pire por se ka gjet gjo" por nuk do ndalem shume tek kjo fraze por tek ajo e duhanit.
kini parasysh qe eksperimenti tregon se sa eshte sasia totale e katranit qe mund te mblidhet me 400 cigare dhe nuk do te thote qe patjeter ajo sasi duhet te ndodhet brenda mushkerive (gje qe nuk do shume mend me e kuptu sepse i bie qe per 2 vjet i ke mushkerite plot). mjaftojne sasi te vogla per te filluar nje proces qe me kalimin e kohes con nje gjendje kronike me pasoja shume te medha per organizmin. vjen nje moment qe nuk mjaftoheni me duke thene "po filani piu e se gjeti gjo". vjen nje moment qe nuk arrini te mbusheni me me fryme sepse mushkerite nuk clirohen kurre nga ajri qe ka ngelur brenda,muskujt e qafes qe ju trashen ne tentativat e vazhdueshme per te marre fryme,me kalimin e kohes zemra fillon te ndjeje pengesen qe i eshte shkaktuar nga mushkerite, ajri nuk shkembehet me sic duhet ne zonat fundore te mushkerive. e sikur te mos mjaftonin keto, here pas here do keni infeksione te mushkerive dhe per me teper kancere te mushkerive si per tu dhene doren e fundit. do donit te vdisnit por problemi eshte qe do keni te beni me nje agoni te vazhdueshme! jua siguroj qe keto gjera ndodhin dhe jane ndryshe nga ata te tjeret qe vuajne nga nje semundje qe nuk jane ata qe jane pergjegjes nderkohe qe ketu duhanxhiu eshte pergjegjes per situaten qe i shkaktohet.
keto qe jua them me siper nuk jane trillime por konkluzionet nga ata qe shoh e degjoj perdite nga njerezit qe shtrohen!
por mos harroni qe ne fund te fundit eshte jeta juaj...nese keni ndermend me e cuar ne kete rruge qe te con duhani,bujrum...nese nuk pini ju duhan,une e te tjere ngelemi pa pune dhe kete gje normalisht qe sdo ja uroja vetes pik se pari


Postuar nga hyperborea datė 21 Nëntor 2008 20:07:

Pershendetje NS 6.

Ti je i vetmi qe i tekjakon parashikimet e mia. Te tjeret as qe arrijne te formulojne te pakten nje kunderpegjigje. NDersda ti si gjithmone je i vetmi qe kunderpergjigjesh dhe duhet te them qe kunderperjgigjesh fuqishem. Hehehe.

Atehere te shohim pak. Ne kundepergjigje te kunderpergjgjes tende une po them qe nuk kaq asnje ndryshim midis nje njeriu normal qe semuret rendom nga normaliteti dhe njenjeriu qe pretendohet se semundjen ja ka shpifur pirja e duhanit. Nje njeri normal dhe nje njeri qe pi duhanin nuk ndryshojne shume nga njeri tjetri. Semundjet qe ju shfaqen si njerit dhe tjetrit jane rastesore dhe qe te dy nuk jane me shume apo me pak te favorizuar ndaj semundjeve. Probabiliteti qe te dy te semuren eshte i njejte dhe kjo do te thote qe fakti i pirjes se duahnit nuk eshte ndonje fakt i rendesishem. Pra si te pish duahnn si te mos e pish eshte e njejta gje. Vetem se promocioni kunder pirjes se duhanit mbetet gjithmone i egzagjeruar. Hehehe.

Hehehe. NS 6 me fal qe kete here te dal kunder.

Me respekt hyperborea


Postuar nga NS-6 datė 21 Nëntor 2008 23:15:

Re: Pershendetje NS 6.

Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea

Atehere te shohim pak. Ne kundepergjigje te kunderpergjgjes tende une po them qe nuk kaq asnje ndryshim midis nje njeriu normal qe semuret rendom nga normaliteti dhe njenjeriu qe pretendohet se semundjen ja ka shpifur pirja e duhanit. Nje njeri normal dhe nje njeri qe pi duhanin nuk ndryshojne shume nga njeri tjetri. Semundjet qe ju shfaqen si njerit dhe tjetrit jane rastesore dhe qe te dy nuk jane me shume apo me pak te favorizuar ndaj semundjeve. Probabiliteti qe te dy te semuren eshte i njejte dhe kjo do te thote qe fakti i pirjes se duahnit nuk eshte ndonje fakt i rendesishem. Pra si te pish duahnn si te mos e pish eshte e njejta gje. Vetem se promocioni kunder pirjes se duhanit mbetet gjithmone i egzagjeruar. Hehehe.



