Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga ishpeshtimi datė 21 Korrik 2007 - 03:45:

Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme.

Ndoshta nje shenje e mire ne jeten politike shqiptare.Nga te rrallet politikane jo te perfolur per korrupsion.
A eshte produkt i pazareve politike apo jo,kjo tani nuk ka me rendesi.
Nje valle batakcinjsh dhe te korruptuarish solli cuditerisht per mire,ne krye te nje Institucioni e rendesi nje njer te mire dhe te ekuilibruar.
Ndoshta nuk mund te beje shume,por e pakten u shmangen zgjedhjet e reja dhe Kryehajdutet Edvin Rama,Fatos Nano dhe Ilir Meta nuk do ta kene te lehte te manipulojne elektoratin shqiptar.

Dite zie per socialistet.
Sigurisht.Nje parti qe duhej shperndare dhe rikrijuar 15 vjet me pare.E mira eshte te copezohet tani edhe me shume,per te humbur edhe zgjedhjet e tjera per Parlament.

Shqiperise i duhet Stabilitet ne Qeverisje!
Ndoshta Topi do sherbeje edhe si pengese ne prirjet e Berishes per pushtet te pakufizuar.

Le te sherbeje zgjedhja e tij si nje ogur i mbare per Demokracine ne Shqiperi.(Qe per fatin tone te keq,na ka zhgenyer keto 10 vjet.)

Urime Bamir!


Postuar nga varka datė 21 Korrik 2007 - 04:25:

Me mire skishte ku te vinte peshtim.
Jo se kam bindje te djathta por duke e njohur dhe ndjekur karrieren e tij politike mendoj se eshte nje person qe ka dinjitetin dhe integritetin e nevojshem per nje president te pranuar nga te gjithe.
Edhe socialisti me militant ska guxim qe ta shaje bamir topin se e di qe do te diskriminoje vetveten po ta beje.
Me zgjedhjen e tij shancet e shqiperise per tu anetaresuar ne nato sa vijne dhe rriten po ashtu dhe ato per pavaresine e kosoves .
Shpresoj qe te ecim ne rrugen embare qe kemi nisur dh te mos e jete e larget dita kur ti bashkohemi evropes .
Qeveria po mban nje pjese te madhe te premtimeve qe dha para 5 korrikut,
vendi nenshkroi msa,rrogat dhe pensionet po rriten ndjeshem,korrupsioni dhe krimi po luftohen fuqishem ,po behen 2 nganjehre dhe tre buxhete ne nje vit( ndodh ngaqe po mblidhen taksat) edh problemi i energjise heret a vone me financimet miliarda dollareshe te qeverise do te marrin zgjidhje njeher e pergjithmone, akset kryesore te vendit po ndertohen etj .


zoti para ne mbrapa


Postuar nga ishpeshtimi datė 21 Korrik 2007 - 12:41:

Rama akuzun Topin per korruptimin e deputeteve socialiste!!

Deri ku arrin paturpesia!

Edwin Rama,njeriu qe paguan deri 100 mije dollare per tu kaluar nje ligj per pushtetin lokal,qe i intereson atij,akuzon Topin se korruptoi deputetet socialiste qe i dhane fitoren!

Pafytyresia e tij dhe e Metes nuk njohin kufi.Mire qe nga sherri i tyre me nanon fitoi Shqiperia.

Ndoshta nje mesim i mire per te Majten shqiptare.Te rishikoje se c'lloj udheheqesish i duhen

Sigurisht jo te tipit Nano,Rama,Meta,Gjinushi e Blushi.

Sikur po bien kembanat per Kryedallkauket shqiptare!

Le te shpresojme, qe do zgjatin per disa vjet!


Postuar nga tresh datė 21 Korrik 2007 - 12:51:

Rama te shtrengoje fort e fort TOP channel MJAFT-in e do ''analiste'' te shoqerise civile se PS po i rreshqet nga duart, po i thermohet nder duar, e ne shtator do dale ndonje parti e re e Nanos me te debuarit.Fundi fundit jane aq ne numer sa te bejne edhe grup parlamentart.Nano i beri puc me presidentin e mire ia beri se ne politike ecet me kompromise te mira apo edhe te keqia, fundja politike eshte, nuk eshte Bamiresi.


Postuar nga Piktor datė 21 Korrik 2007 - 12:54:

Nga Gazeta Tirana observer.

Bab u bana president. hahahahhaha.


