Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- MSA ndryshe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11924)


Postuar nga Klodel datė 30 Qershor 2006 - 18:01:

MSA ndryshe

Gjergj Buxhuku/ Shekulli

MSA-ja ėshtė nė thelbin e saj njė leje pėr shqiptarėt pėr tė garuar sė bashku me kombet e tjerė drejt zhvillimit. Por ashtu sikurse edhe vetė gara, do tė ketė tė fituar dhe tė humbur. Pavarėsisht, se nė kushtet e sotme mund tė mendojmė se ne nuk kemi se ēfarė tė humbim. Kjo do tė ishte fatale pėr ne, por mė shumė pėr brezat, qė do tė vijnė. MSA-ja ka nė pėrmbajtjen e saj njėkohėsisht mundėsinė pėr tė fituar, por edhe pėr tė humbur nėse nuk do tė veprojmė sa mė shpejt si shtet i organizuar. Humbja mund tė pėrkthehet deri nė shtrimin e pyetjes nėse Shqipėria do tė ketė apo jo ekonomi prodhuese, apo do tė jemi vetėm konsumatorė tė prodhimeve tė tė tjerėve. Jo pėr pesimizėm, por ėshtė pikėrisht kėshtu. Nėse nuk do tė jemi nė gjendje tė kundėrveprojmė me mėnyrat e duhura tė kohėve moderne shumė shpejt shenjat e para tė frikshme tė falimentimit tė biznesit prodhues shqiptar, qė kanė kohė tė shfaqura, do tė kthehen nė njė epidemi tė pandalshme. Epidemi me pasoja tė pallogaritshme, qė pėrfundimisht dhe pa asnjė shpresė shqiptarėt do t’i vendosė pėrballė rrugės sė vetme pėr t’u larguar pafundėsisht nga atdheu i tyre nė tė cilėn nuk do tė kenė mė as shansin mė tė vogėl pėr tė qėndruar. Kuptohet, duke i dhėnė nė trastėn e largimit alternativėn pėr tė qenė vetėm shėrbėtorė tė tė huajve. Ashtu siē po shohim dhimbshėm deri mė tash. Asnjė debat politik nuk mund tė jetė mė i rėndėsishėm sesa gjetja dhe pranimi nga tė gjithė i njė strategjie, qė do ti krijojė vendit mundėsinė pėr tė pasur pjesėn e tij nė tregun e pėrbashkėt evropian dhe atė botėror. Njė vend pėr tė cilėn shqiptarėt do tė punojnė dhe ku do tė derdhet kapitali, energjia dhe pasuritė e tyre dhe tė vendit. Pasuri qė si pėr tė shtuar edhe mė shumė dhimbjen e asaj ēka ka ndodhur janė tė jo mė tė pakta sesa tė tė tjerėve shumė mė tė pasur dhe tė zhvilluar sesa ne. Duhet tė kuptojmė se krijimi i kushteve pėr gjallimin dhe rritjen e biznesit prodhues nė thelbin e tij ka tė bėjė me vetė luftėn pėr tė ndėrtuar njė shtet tė vėrtetė demokratik shqiptar. Natyrisht, nė kushtet nė tė cilat ndodhemi, ku sistemi ekonomik ėshtė ndėrtuar krejtėsisht mbrapsht, ku presioni nga jashtė ėshtė i madh pėr tė shkatėrruar krejtėsisht edhe atė pak biznes prodhues vendor, kur kemi humbur kaq shumė kohė pėr t’u pėrgatitur pėr pasojat e MSA-sė sė firmosur sė fundmi dhe mbi tė gjitha, ku politika e deritashme ka qenė krejtėsisht e papėrgatitur dhe e papėrgjegjshme nė rastin mė tė mirė detyra ėshtė shumė e vėshtirė. Por jo e pamundur.
Politika shqiptare duhet tė kuptojė se teoria e liberalizimit te tregjeve dhe ekonomisė ėshtė mjaft e bukur nė tė shprehur nė konferenca ndėrkombėtare dhe pėr shtyp, media tė porositura dhe nė biseda televizive, por realiteti paraqitet mjaft ndryshe. Integrimi ekonomik nė vetveten e tij do tė thotė hapje tė tregjeve respektive nė fund tė fundit nė pėrfitim tė konsumatorėve si pasojė e pėrdorimit mė efektiv tė burimeve natyrore, njerėzore dhe financiare tė zotėruara nga secili vend. Por, pikėrisht vėshtirėsia fillon nė kuptimin e drejtė tė shprehjes “hapjes graduale” tė tregjeve. Politikės shqiptare i ėshtė nevojitur gatishmėria e saj pėr firmosjen e shpejtė tė marrėveshjeve pėr tu pėrdorur vetėm si mjet propagande nė sytė e lodhur tė qytetarit shqiptar dhe mė shumė akoma pėr tu treguar modernė dhe liberalė para ndėrkombėtarėve, pa bėrė asnjė pėrgatitje paraprake pėr rritjen e konkurrueshmėrisė sė prodhimeve vendore.