me vjen keq te te them qe ne kete pike je komplet gabim dhe kete gje e mbeshtes me mijera e mijera te dhena te provuara nga studimet (mos me lodh ti vendos nje pjese ketu) qe jane bere dhe qe kane treguar qe duhani eshte pergjegjes per nje numer shume te madh kanceresh (dhe jo vetem te kancereve te mushkerive por edhe te laringut,te stomakut,te zorreve etj) dhe po ashtu pergjegjes per semundje te sistemit kardiovaskular! per te mos thene per bronkitin kronik ku eshte provuar qe e vetmja terapia ne gjendje te ndryshoje rrjedhjen e kesaj semundjeje (qe eshte bronkit kronik - hipoksi me hiperkapni - paaftesi te mushkerive dhe vdekje) eshte ndalimi i duhanit.


Postuar nga sguardo strano datė 22 Nëntor 2008 08:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea

nuk kaq asnje ndryshim midis nje njeriu normal qe semuret rendom nga normaliteti dhe njenjeriu qe pretendohet se semundjen ja ka shpifur pirja e duhanit. Nje njeri normal dhe nje njeri qe pi duhanin nuk ndryshojne shume nga njeri tjetri. Semundjet qe ju shfaqen si njerit dhe tjetrit jane rastesore dhe qe te dy nuk jane me shume apo me pak te favorizuar ndaj semundjeve. Probabiliteti qe te dy te semuren eshte i njejte dhe kjo do te thote qe fakti i pirjes se duahnit nuk eshte ndonje fakt i rendesishem. Pra si te pish duahnn si te mos e pish eshte e njejta gje. Vetem se promocioni kunder pirjes se duhanit mbetet gjithmone i egzagjeruar. Hehehe.



pershendetje Hyperborea!
po te flas si nje person qe ka pire duhan per 3 vjet e qe tani nuk pin me sepse ka gjetur forcen qe ta lene...e te betohem qe keshtu si ty mendoja edhe une ,por tani pendohem :-(
Pa llogaritur te gjitha demet qe shkakton tek organizmi yne(si dhe ata qe ka permendur NS-6 e qe jam plotesisht dakord)si pershembull:
-deme ne aparatin e frymemarrjes
-sistemin qarkullues
-rritja e rrezikut per tumore
-deme ne aparatin riprodhues(ku mund te permendim e dhe impotence e nje mori rreziqesh per tumore ne aparatin riprodhues femeror)
-renie te flokeve
efekte anesore tek lekura(plakje te shpejte )
-deme tek aparati tretes,stomak ,zorre e shume e shume te tjera dhe prandaj probabiliteti qe dy persona (nje qe pin duhan e nje qe nuk pin)qe te semuren eshte i njejte ,kjo nuk eshte ABSOLUTISHT e vertet.
Eshte edhe e veret qe mund te themi qe shendeti eshte i yni e vendosim ne per te -shume gabim sepse qeshtja nuk eshte te kurojme por te parandalojme ,e te parandalojme edhe rrezikun qe u shkaktojm epersonave qe na rrine prane gjate kohes qe pijme duhan.
Te mirat per ata qe vendosin te lene duhanin verehen edhe pas nje jave,por behen me te dukshme pas nje viti
arsyeja e pare per te len e duhanin eshte eshte-PER NJE JETE ME TE GJATE-
e duhet te dish se nje duhanpires humbet,mesatarisht,nje numer vitesh jete te barabarte me gjysmen numrit te cigareve te pira ne nje dite

Te ndalosh pirjne e duhanit eshte e veshtire ,nje nder gjerat me te veshtira ,por jo e pamundur,dhe eshte nje zgjedhje shume inteligjente


Postuar nga sguardo strano datė 22 Nëntor 2008 08:17:

JA SI KATANDISEMI PAS PIRJES SE DUHANIT....


Postuar nga sguardo strano datė 22 Nëntor 2008 08:18:

.


