Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 12 Mars 2013 - 12:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Gjynah qe ajo vetetima ishte larg, te kishte qene me afer shume e bukur si foto.
Edhe ai burri tip endacaku shume domethenes.
Qeni, zogu e makina sterotipe.



Piktor, si te duket kesaj here vetetima? (Ti themi Fajes qe teksti i klikueshem te marri nje ngjyre me te dukshme)


Postuar nga Piktor datė 12 Mars 2013 - 14:47:

Shume bukur lord. Them se je edhe me fat, jo qe nuk te bje rrufeja por qe arrin te kapesh momentin e shkrepjes.
Me nje aparat ne dore gjithmone te gatshem dhe i frymezuar per te kapur momentin qe ben monumentalen them se do arrish ndonje dite te besh foton e jetes apo shekullit .
Te uroj fat.


Postuar nga Fajtori datė 12 Mars 2013 - 16:31:

Kam dhe une ca me vetetima. Tipikisht duhet iso e ulet (100-200-400), difragma hapur pak (mbi 8) dhe koha sa te haje aparati. Ti do e kesh me film Lordo dhe nuk luan dot shume, prandaj eshte zbardh shume kusuri.

P.s. Qenka e vertete qe paska bere kohe e keqe ne Shqiperi, ngelen duke me thene.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 12 Mars 2013 - 20:38:

Faktikisht te kapesh nje vetetime nuk eshte dhe aq e veshtire pasi nuk e pret sekondin. Teknikisht eshte ajo qe tha Fajtori, ti e le sensorin te hapur per disa sekonda dhe kryqezon gishtat qe rrufeja te bjeri brenda asaj kohe. Nese jo, shkrepe serish dhe prit... E veshtira eshte qe duhe te rrish ne pritje te imazhit, sado qe te vonohet. Dje po bente stuhi dhe kisha hall mos me lagej lentja dhe me dilte fotoja e veshur.

Faje, une s'punoj me film mgjs bleva para disa ditesh nje Pentax MZ50 por nuk i kam blere ende film dhe bateri.

Vazhdoj me aparatin dixhital K-x dhe per foto si ajo e vetetimes une punoj me ISO 100 per te evituar zhurme ne sensor.

Diafragmen nuk e mbaj plotesisht te hapur sepse rrufeja eshte shume e shndritshme dhe ta djeg imazhin. Per me teper qe sa me e vogel te jete diafragma, aq me te qarta jane objektet e largeta. Mbrem duhet ta kem patur te 21 nese nuk gabohem.

Kohen e shutter-it e bej 30 sekonda por e operoj me telekomande qe te mos i jap dridhje aparatit momentin qe shtyp shutterin. Edhe dridhja me e vogel ta "vesh" imazhin.

(Me falni per termat ne Anglisht por Shqipja (ime?) eshte e varfer.)


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.