Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2012 - 15:07:

Some men just wanna watch the world burn...

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 13 Dhjetor 2012 - 15:51:

Azhornim: Sot me erdhi nga Kolonja e Lushnjes nje lente e vjeter, Helios 58mm 44M-4, prodhim Rus (kushtoi rreth 3,000 Leke). Shpresoj sa me shpejtte jem ne gjendje te hedh ne blog foto te bera me kete lente

Postuar nga BIONDIA datė 13 Dhjetor 2012 - 22:00:

Bukur ajo foto e atij personi te moshuar qe pret i vetem ne ate stol.

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 07:09:

Eshte duke fjetur. Po i perendojne syte bashke me shpirtin.

Postuar nga cecilia datė 14 Dhjetor 2012 - 09:22:

Shume pune e bukur Lordi. Bravo! Ai djaloshi i vogel i shtrire per toke te vetmen mbrojtje, kishte kartonin e tij...! Kesaj i thone, nje foto mijera fjale!

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 15:03:

Duket qe i paske hyre thelle konceptit te fotografimit.

Kam pershtypjen se je i prirut te fokusohesh ne planin e pare me F1.7 Fotot e mbremjes dalin vertet te mira nese te jepet mundesia qe te fiksosh aparatin dhe ta mbash te palevizshem per aq kohe sa duhet. Besoj se ke arritur rezultat.

Si mendon per koncetin e thellesise, perspektiven?

Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 14 Dhjetor 2012 - 15:23:

Shumica e fotove jane te atilla sepse sic e permenda dhe me pare, lentja ime primare eshte nje prime 50mm F1.7. Ka ngjyra te persosura dhe nuk ka deformime te dukshme ne imazh. Eshte fantastike per portrete dhe nese e ngre pak F-ne, psh 2.2 e siper, fotot dalin teper te qarta por, gjithmone thellesia e fushpamjes eshte teper e shkurter (nese rrotullohesh te vlerat e mesiperme). Lentja tjeter qe e ka pothuajse te pafundme thellesine e fushpamjes eshte ajo qe ka ardhur bashke me aparatin, 18-55mm e cila i ngjesh objektet dhe subjektet ne nje plan te vetem. Fotografia me pelqen me teper si nje art ku ti pasqyron deri diku dhe tekniken, jo thjesht si nje imazh ku njerezit duhet te vrasin mendjen se cfare ka dashur te thote autori. Prandaj dhe subjektet e mia jane kryesisht te nxjerra ne pah dhe sfondet e tyre mundesisht sa me te veshura.

Perpos kesaj, hutohem kollaj kur shikoj veshjen e sfondit dhe nuancat (bokeh) qe ai merr sipas lentes perkatese. Pikerisht per kete kam marre dhe nje lente prodhim Rus, ajo qe kam permendur 3-4 postime me siper. I jep nuancave te sfondit nje perdredhje te embel te cilen po perpiqem ta nenshtroj... Shpresoj se shpejti te kem foto ku te mund te tregoj objektivisht ate per te cilen po flas.

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 16:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings

Eshte vertet bukur dhe krijohet efekt estetik. Ke arritur shume ne disa foto Lordi, pershendetje dhe suksese.

Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2012 - 16:22:

Aparati eshte me film, apo jo?

Po ajo Fashion Addict eshte sfokato me photoshop gje?

Hapja 1.7 eshte vertet e mire. Me dukeet se shelbu po i binte anes qe te sugjeronte te vesh objekte mes kameras dhe targetit qe te krijohet me shume thellesi.

Postuar nga shelgu datė 14 Dhjetor 2012 - 16:40:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Aparati eshte me film, apo jo?

Po ajo Fashion Addict eshte sfokato me photoshop gje?

Hapja 1.7 eshte vertet e mire. Me dukeet se shelbu po i binte anes qe te sugjeronte te vesh objekte mes kameras dhe targetit qe te krijohet me shume thellesi.

Jo Faje une jam modest.

Ne fakt, sic e thote edhe Lordi keto kamera jane te mira per efekte artistike dhe efektet e tilla jane te pafundme. Ti ben nje sugjerim te bukur.

Dikush ka vene objekte edhe para fokusit (jo vetem pas tij)dhe edhe ne keto raste del bukur. Psh nese kap nje zog ne fluturim dhe pas tij fokusohesh tek nje portret do te krijohej nje efekt flur me shume impresione artistike qe shpesh jane individuale.

Psh ky eshte nje shembull banal aspak artistik por efekti eshte impresionant

  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.