Postuar nga hyperborea datė 27 Nëntor 2008 19:19:

Tungjatjeta cuna

Si ngaterrestar qe jam nuk rri dot pa sjelle ngaterresa dhe kete e bej me te vetmin qellim qe ta bej jeten sa me te larmishme dhe ata qe kane sy dhe veshe te shikojne te gjithe anet e realitetit e pastaj te vendosin se cila eshte rruga me e drejte dhe vendimi me i mire per tu marre. Ne fakt jam me te gjithe boten njekohesisht dhe kunder gjithe botes.

Shpejt e shpejt verejtjet e rradhes.

Kanceri - Nuk vertetohet shkencerisht nese pirja e duhanit shkakton kancer apo jo. Me metoda matematikore mundohet te vertetohet qe ka nje perqasje dhe nje korelacion te larte qe pirja e duhanit dhe kanceri kane njefare lidhjeje por nuk eshte provuar ne menyre te drejtperdrejte qe duhani shkakton kancer.

Deme ne aparatin e frymemarjes- Te jetosh ne nje metropol kjo po qe te shkakton probleme ne aparatine frymemarrjes. Te thithesh te gjithe ato gazra helmues qe clirohen nga lloj lloj aparatesh e makinerish ne nje metropol sigurisht qe te shkakton deme ne aparatine frymemarrjes, deme ndoshta edhe me te medha se sa shkakton duani.

Duhani shkurton jeten- Ku e dime ne kete? Kush e di sa vjet duhet te jetoje nje njeri e pastaj llogarisim sa vjet i ka shkurtuar duhani dhe kur ai vdes themi qe ai do kishte jetuar edhe shtate vjet te tjera por keto ja shukrtoi duhani? Hajdeni tan djema behuni te ndergjegjshem. Doni te jetojme ne nje bote me te mire? PO atehere duhet te rregullojme shume gjera jo vetem duhanin. Ka shume gjera ne jeten tone per te cilat duhet nje revolucion me themel per ta bere token nje vend me te mire per te jetuar.

Mos i merrni per keq verejtjet e mia. Konsideroni vetem faktin qe jam ngaterrestar.

Naten tani

Hyperborea


Postuar nga NS-6 datė 28 Nëntor 2008 00:20:

shpejt e shpejt komentet e rradhes...

kur studjohen mekanizmat se si formohet nje kancer shihet me kujdes se cilet jane mund te jete induktore te procesit dhe keto marrin emrin faktore te rrezikut! studimet molekulare qe jane kryer ne kancere kane treguar qe duhani eshte ne gjendje te modifikoje onkogjenet dhe si pasoje te shkaktoje kancer.

per sa i perket komentit te dyte pergjigja eshte e thjeshte fare: ketu po flasim per duhanin
me pak fjale behen studimet dhe vleresohen grupe per te pare nese ka apo jo efekt nje faktor i jashtem! keshtu qe kur shihet qe personat qe rrijne afer duhanxhinjve kane nje probabilitet me te larte per te pasur semundje te rrugeve te frymemarrjeve atehere konkluzioni qe nxjerr eshte qe duhani eshte shkaktari. normalisht qe per te thene qe eshte shkaktar duhani, nuk eshte qe behet vetem 1 studim por behen me dhjetra dhe shihen rezultatet. keto studime pastaj mblidhen dhe analizohen serish dhe dalin shkrime te tipit review ose meta-analiza qe nxjerrin konkluzione te bazuara ne grupe studimet dhe cdo studim kritikohet nese eshte bere mire apo jo! dmth per te arritur me thene qe eshte duhani shkaktar i nje gjendje kalohet ne nje rruge qe eshte mjaft e gjate.
per sa i perket pyetjes se trete mbaj ne mendje faktin qe mjeksia nuk eshte shkence ekzakte...do te shtoja qe nuk eshte shkence fare por bazohet mbi fakte shkencore! nisur nga kjo dhe duke konsideruar edhe faktin qe detajet molekulare te te gjitha proceseve nuk i dime akoma me saktesi,eshte e arsyeshme te ecim ne shume raste me probabilitet. te gjithe ilacet qe perdorim jane vene ne perdorim pasi kane treguar ne studime miresi ne nivel statistikor por kurre nuk mund te dish me siguri se cfare efekti mund te kete tek ty si individ por mund te themi qe me shume probabilitet mund te te beje mire)
duhani shkurton jetegjatesine. nga e kuptojme kete gje...rikthehemi serish ne studime. studimet me grupe te ndryshme ku disa pijne dhe disa jo,kane vene re qe ka ndryshim per sa i perket vdekshmerise ne nje distance le te themi 5 vjecare (kete merre si end-point le te themi) atehere ti kupton qe ata qe pijne duhan kane mundesi me teper me vdek brenda 5 vjetesh si pasoje e nje komplikance nga duhani se sa ata qe nuk pijne. serish kemi shume studime (te kujtoj qe i vetmi trajtim qe ka treguar efekte ne evolucionin e bronkitit kronik eshte lenia e duhanit dhe kjo sepse eshte pare me fakte dhe studime) dhe keto studime kane treguar qe personi qe pi duhan,ka me shume mundesi qe ne distance kohe te vdese nga komplikancat krahasuar me ate qe nuk pi!

