Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kendi i perrallave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=336)
-- Poezi per femije (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3318)


Postuar nga qershor13 datė 12 Dhjetor 2003 - 13:29:

Poezi per femije

Poezi per femije nga Tasim Gjokutaj.

Daullja e gjyshit


Keni pare a skeni pare
Ne pallat kemi nje djale

Prinderit halli i ka zene
Se ben naze per te ngrene

Ne guzhine e ne ballkon
E ndjekin me pjate ne dore

- Qejfin mamit mos ja prish
Ha tu befsha nje thele mish

- Une se ha thelen e mishit
Po si ra daulles gjyshi

- C“thua keshtu more Beni

Ku ta gjejme
Daulle s“kemi

- S“ka daulle?Jo nuk ka
E po mire dhe une nuk ha

E menduar flet mamaja
- O gjysh na gjeti belaja

Qe ti behet qejfi Benit
Gjyshi i bie Legenit.


Postuar nga qershor13 datė 12 Dhjetor 2003 - 13:31:

S“duron iriqi nje gjilpere

Iriqi i vogel u semur
Me rufe,kolle ,temperature
Mamaja me karroce e mori
Dhe na e coi tek doktorri

- Do bej gjilpere-doktorri thote
Iriqi qane qan me lote
E mori vesh nje pyll I tere
S“duron iriqi nje gjilpere
Nje milingone i vajti prane

- Po cke o xhan perse po qan
Ti je nga fis e goxha fis
Qe mban gjilpera ne kurris.
Vjen infernjerja nje goxha blete
E ngul gjilperen shpejte e shpejte
Dhe I thote :-hajt me shendet
Dhe mos lesho prape lote ne faqe
Si ca femije qe tunden lagjen
Per nje gjilpere nis ulerima
Pale na thone se jane dhe trima.


Postuar nga arsona datė 12 Dhjetor 2003 - 18:25:

Thumbs up o qershori jone

ja erdhi qrshori
shkolla po mbaron
sa te lumtur jemi
ne shkolle me sdo shkojm
dhe keshtu femijet
qershorin perqafuan
ti je xhaxhi i mire
ne ty te duam
urra, urra, urra
femijet brohorasin
qershori jone i mire
ne nje goje therresin.


hahaha o qershoro te pelqeu poezia? e ka thur arsona qe eshte me femija.


Postuar nga fjori datė 25 Dhjetor 2003 - 14:33:

hej kush di noi poezi te vogel per bebat,ose ninulla siq i thone ndryshe.


Postuar nga Keni datė 14 Qershor 2004 - 00:50:

Poezi per femije.

LEJLEK DHURATA



Isha nė pikė tė gjumit, kur babi im mė zgjoi

N’spital duhet tė shkonim, gėzueshėm mė tregoi

Gjersa lodhja kokėn kush ishte i sėmurė

Babi si femijė, fishkėllonte nė veturė



Ngadalė mu afrua edhe xhaxhi mjeku

Tha nė ēerdhen tonė paska ardhė lejleku

Nėn pendlat e bardha me vete kishte sjellur

Njė bebe tė vogėl kokė e kėmbė mbeshtjellur

Afrohem ngadalė, mirė pėr ta vėshtruar

Ē’shte kjo fytyrė, gati e shėmtuar

Si u bė kjo punė qė fare hiq pa rend

Tė vinte kjo bebe e tė mė zinte vend?!



Mami edhe babi aq shumė ishin gėzuar

Mė dukej se nė mua krejt kishin harruar

E nė dhomėn time tė bukur e tė ajrosur

Kėtė banor tė ri m’a kishin vendosur



Vinin mysafirė, ndėrroi gjithė shtėpia

Sa e vėshtire mė dukej tash kjo xhelozia

Dhe ky vėllau i vockėl mu nė mes tė natės

Pėr pikėn e qejfit , ia kriste serenatės

Mami krejt pa frymė, drejt tij vraponte

E merrte ne gji, e puthte i kėndonte

Une pėlcisja fare syhapur nėn jorgan

Qė ma vidhte mamin, tash ky qaraman



Dhe bėhej punė e madhe, na tronditej bota

Kur e vinin nė karrocėn me pika e me rrota

E ai kacamiu pa asnjė fije flokė

Rrinte sikur mbreti me kapelė nė kokė



Njė ditė mė nuk durova dhe babit i bėrtas

Ma thirrni pak lejlekun , kam ca fjalė t’i flas

Tani keni beben, unė s’ju duhem fare

Mua tė mė kthejė, o ika pėr dritare



Mė shikoi babi me sytė e tij tė thellė

Mė tha se unė gėzimin, e para kisha sjellė

Tani pasi prindėrit nuk bėnin dot pa mua

Do kthenin beben prapa, pasi unė s’e dua.



