Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga ishpeshtimi datė 22 Korrik 2007 - 16:03:

Shoqeria Shqiptare s'ka si behet me e korruptuar.

Dua t'i pergjigjrm (pa u zene) Fajtorit.

1.Ne Shqiperi ka te pakten 10 vjet qe behen Pazare ne Parlament,per ligjet emerimet etj.Ky ishte Pazari i rradhes,por qe per cudi solli nje Njeri te mire ne vendin e Presidentit dhe SHMANGU ZGJEDHJET E PARAKOHSHME.

2.Fenomenet EDI RAMA dhe ILIR META jane dy me te rrezikshmet per shoqerine shqiptare.Gati njelloj,te dy duke punuar dhe kerkuar llogari,duke korruptuar teresisht MEDIAN,e shpune KORRUPSIONIN ne shifra te papara,
Pervec pastrimit te Tiranes nga kioskat(qe u be me ndihmen e Metes dhe Nanos)Edi Rama nuk ka asnje veper pozitive per Tiranen dhe Shqiperine.Ne te kundert,ka krijuar pengesa ne TREGUN EGZISTUES te ndertimeve,per te favorizuar Koco Kokedhimat e te tjere njerez me te cilet ndan parate.
Ngjitja ne krye te PS,tregon krizen e PS per figura dhe jo meriten e Rames.Ndaj dhe PS duhet te shkaterrohet per te miren e te Majtes Shqiptare dhe fukarenjve shqiptare.
Deshmia e fundit,qe eshte jo vetem i Zi,por dhe jo shume i zgjuar eshte vizita e Bushit ne Shqiperi.Ajo qe ndodhi ne Fushe-Kruje duhet te ndodhte ne Tirane.I vetmi President Amerikan qe viziton Shqiperine ne 100 vjet egzistence te shtetit shqiptar.Dhe kur problemi i Kosoves eshte i mprehte.

Shpresa qe ngjallen Meta dhe Rama ne te rinjte shqiptare,eshte ajo qe mund te zesh nje vend te mire qe ne moshen 25 vjec dhe te behesh milioner kur je 27.Demtim me te madh se kaq,per Rinine nuk ka!

3.Ndoshta Berishes kane filluar t'i bien Kembanat.Ndoshta dhe Perendia ka per te vene dore,se ka shume mekate ne kurriz te popullit shqiptar.

Por keto nuk kane te bejne me zgjedhjen e Bamirit.
KORRUPSIONI thuajse ka kalbur cdo pjese te shoqerise Shqiptare.Sa tani jemi te detyruar te pranojme shprehjen"Epo i Korruptuar,por te pakten punon!".Dhe Korrupsioni do jete dukuri sunduese ne Shqiperi,per te pakten edhe 20 vjet te tjere.Por disa shenj te mira ka:

1.2 vjet me pare i korruptuari Nano u largua nga pushteti.
2.Disa nepunes te rangjeve te mesme kane hyre ne burg.
3.Disa nga figurat qendrore te pushtetit te sotem,nuk jane te perfolura.

Shpresat do te shtohen atehere kur:

Kjo DUKURI e filluar nga Qeveritaret e Stabilitetit,e inkurajuar nga Berisha,e ngritur ne nje shkalle me te larte nga Meta,e kthyer ne perversion nga Nano,te mos egzistoje me ne sferat me te larta te Politikes dhe te Gjyqesorit.
Kjo nenkupton largimin nga kryet e Partive te Rames,Metes,Gjinushit,Mehdiut,Pollos e ndonje tjetri.....pastaj mund te filloje e te zbrese dalngadale poshte!


  Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.