sa do qe te mundohemi ne,nuk do jemi kurre ne gjendje te rregullojme ate qe eshte prishur...me habisin lajmet ku kerkohen planete per te jetuar kur ne jemi ne nje planet qe eshte me jete...duket sikur kemi bere cantat gati dhe as qe bohen tentativa per te rregullu gjendjen!


Postuar nga hyperborea datė 01 Dhjetor 2008 16:47:

HI NS 6

I like to mess with you. Hehehe.

Sa me pelqejne keto lloj ngaterresash qe kerkojne komplikime situatash ne te cilat duhet nje arsyetim dhe parqaqitje faktesh shume i qarte. Duhet te them qe nje lloj i ketille diskutimi me ka pelqyer gjithmone.

OK. Le te shohim dhe te analizojme faktet e rradhes. NS 6 ajo qe po perpiqem te them une eshte kjo : mundesia qe duhani te te shkaktoje kancer dhe mundesia qe mund te vdesesh neser ne nje aksident me makine eshte 50 % me 50 %. Prandaj nuk me pelejne keto lloj studimesh. Ato japin me probabilitet mundesine dhe asnjehere nuk e vertetojne ate. C mund te themi per nje infeksion te thjeshte qe marrim nese presim pa dashje gishtin. C mund te themi per nje grip te thjeshte apo edhe per nje skuqe te lehte anginash? Shkaqet q


Postuar nga hyperborea datė 01 Dhjetor 2008 17:11:

shkaqet qe i shkaktojne dihen dhe nuk bazohen ne studime korelacionesh. Keshtu nese presim gishtin me thike e dime qe organizmi reagon ne nje menyre te tille duke prodhuar shume rruaza te bardha qe grumbullohen rreth plages dhe mundohen te mbrojne aty organizmin nga te gjitha sulmet e jashtme. Po keshtu rruazat e kuqe fillojne te veprojme me shpejtesi per koagulimin e gjakut ne menyre qe plaga te mbyllet. E njejta gje ndodh edhe me gripin dhe anginat. Sulmet e jashtme kerkojne te shkaterrojne sistemin e brendshem te njeriut dhe ketu nuk ka vend per korrelacione apo dhe studime. Keto jane zbuluar tashme dhe dihen me siguri. Studimet qe kerkojne te lidhin pirjen e duhanit me kancerin personalisht i gjej te pavend.

Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.

Sa per planetin qe une, ti dhe te gjithe banoret e tjere te botes pa perjashtim po e demtojme cdo dite, kjo miku im nuk eshte ne doren tone. Edhe une si ti do te doja te mos beja gati valixhet. Ne vend te tyre do te doja te beja gati armet e te luftoja per shpetimin e planetit. por ja qe armet e mija nuk jane aq te fuqishme sa ti detyrojne te tjeret qe te heqin dore se demtuari planetin. Duhet te jesh nje supernjeri apo ZOT qe ta besh kete. Meqe nuk jemi nuk mundemi vella ta shpetojme planetin keshtu qe duhet te bejme gati valixhet (ti bejme gati per ndonje planet tjeter apo per ne boten tjeter kjo nuk i dihet hehehe).