Nuk di se ē’mė gjeti dhe fare pėr habi

Ndjeva se pėr vėllaun kisha dashuri

Pastaj njė bebe e vogėl, s’do mė bėnte gjė

Gjersa une pėr prindėrit isha numėr njė

U gėzova shumė, vrapova si sorkadhe

O sa bukuri, tė isha motra e madhe

Sa herė dėgjoj vėllaun, qė qan si serenatė

Falenderoj lejlekun ,qė na solli kėtė dhuratė


Drenusha Zajmi Hoxha


Postuar nga dena datė 21 Korrik 2004 - 19:43:

Talking

Bam bam bam,
pushken e kam,
vras e derrmoj,
armikun shkatarroj...(lalala)....se mbaj mend autorin...


Postuar nga lorie datė 02 Korrik 2006 - 13:33:

O balone balone tabake
bishtegjate dhe rrumbullake
lart e lart ne kaltersi
fluturon per bukuri :p
(as une s'e mbaj mend autorin)


Postuar nga lorie datė 02 Korrik 2006 - 13:41:

Per nje 'd' qe ti s'e ve
fjala dere behet ere
dhe shtepia mbetet pa dere
per nje 'm' qe ti s'e ve
fjala mik behet ik
c'ben keshtu more Besnik,
a i thuhet mikut ik? :p
(me duket se eshte me e gjate por kaq mbaj mend)


Postuar nga qershor13 datė 01 Nëntor 2006 - 13:01:

Re: o qershori jone

Citim:
Po citoj ato qė tha arsona
ja erdhi qrshori
shkolla po mbaron
sa te lumtur jemi
ne shkolle me sdo shkojm
dhe keshtu femijet
qershorin perqafuan
ti je xhaxhi i mire
ne ty te duam
urra, urra, urra
femijet brohorasin
qershori jone i mire
ne nje goje therresin.


hahaha o qershoro te pelqeu poezia? e ka thur arsona qe eshte me femija.



Arsona 10 me ylle ne letersi..


Postuar nga SEXI datė 20 Janar 2007 - 17:42:

Lepurush o lepurush
c'fare po ben atje ne fush
Po ha lakra dhe karrota
Po cuditet e gjithe bota...


Postuar nga SEXI datė 20 Janar 2007 - 17:44:

O balon balon tabake
bisht e gjate dhe rrumbullake

lart e larte ne kaltersi
fluturon per bukuri

Me kallam e me tabak
te kam bere per merak

Edhe ti pra lart qendro
permbi rete fluturo...


Postuar nga SEXI datė 20 Janar 2007 - 17:47:

Ylli vogel
lart ne qiell
duket porsi
zjarr ne pyll
Siper dheut
lart qendron
xixa-xixa
xixellon...


Per letersi kam qene shume mire prandaj bera dhe shkollen per kete dege...Mbaj mend shume qe e vogel qe i kam mesuar...


Postuar nga Katilesha datė 20 Janar 2007 - 17:50:

"Kam nje kukull ne kuti
qe s'ma ka asnjeri
i ka floket kacurrela
edhe kepucet me kordela
kur shkon n'shkolle,ven kunor
kur vjen n'shpi hin n'kuti......"


Postuar nga Piktor datė 16 Shkurt 2007 - 21:57:

O maēok ēamarok
pse po vjen verdalle?
Un kerkoj nji pisanjos
ta lepi ne balle
trilili e tralala
pisanjose ktu nuk ka
kopshti yne shembullore
yllka pastertore.


Postuar nga Katilesha datė 17 Shkurt 2007 - 16:47:

"Mace mace pis pis pis

c'ka dollapi qe leviz

eshte miu kacamiu

te gjithe pjatat na i lepiuuuuu.........."


Postuar nga ylli pa han datė 17 Shkurt 2007 - 17:48:

gjepi im i vogel ca kerkon nga mua

nje shami te paster per hundet e tua


Postuar nga Piktor datė 17 Shkurt 2007 - 19:29:

Qingji i vogel
rrin menushem
Be be ban
edhe Eva si voglushe
Be be be
hajde shkojme bashk ne are
tring tring tring
un mbledh lule ti han bare
tring tring tring.


