Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika shqiptare ne vite (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=292)
-- Shqiptare,duajeni me shume veten! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14972)


Postuar nga sarandaebukur datė 06 Dhjetor 2007 - 17:04:

Ismail Kadare: Njė pasdite me shokun Enver Hoxha


Tani qė udhėheqė si ynė nuk ėshtė midis nesh, kuj timet pėr tė marrin njė pėrmasė e vlerė tė veēantė. Ato janė pjesė e veprės sė tij monumentale, por njė pjesė sui generis, qė nuk pėrfshihet nė librat, fjalimet, ditarėt, porositė e letrat e tij, por ėshtė e shpėrndarė nė qindra, nė mijėra njerėz. E megjithėse e tillė, kjo pjesė e veprės, kėto kujtime qė ai ka lėnė, biseda, fjalė, gjeste, pamje, gjendje shpirtėrore, janė njė pasuri e tėrė qė ndihmojnė pėr tė plotėsuar e ndriēuar anė tė tėra tė personalitetit tė tij si udhėheqės, burrė shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.

Kujtimet pėr tė nuk kanė nevojė pėr zbukurime, ato kanė nevojė vetėm pėr saktėsi, sepse duke qenė tė sakta ato e kanė vetvetiu brenda edhe bukurinė dhe thellėsinė dhe peshėn e vėrtetė. Prandaj ata qė kanė pasur fatin tė kenė kujtime me tė, janė tė ndėrgjegjshėm se ē'thesare tė ēmuara mbajnė nė duar, thesare, pasurinė e tė cilave duhet t'ua zbulojnė tė gjithėve.

Nė verė tė vitit 1961 klima letrare nė vendin tonė ishte sa e gjallė, edhe e komplikuar. Tė angazhuar nė luftėn e madhe qė bėnte populli e Partia pėr pėrballimin e bllokadės sė re revizioniste, qė porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin nė njė aktivitet tė plotė. Ishte e natyrshme qė nė kėto kushte, kur kėrkoheshin rrugė tė reja zhvillimi pėr ta bėrė letėrsinė tonė edhe mė shumė tė lidhur me problemet e kohės, tė kishte mjaft debate e polemika, disa herė tė mprehta.

Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime qė lindėn gjatė debateve lidhur me traditėn dhe novatorizmin nė letėrsinė shqipe tė realizmit socialist. Polemika, e cila shpėrtheu edhe nė shtypin letrar, kishte rrezik tė ēonte drejt ndarjes artificiale tė shkrimtarėve nė tė rinj e nė tė vjetėr, gjė tepėr e dėmshme, sidomos nė kushtet ku po ndodhej vendi ynė, kur mė tepėr se kurrė kėrkohej forcimi i unitetit.

Nė njė atmosferė tė tillė, nė korrik tė vitit 1961 nė Tiranė u organizua njė mbledhje e madhe e gjithė forcave krijuese. Mbledhja do tė ishte vendimtare pėr t'i dhėnė zgjidhje apo njė zhvillim tė mbarė debatit qė po vlonte prej kohėsh. Por mbledhja merrte njė rėndėsi edhe mė tė madhe, sepse nė tė asistonte shoku Enver Hoxha.

Mbledhia u bė nė njė nga sallat e Universitetit tė Tiranės. Nė njė pjesė tė materialeve tė saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime qė ishin shfaqur gjatė polemikės sė deriatėhershme. Duhet thėnė se pėr ne, shkrimtarėt e rinj, gjendja ishte jo pak e vėshtirė. Nga disa autoritete tė kritikės e tė letėrsisė u bėnė shkrime disa herė tė pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik tė thellohej ndarja artificiale nė "tė rinj" e "tė vjetėr" dhe zhvillimi i letėrsisė sonė tė ngadalėsohej prej koncepteve konservatore.

Shoku Enver, i cili asistoi nė tė gjitha seancat, dėgjonte vėmendje diskutimin e secilit. Nė njė nga pushimet, njė shok, qė ishte nė presidium mė tha: - Pėrse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unė nga biseda e tij nė pushim, shoku Enver dėshiron t'ju dėgjojė edhe ju tė rinjve.

Kėto fjalė sikur mė hoqėn nė ēast njė farė mpirje qė mė kishte zėnė gjatė kėsaj mbledhjeje. Nxora njė letėr dhe fillova tė pėrgatitem me shpejtėsi.

Nė seancėn e pasdites kėrkova fjalėn. Isha i pari qė po flisja nga "tė rinjtė dhe merret me mend qė auditori priste me interes se si do t'u pėrgjigjeshim ne shumė kritikave qė u bėnė. Nė kohėn qė zura vend pėr tė folur pėrpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtėrore tė shkrimtarėve tė rinj nė kėtė mbledhje, tha: - Ja, tani t'ju dėgjojmė edhe juve. Jeni tė rinj, por jeni tė pjekur.

Fjalėt e tij ma dhjetėfishuan guximin dhe unė jo vetėm e Lexova diskutimin me zė tė vendosur, por aty pėr aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza qė nuk i kisha tė shkruara.

Pas meje folėn edhe tė tjerė. Shoku Enver vazhdonte tė dėgjonte me vėmendje ēdo diskutim. Tani ai dhe gjithė mbledhja kishin dėgjuar tė dy palėt polemizuese. Duhet thėnė se teprime e keqkuptime kishte nga tė dy anėt, edhe nga ne "tė rinjtė", por, megjithatė, nuk mund tė thuhej se tė dy palėt kishin tė drejtė ose tė dy palėt kishin gabim. Dikush kishte nė thelb tė drejtė e dikush jo.