Ne fund te gjithe kudnervendies time po te pohoj me plot gojen qe pranoj me kenaqesi nje fakt qe e permedne ne mesazhin tend. Pranoj faktin qe eshte vertetuar qe duhani eshte ne gjendje te modifikoje onkogjenet dhe kjo eshte e rendesishme. Personalisht nuk e pi duhanin. Personalisht shpesh nuk i lejoj te tjeret te pine duhan ne prezencen time se nuk e duroj dot eren dhe e di cfare reziku mbart por ne fund te fundit ne kete bote te shakterruar nga te kater anet, ne kete bote te ndotur deri ne palce, ne kete bote ku nejrezit me papergjegjshmerine e tyre kane kryer veprime si derdhja e acideve dhe lendeve kimike heluese ne lumenj e liqene, shkarkimi i monooksidit dhe dioksidit te karbonit ne natyre e kane ndotur aq shume boten sa ne fund te fundit cdo njeri i papergjegjshem i botes si une, ti dhe gjithe banoret e planetit kane te drejten e tyre te pamohhueshme te papergjegjshmerise per pirjen e duhanit. Une dhe ti nuk do te mundeshim kurre te benin te pergjegjshem te gjithe te papergjegjshmit qe me veprimet e tyre te papergjegjshme (njeri prej te cileve qe ne fakt eshte me i thjeshti e qe eshte pirja e duhanit) te shkaterrojne pa meshire token. Ka nje cope here te mire qe po kerkoj arsyuen mbi toke dhe nuk po e gjej. KJo eshte pse une hyj ne kete forum apo ne forume te tjera dhe te krijoj debate e ngaterresa per te pare se deri ku arrin arsyeja nejrezore e njerezve te paarsyeshem.


Postuar nga NS-6 datė 02 Dhjetor 2008 22:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea


Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.



ndoshta po i largohemi temes por le te themi qe po ja lejojme vetes keto gjona :p
do doja te isha dakort me ty ne kete pike por jemi akoma shume larg atyre qe thua ti. per semundjet vertet dime shume gjera por nuk jane te mjaftueshme. nese do ishin te mjaftueshme atehere edhe terapite do ishin teper ekzakte...me pak fjale do kishim nje mjeksi qe do trajtonte cdo person si rast ne vete. sot dime fare mire qe kemi te bejme me nje mjeksi te bazuar ne fakte kryesisht statistikore ku mjeku jep nje ilac i cili ka dhene me teper rezultate (por jo ne te gjitha rastet) per te ndryshuar nje terapi. me kujtohet thenia e nje profesori i cili thonte qe ne 80% te rasteve ecuria e semundjes nuk do varet nga ilaci qe jepni ju! e konsideroja teper pesimiste kete thenie por tek sheh menyren se si jane semundjet kupton qe shumica jane kronike dhe kupton qe ka te drejte.
mjeksia nuk eshte shkence ekzakte,eshte shkence (ok,le te themi keshtu edhe pse me para thashe qe nuk eshte shkence) probabilistike! sinqerisht do ti frikesohesha me shume nje mjeku qe do thonte "merr kete dhe sherohesh" sesa atij qe thote "merr kete ilac dhe shohim se si ecen puna", kjo per faktin se kurre nuk ke siguri ne ate terapi qe ben. nese do njihnim ne saktesi mekanizmat atehere do ishim ne gjendje te formulonim ilace e terapi qe marrin parasysh te gjitha faktoret ne nje semundje.
ti permend gjenetiken e cila hap mundesi te medha por si mund te ndertosh nje ilac kur nuk dihet akoma se si funksionon ajo ADN. ndoshta ke degjuar per projektin gjenoma qe eshte kompletuar por besoj shume me pak ke degjuar per projektet epigjenoma ose per projektin proteoma qe jane ne ecuri e siper
gjerat behen edhe me te komplikuara kur mendojme qe ADN nuk kemi vetem ne berthame por edhe ne mitokondri. e per ta ngaterru edhe me teper, shtohet ajo qe me para ka pase qene quajtur ADN hedhurine por qe tani del qe nuk eshte me dhe gjenetistet jane gjetur para nje grumbull "plehrash" qe vlejne dicka!
nuk duhet te shohim vetem trupin e njeriut por edhe ate te organizmave qe e sulmojne,viruse,bakterie,parazite etj etj...nese do dinim fare mire keto mekanizma molekulare te ketyre organizmave do ishim ne gjendje ti benim balle problematikave te tipit "rezistence kundrejt antibiotikeve" ose semundjeve te HIV (e mos mendo qe terapite e sotme antivirale kunder HIV jane ne gjendje te zhdukin virusin)

prandaj,ne rastin e postimit tend do isha me i kujdesshem nese do shprehesha ne menyren "po,dime me shume se sa 100 vjet me para dhe me shume mundesi do dime me shume pas 100 vjetesh...e ndoshta ndoshta do ti afrohemi me shume objektivit te mjeksise: nje mjeksi e ndryshme per cdo individ"