Postuar nga njeni datė 17 Shkurt 2007 - 19:33:

airum cicirum
pare pare gjelisum
sut e sutare
are gomare
pis pis koti
ha nji buk e tek kput..........


Postuar nga Piktor datė 17 Shkurt 2007 - 21:24:

Pa shikoni duart tona
sa te vogla sa te njoma
duart tona puntore
vizatojne ne fletore
presi bukur me gershan
qepin bukur me gjilpan
majm tulla e majm gur
duart tona s'lodhen kurr
Duart tona pastertore
yllka shembullore.


Postuar nga Katilesha datė 17 Shkurt 2007 - 21:28:

Patat notojne

brenda ne liqen

koken ulin poshte

bishtin lart e ngrejne

Lahen ,pastrohen per bukuri

pastaj ga  ga ga kthehen ne shtepi.....

 

 

ps: Sa bukur eshte te jesh femije


Postuar nga Piktor datė 17 Shkurt 2007 - 21:36:

ps: Sa bukur eshte te jesh femije [/B][/jam betu se du me ken fmi per tan jeten.]

Bufi bani darsem
tan i ftoi,
kukumjaēken e harroi.

Kukumjaēka u zemrua
pse s'me thirri bufi mua


Postuar nga njeni datė 18 Shkurt 2007 - 17:41:

jam e vogel
jam e vogel (tu u rrit...)
shtate vjecare
lexoj mire
ne abetare

lexoj vjersha
e tregime
me deshire
per vendlindjen time. "deshira tu kullu...........

shkoj ne shkolle
dhe mire mesoj
prinderit e mi
shume i gezoj.


Postuar nga njeni datė 18 Shkurt 2007 - 17:44:

hahahahahaha

ja na erdhi viti ri
sa jam i gezuar

me kallash e karabin
kam per ta festuar

e solisa bredhin tim
me bomba e granata

le t`na gjeje vitiri
te gjithve sakata
..................................


Postuar nga ylli pa han datė 18 Shkurt 2007 - 17:45:

ja na erdhi viti i ri sa jam i gezuar
porsi un e cdo femije pres per ta festuar
bora zbardhi tej per tej fusha edhe male
viti i ri do te na gjej me kenge e me valle ............


Postuar nga njeni datė 18 Shkurt 2007 - 17:46:

Shi, shi, o baba-shi,
bjer, bjer-o me furi,
shi, shi, o baba-shi,
jepi tokės pak freski!
Shi, shi, o baba-shi,
ku ke qene gjer tani?
Presin arat
plot me grurė
presin pyjet
plot me drurė,
presin lulet, trėndafilat,
jaseminėt, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqep kuqet, qafėgjatat.


Postuar nga ylli pa han datė 18 Shkurt 2007 - 17:50:

nina-nana mori bi

shum sevdane e kam pas per n`ty,
Nina nana cika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me kepe, nja me pre
nja me kepe nen nji hije,
t`pik bojlija permi krye.

Nina nana shpejt mu rritsh
ftyren nanes ti ja zdritsh,
ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
jet te lumtun, bij-o shkofsh!

Nina nana sokolice
ju bafsh nanes doktorrice,
nina nana n` kemishe te holle,
shpejt mu rritsh me t`cue ne shkolle,
me t` cue n`shkolle oj sokoleshe,

lumja nana, ty qi t` rrit,
dit per dite po vine me t`lype,
shpijanike e gazdallare,
zgjidhe vete ma t`mirin djale!


Postuar nga Piktor datė 18 Shkurt 2007 - 17:56:

Shi shi lakashi
pordhi plaka ne mulli
nji e poq nji e dodj
nji e hangri
me gjith zogj.


Postuar nga ylli pa han datė 18 Shkurt 2007 - 17:59:

o qeros tavakos
vile vile
trekacile
mos ja bo nuses me hile


Postuar nga Piktor datė 18 Shkurt 2007 - 18:02:

Goni goni picigoni
hypi gjeli te ballkoni
te ballkoni sovjetik
i ra xhamit me llastik.