Bisedimet e institucioneve shtetėrore shqiptare me pėrfaqėsuesit e organizmave pėrkatės ndėrkombėtarė si FMN-ja, Banka Botėrore, OBT-ja etj., qė si qėllim final kanė vetėm hapjen totale tė tregjeve, janė karakterizuar nė vazhdimėsi nga mungesa e debatit profesional tė domosdoshėm me qėllime strategjike tė mirėpėrcaktuara dhe tė argumentuara. Pėrfshirja e pėrfaqėsuesve tė biznesit nė debatet e mėsipėrme ka qenė pėrgjithėsisht selektive dhe e nisur deri nga ndjeshmėria politike personale. Si rrjedhim, edhe “mbrojtjet”, qe janė arritur pėr sektorė tė caktuar, kanė qenė jo shumė tė studiuara profesionalisht, jo parimore, por vetėm tė pėrfaqėsuesve tė biznesit mė tepėr tė lidhur me politikėn ose duke e korruptuar atė dhe si rrjedhim lehtėsisht tė atakueshme nė vazhdimėsi. Pasojat e politikės sė hapjes sė rrufeshme tė tregjeve, pa siguruar kohėn e domosdoshme tė periudhės pėrgatitore tė shoqėruar me politika tė mbrojtjes sė prodhimeve tė vendit nga politikat dumping dhe subvencionet e drejtpėrdrejta tė vendeve tė tjera pėr prodhimet e tyre kanė dhėnė dhe do tė vazhdojnė tė japin edhe mė shumė pasoja negative pėr prodhimet me origjinė shqiptare. Fakt i pamohueshėm ėshtė raporti skandaloz ne tregtinė e jashtme shqiptare nė raportin 1:10 nė favor tė prodhimeve tė huaja. Natyrisht, pjesa qė pėrfiton nga hapja e pakontrolluar e tregjeve me jashtė ėshtė pjesa e biznesit tregtar, qė siē duket, ėshtė mjaft fortė i lidhur me politikėn dhe vendimmarrjen shtetėrore shqiptare nė krahasim me atė prodhues, por pėrfitimet e tij janė nė shpinė tė qytetarėve dhe ekonomisė kombėtare nė afatgjatė. Rreziku i ndikimit tė biznesit tregtar edhe ndaj qeverisė sė re ėshtė shumė i mundshėm dhe duhet vullnet i fortė politik pėr ta pėrballuar. Shpėtimi nėpėrmjet pėrshtatjes sė investimeve sė deritashme nė sektorė prodhues ėshtė vetėm hapi i parė, por i domosdoshėm qė shteti nė bashkėpunim me biznesin prodhues duhet tė ndėrmarrė. Pa vonesė, sepse jemi shumė tė vonuar. Hapi i dytė duhet tė pėrzgjedhė se cilat janė mundėsitė pėr pėrfitim, qė MSA-ja ofron. Nė fund tė fundit, ekonomia shqiptare duhet tė pėrshtatet ekonomisė evropiane dhe botėrore, mbėshtetur pikėrisht nė atė ēka ne mund t’i ofrojmė tė tjerėve. Pėr tė arritur deri atje sigurisht ka nevojė pėr tė filluar sot. Paratė shqiptare duhet tė investohen nė ata sektorė tė cilėt pėrbėjnė nė thelb pasuritė e vėrteta tona, mbi tė gjitha pozicionin gjeostrategjik mjaft tė rėndėsishėm. Kjo lidhet nė dhėnien e fytyrės sė ekonomisė sė Shqipėrisė nė eksportin e shėrbimeve me vlera tė pallogaritshme nė afatgjatė. Kjo do tė thotė se duhet tė investojmė pėr sistemin infrastrukturės rrugore, portuale, hekurudhore dhe energjetike. Pa harruar prodhimet e industrisė agroushqimore. Mundėsia pėr rishikimin dhe rivlerėsimin e pasurive tė vėrteta tona ėshtė vlera e vėrtetė qė MSA-ja jep dhe qė jep nė tėrėsinė e saj pamjen e dyfishtė tė saj.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.