Postuar nga hyperborea datė 04 Dhjetor 2008 17:50:

NS 6 hej mik te gjitha ato qe thua nje njefare menyre shkarazi vertetojne nje thenien time qe e kam postuar ne nje teme tjeter. Po jetojme nje kohe kur kemi vene njeren kembe ne poltornen ku rri zoti. Edhe pak dhe do te shohim formen e tij te plote (nje enderr sa e madherishme aq edhe e frikshme). Tashme kemi nderhyre ne krijim. Tashme ne e dime se si te krijojme nje njeri. Dhe ndoshta nje grup shkencetaresh mund ta krijojne me veshtiresi te medha nje njeri nga asgjeja ( sa e frikshme aq edhe gjeniale). Po nejse. Tashme dolem fare nga tema. Dhe meqe askush nuk ka me se cfare te thote mbi videon shokuese te pirjes se duhanit mendoj se kjo teme u ezaurua plotesisht. Qellimi i saj i sensibilizimit kunder pirjes se duhanit mendoj se u arrit pak (per te mos thene aspak)


Postuar nga NS-6 datė 04 Dhjetor 2008 22:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea
Tashme kemi nderhyre ne krijim. Tashme ne e dime se si te krijojme nje njeri. Dhe ndoshta nje grup shkencetaresh mund ta krijojne me veshtiresi te medha nje njeri nga asgjeja ( sa e frikshme aq edhe gjeniale). Po nejse. Tashme dolem fare nga tema. Dhe meqe askush nuk ka me se cfare te thote mbi videon shokuese te pirjes se duhanit mendoj se kjo teme u ezaurua plotesisht. Qellimi i saj i sensibilizimit kunder pirjes se duhanit mendoj se u arrit pak (per te mos thene aspak)


nuk ke nderhyre ne krijim...ke ndjekur thjesht rregullat qe jane vendosur me para! per me teper,nuk eshte krijim sepse te thuash krijim do te thote qe nisesh nga asgjeja kur ne kete rast nisemi nga 2 gamete qe gjithsesi ne nje moment te dyte duhet te vendosen ne miter...
te kuptosh 2-3 rregulla me shume sdo te thote qe arrite te kuptosh gjithcka (kur u zbulua qe drita qe kalonte nepermjet nje prizmi ishte e perbere na shume ngjyra,thane qe ne kete menyre prishem ate mrekulline qe e rrethonte por ishte vetem fillimi )
ajo qe me pelqen tek mjeksia eshte qe nuk ndalesh kurre se habituri...keshtu qe ne cdo moment do mesosh dicka te re dhe ne cdo moment do ndjesh kenaqesi!
sa per duhanin dhe mesazhin e filmimit,mendoj qe pak intereson dhe e di qe nuk ka bere shume efekt! por te them une qe do vije nje moment qe te gjithe ata qe pijne duhan do e ndalin...shpresoj te jem ne ato momente e te qesh nenbuze tek i shoh qe vuajne deri ne fryme te fundit


Postuar nga hyperborea datė 14 Dhjetor 2008 12:38:

HI NS 6

Ti ke te drejte ne te gjitha ato qe thua.

Por shkurtimishtpo te paraqes kendveshtrimin ne te cilin une i shikoj gjerat. Nga ato qe kam pare, degjuar e lexuar mendoj se nje grup njerezish (dmth nje grup shkencetaresh te zote) munden qe me nateriale te ndryshme kimike mund te ndertojne molekulat organike (dmth aminoacidet). Pastaj aminoacidet ti lidhin ne zinxhire ADN-je e te ndertojne keshtu kromozomet e pastaj te krijojne mundesine qe pa perdorur mitren vetem me ane aparaturave moderne elektronike te krijojne nje njeri. Besoj se ekuptove se cila eshte ideja ime. Ajo qe doja te thoja ishte se kjo egiston si mundesi. POr gjithsesi ato qe thua ti jane shume te drejta dhe te verteta.
Meqe u larguam shume nga tema per pirjen e duhanit une mendoj se cdo njeri qe e pi ne fund te jetes pendohet dhe kjo do te ndodhe deri ne fund te jetes. Por ne fund te fundit para se te bejme nje fushate kunder pirjes se duhanit duke paraqitur dhe demet qe ai shkakton me mire ti biem problemit ne koke dhe te kerkojme ndalimin e mbjelljes se bimes se duhanit dhe ndalimin e prodhimit te cigareve. DO te ishte me e ndershme apo jo?