Postuar nga njeni datė 18 Shkurt 2007 - 18:04:

karamele zana, vijne nga tirana
nga tirana peshkopi, ēfarė numri do ti
une dua treshin, macja kapi veshin
veshi u keput macja ranė lluc
lluca u tha macja u la
treni u nis macja u gris
treni ndaloj macja shpetoj.


Postuar nga Piktor datė 18 Shkurt 2007 - 18:09:

Gjyshe vera pensioniste
sot ka shkuae aksioniste
balli i sajna
rrulla rrulla
djersen derdh ne hekurulla.


Postuar nga SEXI datė 20 Shkurt 2007 - 18:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha ylli pa han
gjepi im i vogel ca kerkon nga mua

nje shami te paster per hundet e tua




Hahahahahaaaa...sa shume fmi te lumtur qe qenkemi ne forum....
O yllo e ke lone pergjys lale....

Xhepi im i vogel
c'fare kerkon nga mua
nje shami te paster
per hundet e tua
kur e ke me vete
dukesh i pastruar
kur se ke me vete
dukesh i shemtuar....


Postuar nga SEXI datė 20 Shkurt 2007 - 18:21:

Qingji vogel rri mendushem
be-be-ba
pse me rri keshtu trishtushem
be-be-ba
Eja luajme bashke ne are
be-be-ba
Une mbledh lule ti ha bare
be-be-ba....


Postuar nga ylli pa han datė 20 Shkurt 2007 - 18:33:

Per nje 'd'
Per nje 'd' qe ti s'e ve
Fjala dere behet ere
Dhe shtepia mbet pa dere

Per nje 'm'
Per nje 'm' qe ti s'e ve
Fjala mik behet ik
C'ben keshtu more Besnik
A i thuhet mikut ik?


Postuar nga Piktor datė 20 Shkurt 2007 - 18:48:

1
RRitem un e rritesh ti
nena ime shqiperi
rritem un me gaz perher
shtat hell ti neper kantjer.
2
ty ty ty
ben kamioni
solli dru te fationi.
Ej jeton ku je jeton
therret gjyshja ne ballkon
por Jetoni sot mungon
se ka shkuar ne aksion.....


Postuar nga SEXI datė 21 Shkurt 2007 - 10:36:

Mace,mace tullumbace
pse si pren ato mustaqe
une e shkreta jam semure
me 40 temperature
me dhemb koka
me dhemb barku
por me shume
me dhemb stomaku...


Postuar nga Piktor datė 21 Shkurt 2007 - 20:11:

U martua vajza e mretit
tra-la-la
ben pallat
bej bej
T'madh at'vogel
t'madh t'madh
fush an'koder
fush fush
si ta duash
moj zonjush.


Postuar nga njeni datė 22 Shkurt 2007 - 12:32:

keni pare a s'keni pare
ne pallat kemi nje djale.

prinderit halli i ka zene
se ben naze per te ngrene.

ne guzhine e ne ballkon
e ndjekin me pjate ne dore.

qejfin mamit mos ja prish
ha tu befsha nje thele mish.

une s'e ha thelen e mishit
po si ra daulles gjyshi!

c'thua keshtu more Beni?
ku ta gjejme? daulle s'kemi.

s'ka daulle? - jo nuk ka.
e po mire, dhe une nuk ha!

e menduar flet mamaja
o gjysh na gjeti belaja.

qe ti behet qejfi Benit
gjyshi i bie Legenit.


Postuar nga ylli pa han datė 22 Shkurt 2007 - 17:03:

ti pastro
e un bej pis
e ke rradhen e pastertis


Postuar nga Piktor datė 25 Shkurt 2007 - 16:45:

Vajz kajza
xhepin e qendisi
masndej e grisi
vajza ulet ne dritare
per me pi cigare
cigarja u shua
vajza u zemrua
shkoi n'itali
per me gjet shtepi
shtepi nuk gjeti
vajti te mreti
mreti se qasi
vajza plasi
buuuuuum.


Postuar nga lubi datė 26 Shkurt 2007 - 08:31:

OBOBO I ZIU C'BERA

Nuk e mbaj mend kush e ka shkruar librin por megjithese mjaft e vogel ende i mbaj mend me perafersi disa nga rrjeshtat........


Dikur ne nje perralle te lashte
na ishin 4shoke bashke.
Nje qen nje mace nje gomar
nje gjel i bukur pende ar.
Qe benin plot gjera te rralla
per to ka folur edhe perralla.

Keto te kater i kam pare ketu
e nje vit me pare
ne nje plazh te kater bashke
shkonin pushimet ne nje plazh.