Postuar nga ishpeshtimi datė 21 Korrik 2007 - 12:54:

Citim:
Po citoj ato qė tha tresh
Rama te shtrengoje fort e fort TOP channel MJAFT-in e do ''analiste'' te shoqerise civile se PS po i rreshqet nga duart, po i thermohet nder duar, e ne shtator do dale ndonje parti e re e Nanos me te debuarit.Fundi fundit jane aq ne numer sa te bejne edhe grup parlamentart.Nano i beri puc me presidentin e mire ia beri se ne politike ecet me kompromise te mira apo edhe te keqia, fundja politike eshte, nuk eshte bamiresi.


Per here te pare ne historine e politikes,nga sherri i 6 Legenave,fiton nje i Mire!!!

Thank you Nano!


Postuar nga northwest datė 21 Korrik 2007 - 14:34:

Ose nga gomarlliku i nje kryeministri fiton nje i mire.


Postuar nga shkodranforever2005 datė 21 Korrik 2007 - 15:51:

Ky besoj se eshte lajmi me i mire per ate popull te shumevuajtur ne keto 17 vite te ashtequajtura demokraci. Loja e paskrupullt e Ramiz Alise nepermjet sateliteve te tij Berisha-Nano rezultoi te punoje ne te mire te pupullit shqiptar kete here. Pazarlleqet e politikanve te deshtuar u veniten kete here, ku per hir te kombit shqiptar fitoj nje njeri qe tashme ne te varen shpresat e nje kombi per bere ate qe ne afro 17 vite demokraci, politikanet dhe shpifaraket e mostres Gjinushi, Ceka e kompani nuk e bene. Mendoj se ka lindur nje agim i ri per mbare kombin shqiptar. Tentativat per te quajtur te pavlefshem procesit e zgjedhjes se presidentit te republikes vijne nga njerezit tashme te deshtuar te politikes Aliiste. Me te drejte populli shqiptar duhet t'i beje thirrje vetes qe ka ardhur dita e tije, per te debuar njehere e pergjithmone nga drejtimi plehrat Nano-Berisha-Gjinushi e kompani si satelite te famekeqit Ramiz Alia. Deshtimi i politikes ishbyroiste qe drejton sot Shqiperine eshte nje ogur i mire dhe shprese per mbare kombin shqiptar. Ka ardhur koha qe mbeturinat dhe fundurrinat komuniste t'i japin lamtumiren keqberjes politike ndaj interesave te kombit shqiptar. Ka ardhur koha qe shqiptaret te shkojne pertej bindjeve politike dhe te gjejne konsensusin per te ecur perpara drejt demokracise se vertete, ashtu sic i ka hije nje kombi si tonit, me vlerat dhe vyrtytet e trasheguara nder shekuj, qe gjithmone kane bere emer per te mire.

Lavdi kombit shqiptar


Postuar nga IQVLORA datė 21 Korrik 2007 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha ypsiloni
Ose nga gomarlliku i nje kryeministri fiton nje i mire.


Y mendoj se gomarlleqet i beri edvini.Duke qene mendjehu ai me politiken e tij e beri opoziten cope-cope dhe deshtoi plotesisht.Disa opozitare do te shkojne te marten ne parlament ndersa te tijet jo.Si i gjykon keto zhvillime?Berisha triumfoi,ndersa edvini humbi dhe humbja ishte shokuese e shumeplaneshe.Rendesi ka qe Topi eshte presidenti me i mire i zgjedhur keto 16 vjet.Ishalla thuaj bene me te miren per shqiptaret.Bota dhe USA e kane pershendetur zgjedhjen e Topit.

ishpeshtimi-shume dakord me ju.

Ndoshta dite me te mira do te vijne.Nuk duam sherre ne politike.Duam normalitet dhe ecje perpara.


Postuar nga northwest datė 21 Korrik 2007 - 19:49:

Ore IQ thash se mos do flisje dhe ti ndonjeher pa tifozllik po qenkam gabuar,po dhe bufi ose qeni im e ka kuptuar si fitoj Bamiri dhe pse ja dhan voten nanoistet Bamirit,kjo ben MUUUUUUUUUUUUUUUUUU,nano kujton se ja ka fut Rames po haron se tani ka marr urrejtje me te madhe nga antaret e PS,nuk luhet me fatet e nje shteti plako,po juve u intereson qe ne cdo koment te fusni Edvinin sikur ai eshte e keqja e shqiperis,e keqja e shqiperis eshte berisha dhe nano po dhe ste vej faj se je nje moshatar me keta te dy dhe i njeh me mire se un,ti si politikan ose me mir si simpatizan i PDs dhe Bamirit mi numero te mirat e Bamirit qe ka bere deri tani,jo perralla te lumet se jam ngopur.


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.