Hyperborea


Postuar nga NS-6 datė 14 Dhjetor 2008 16:28:

te ndalesh ne rrenje kete problem nuk eshte e mundur sepse futen ne loje shume e shume interese nga institucione te ndryshme,gje qe e ben te pamundur kete alternative (ashtu si edhe shume e shume te tjera)

ceshtja e formimit te kromozomeve normalisht eshte disi me e komplikuar se sa shfaqet sepse nuk eshte puna te ndertosh nje strukture te thjeshte por nje strukture qe duhet te jete funksionale dhe ne te njejten kohe te marre parasysh edhe faktin e nderveprimit me te tjerat (duhet me bere 23 cifte kromozomesh)...do na duhej te vendosnim 3 miliard nukleotide (vetem ne 23 kromozome sepse per 46 jane 6 miliard) ne nje sekuence te sakte duke menduar qe edhe nje nukleotid ne distance mjaft te larget mund te ndikoje ne funksionimin e nje gjeni dhe nese kjo nuk behet,mund te shfaqen semundje mjaft te renda...jo vetem kaq,duhet te kontrollosh se kur njeri gjen duhet te ndizet dhe kur duhet te fiket (sipas fazes qe eshte individi po ashtu) dhe te gjitha duhet te kryhen ne harmoni...e jo vetem kaq! keto gjene duhet te fiken ne nje moment te caktuar dhe duhet te qendrojne te fikur per pjesen tjeter te jetes perndryshe do te shkaktojne kancere, nderkohe qe disa gjene te tjere duhet te qendrojne te ndezur dhe te fuksionojne sakte sepse nje problem i tyre mund te shkaktoje kancere...etj etj! jane shume e shume gjera te tjera qe deri diku i kam treguar ne temat e tjera ne kete zone te mjeksise qe tregojne se kompleksiteti eshte mjaft i larte per te thene qe i marrim dhe i vendosim ne sekuence...
kuptohet qe kur te gjitha keto merren bashke,puna per te bere nje gje te tille nga disa elemente te thjeshte behet gje shume e komplikuar!


Postuar nga Iyua datė 04 Gusht 2009 00:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha sguardo strano
JA SI KATANDISEMI PAS PIRJES SE DUHANIT....



Edhe pse katandisen/mi vazhdohet te pihet. Sa keq, shume gjera dime dhe shume pak i veme ne zbatim.


Postuar nga AngelDevil datė 02 Nëntor 2009 20:27:

dhe pse e pashe ket video vazhdoj ta pij dhe pse e vetedijshme se ca eshte pfff


Postuar nga NS-6 datė 02 Nëntor 2009 21:02:

ne fakt po mos te pinin duhon robt imagjino sa mjeke do humbnin punen...kshu qe pini burra e gra...ca i ka gjet gjysherit tane qe kane pi gjith jeten? asigjo mer! ene po ju doli kancer, mund te gjeni nei shembull tek gjysherit dhe te justifikoheni


Postuar nga AngelDevil datė 02 Nëntor 2009 21:07:

Nuk kishe ndonje fjale me ngushelluse ti doktor :p


Postuar nga NS-6 datė 02 Nëntor 2009 21:15:

u mundova me qene sa me delikat qe te jete e mundur nuk para i keshilloj robt te lene duhonin (hiq nenji rob tek tuk qe me detyrojne ne menyre indirekte )...e di qe do vije momenti qe do mallkojne veten qe e pine...une verdalle jam


Postuar nga AngelDevil datė 13 Nëntor 2009 14:39:

ket videon e kam vene ne favorite ne utube dhe e shof sa here me merr malli me pi cigare;

te shofim sa do zgjase kesaj rradhe


Postuar nga kurt datė 13 Nëntor 2009 14:57:

nuk ja kam haberrin mjeksie, dhe nuk hidhi poshte qe duahni eshte i demshem per shendetin...

por kush i pin gjitha ato cigare rresht?? kur pijm 5-6 resht e ndjejm efektin e duhanit..

e dyta, duhani qe shitet sot neper bote ka kimikale qe sdhjedhin kancer them une, se baballaret tane qe kane pire duhan puro qe e kane dredhur, nuk kane patur ndo je problem kanceri kurre.
axha im vdiq 80 vjec dhe jo nga kanceri, qe e ka pire duhanin qe kur ishte femije, dhe ka punuar gjithe jetes...

e treta, nje shok kishte vizituar ate muzeumin me trupa te vdekur qe eshte bere i famshem tani ne gjithe bote. ku tregojn brendesine e nje trupi te vdekur njerzish, nuk kishte puthuajse asnje dallim mes atyre qe kishin pire duhanin prej atyre qe jo, thoshte ai.