Gjeli si gjel rrinte ne kembe
ne maje te pemes veshur me pende.
Macja kutulac ulej e rrinte e mbyllte
syte e niste gerrhiste.

Te shkretit qen ngaqe ish vape i
dilte gjuha porsi nje llape,nje goxha
llape e kuqe flake.

gomari me lekure te trashe
aty ne rere ku bente plazh
aty prane detit vale-vale
i shkonin djerset pale-pale

Ndaj i tha maces shko me
vrap e ne kabine merr parate
te bleme nga nje aranxhate.

Iku macja me te katra e bleu
kater aranxhate.
Gjeli pik-pik e piu.
Qeni llek-llek e lepiu.

Po gomari me nuk priti hoqi tapen
e rrufiti,e pertej shishen verviti.
Aty prane ne nje parmak kerciti
shishja beri -krrak-u hapen qelqet
rreth e qark.Qelqet me majen si
gjilpere u ngulen nje e nga nje ne rere.

Aty pari kalon nje pate e gomari na i thote
.............????????????????
Qesh gomari me ze te trashe--rri moj pate
aman me qafsh,shih moj kembet si
lopate se neper qelqe do t'i cash
e do t'i cash moj qe te dyja mos ki merak thundrat e mija.


Iken ditet fluturuan qelqet reres u harruan.
ja gomari porsa ra vetem kur ia filloi:
ia--ia
C'ka gomari valle c'ka ,,mbase ne rere kur u ul
dicka tuleve ju ngul.

Erdhi shpejt mjek lejleku e i tha te moz lozi
se do te beje tetenozin.
5 gjilpera mu ne bark...5 gjilpera mu ne bark!?
nga frika per pak u lag.

Obobo i ziu c'bera iku deti iku rera
m'u ca barku me gjilpera.
Obobo i ziu c'bera 2jave pushime te tera,
e une nje jave te mbyllem brenda.

Aty pari kalon pata--kalon pata qafe gjata
e gomarit na i thote:
C'ke gomar pse qan me lot!?
Pse s'pergjigjesh?!S'me degjon?!

KOKA BEN--KOKA PESON.


Postuar nga bucimakja datė 26 Shkurt 2007 - 09:27:



Karamele zana vine nga Tirana
Nga tirana peshkopi
ca numri do ti
un dua treshin
macja kapi veshin
veshi u kput
macja ra ne lluc
treni kaloi
macja shpetoi
.....


Postuar nga Piktor datė 26 Shkurt 2007 - 18:20:

Roza-rozina
ēelin trandafila
bashk me zambakun
edhe lule tjera
sillu- silu rrumbullak
s'kena frik aspak
tuj knu tuj kcy
bajm byyyyy.


Postuar nga SEXI datė 04 Mars 2007 - 18:05:

Qeni gjeli dhe maēoku
loznin miqesisht
Maēi befas seē e rroku
qenin mu ne bisht
Thirri gjeli ki kujdes
mos te te kafshoj
Maēi tha serbes-serbes
ne bisht ky s'ka goj...


Postuar nga Piktor datė 04 Mars 2007 - 18:49:

Macja ime
ka qen mbreme
me patokun
eshte zene
osa keq osa keq
turp per macen
qe si flet....


Postuar nga kontinenti datė 04 Mars 2007 - 19:05:

Hahahahahahahahaha...sa kom qesh me keto poezi.


Postuar nga Katilesha datė 05 Mars 2007 - 10:00:

Pula dhe Kendezi

Nje kendez ne qymez shiste mend ne cdo vend

Jam i pari - me i mbari.

Por nje pule sec i tha:

-Mburresh kot mor budalla

Ti  kendon se paske nge....,

por vezet i bejme ne ....:p:p


Postuar nga Katilesha datė 05 Mars 2007 - 10:27:

Pata - pata qafegjata

i ka kembet si lopata.

Kur ne uje atjo futet,

si vapor i vogel duket....


Postuar nga Zhylien Sorel datė 07 Mars 2007 - 12:01:

Dy pata nje patok

Po kercenin Rock

Dy pata nje lejlek

po kecejne pa breke


Postuar nga Katilesha datė 07 Mars 2007 - 12:04:

Topi rrotullohet

gojes i afrohet

ence ..penall...shtyll... GOOOOOOOOOl !!!!

 

 


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.