Postuar nga Deb* datė 13 Nëntor 2009 14:59:

Une per vete jam rehat, nuk e pi. Mushkerite e mia jane bore te bardha.


Postuar nga AngelDevil datė 13 Nëntor 2009 15:00:

shif si eshte 1 mushkeri e shendetshme dhe 1 mushkeri e 1 duhanpiresi

[IMG][/IMG]


Postuar nga AngelDevil datė 13 Nëntor 2009 15:12:

e tmerrshme e kjo


Postuar nga AngelDevil datė 23 Maj 2010 20:26:

prap ju riktheva kesaj temes une ... kesaj rradhe me e vendosur se kurre


Postuar nga NS-6 datė 23 Maj 2010 22:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti

e dyta, duhani qe shitet sot neper bote ka kimikale qe sdhjedhin kancer them une, se baballaret tane qe kane pire duhan puro qe e kane dredhur, nuk kane patur ndo je problem kanceri kurre.
axha im vdiq 80 vjec dhe jo nga kanceri, qe e ka pire duhanin qe kur ishte femije, dhe ka punuar gjithe jetes...




sa fiksim e kam kete arsyetim (mes shqipetareve eshte #1 ne klasifikimin Top 10 te atyre qe justifikojne paaftesine me lene duhanit) me kujtohet qe ma kane thene edhe persona te tjere...pjese pjese sepse nuk mbusheshin dot me fryme...nje pjese si kam pare me ne ambulator

pjesa tjeter e klasifikimit:
#2 = se coj teposhte duhonin una!
#3 = e pi me filter kshu qe nuk bo dom!
#4 = pi llalle ose kos cdo dite dhe shplan mushkerite!
#5 = rri e cun ti se sdi gjo!u bone ti me me dhon men mu!
#6 = ja se do e le kur te plakem ene pak!
#7 = e pi vetem sa me thon se nuk osh qe konsumoj sasi te medha!
#8 = kur ulesh ne tavoline i cinare do e morsh mooo!
#9 = e pi vetem kur pi kafe!
#10 = burrat pin duhon!


Postuar nga kurt datė 23 Maj 2010 23:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6


sa fiksim e kam kete arsyetim (mes shqipetareve eshte #1 ne klasifikimin Top 10 te atyre qe justifikojne paaftesine me lene duhanit) me kujtohet qe ma kane thene edhe persona te tjere...pjese pjese sepse nuk mbusheshin dot me fryme...nje pjese si kam pare me ne ambulator

pjesa tjeter e klasifikimit:
#2 = se coj teposhte duhonin una!
#3 = e pi me filter kshu qe nuk bo dom!
#4 = pi llalle ose kos cdo dite dhe shplan mushkerite!
#5 = rri e cun ti se sdi gjo!u bone ti me me dhon men mu!
#6 = ja se do e le kur te plakem ene pak!
#7 = e pi vetem sa me thon se nuk osh qe konsumoj sasi te medha!
#8 = kur ulesh ne tavoline i cinare do e morsh mooo!
#9 = e pi vetem kur pi kafe!
#10 = burrat pin duhon!

nuk kam asnje argument kunder ktij postimit tend NS6 por nganjehere bejm justifikime koti, kshtu
por edhe e kam shprehur ne disa postime te tjera ktu qe pirja e duahnit eshte dobesi/weakness


Postuar nga Deb* datė 23 Maj 2010 23:17:

Burri im thote; ''Ja diten e pare te muajit do ta leje, do e shikosh.!''Sa muaj e vite po ikin...
Do ja tregoj njehere ato videot me lart se mbase kane efekt pozitive. Sidomos ajo me turinjte e deformuar. Deformimet, demtimet e dukshme me nje fjale


 
Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.