Ishte pikėrisht ky thelb qė kapi nė mėnyrė tė shkėlqyer shoku Enver nė fjalimin e tij qė pritej me padurim. Ai i bėri. njė zbėrthim tė thellė marksist-leninist problemit, foli pėr raportin dialektik midis traditės dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarėt e rinj s'ka si tė kenė interesa tė tjera nga ato tė popullit e tė Partisė, se ata janė tė lindhur me vendin e me kohėn, dhe se ndarja nė "tė rinj" e "tė vjetėr" nuk i shėrben askujt.

Fjala e shokut Enver pati njė efekt tė jashtėzakonshėm nė gjithė jetėn letraro-artistike. U shpėrndanė menjėherė keqkuptimet qė kishin lindur gjatė debatit, u lanė mėnjanė etiketat e kota qė i kishin vėnė njėri-tjetrit, u kuptuan se shumė probleme tė ngritura nė valėn e polemikės ishin fiktive dhe se gjithė shkrimtarėt, tė rinj e tė vjetėr nė moshė, punonin pėr njė qėllim.

E ēliruar kėshtu, nė sajė tė ndėrhyrjes sė Udhėheqėsit prej njė tensioni tė kotė e tė dėmshėm, letėrsia jonė njohu menjėherė njė zhvillim tė ri e tė vrullshėm, nė kundėrshtim me profecitė e zymta tė hrushovianėve qė prisnin shkatėrrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarėt e artistėt nė korrik tė vitit 1961, hyri kėshtu nė historinė e letėrsisė shqipe. Mund tė thuhet me bindje se gjithė brezi i shkrimtarėve tė viteve '60 ia detyron linēimin e kėtij fjalimi.

Kam pasur fatin ta takoj disa herė shokun Enver, nė raste tė ndryshme, nė ditėlindje, nė pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash tė Kuvendit Popullor. Megjithėse tė shkurtra, ato mė kanė mbetur tė pashlyera nė kujtesė, por veēanėrisht i tillė mė ka mbetur takimi i gjatė me tė nė vitin 1971, nė shtėpinė e tij.

Nė njė ditė marsi, bashkė me time shoqe dhe vajzėn e vogėl, u ndodhėm atje pėr vizitė. Na priti shoqja Nexhmije me vajzėn. Shoku Enver nuk ndodhej nė shtėpi dhe ne nuk e dinim nė do tė kishim fat ta takonim apo jo.

Ishim duke biseduar gjallėrisht, kur u hap njė nga dyert e sallonit dhe nė tė, i gjatė dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenėse unė isha pėrballė derės, e pashė i pari kur hyri dhe u ngrita menjėherė nė kėmbė, duke i habitur pėr njė grimė bashkėbiseduesit, tė cilėt me siguri kanė thėnė mė vėte: "ē'pati ky? "

Pastaj tė gjithė kthyen kokat andej nga kishte hyrė shoku Enver.

- Tė vij dhe unė? - tha ai duke qeshur. - S'besoj se ju prish muhabetin.

Megjithėse disa herė gjatė kohės qė po bisedonim dhe sa herė qė mė dukej se dėgjoja zhurmėn e ndonjė makine, pėrfytyroja se si mund tė vinte, asnjėherė nuk mund tė pėrfytyroja njė ardhje mė tė natyrshme, tė gėzueshme e njerėzore.

Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty pėr aty njė atmosferė zakonisht tė pėrzemėrt. Na pyeti me radhė pėr shėndetin, e mori nė prehėr vajzėn tonė 6 vjeēe dhe i tha, duke pėrdorur njė fjalė tė vjetėr gjirokastrite:

- Ngalasėm ti, tė tė ngalas edhe unė (pėrqafomė ti, tė pėrqafoj edhe unė).

Shoku Enver mė pyeti se ē'kisha nė dorė kohėt e fundit dhe unė i thashė se kisha nė shtyp njė roman pėr Gjirokastrėn me titull "Kronikė nė gur".

- Do ta lexoj me kėnaqėsi; - tha ai. - Gjirokastra ėshtė pasionante dhe kėtė e themi jo se jemi andej, - shtoi, duke vėshtruar mė njė buzėgeshje, ngacmuese tė tjerėt, - por se kėshtu ėshtė vėrtet. Apo jo? Por nė mos gaboj, ti ke botuar njė tregim me kėtė subjekt.

- Po - iu pėrgjigja. - "Qyteti i Jugut", por mendova ta zgjeroj e ta: shndėrroj nė njė roman.

- Mirė ke bėrė. - Ai heshti njė grimė, pastaj vazhdoi: - Kam edhe unė nja njėqind e ca faqe shėnime pėr Gjirokastrėn. Ta dija qė po bėje njė roman, mund tė t'i jepja t'i shfrytėzoje, sepse unė s'besoj se do tė kem kohė ta shkruaj atė libėr (Ishte fjala me sa duket pėr librin "Vitet e vegjėlisė", qė e mbaroi dhe e botoi disa vite mė vonė).

S'dija me ē'fjalė ta falėnderoja pėr besimin si dhe pėr fisnikėrinė e kėtyre fjalėve, sepse duhej tė ishin tepėr tė rralla rastet nė botė kur njė autor tė dhuronte aq bujarisht librin e tij tė pabotuar pėr ta shfrytėzuar dikush tjetėr.

Kur shoku Enver mė pyeti me se po merresha aktualisht, iu pėrgjigja se "po shkruaja diēka pėr prishjen me sovjetikėt".

Nė tė vėrtetė kisha filluar punėn pėr romanin "Dimri i madh", por nė pėrgjigjen time, nė vend tė fjalės "roman" thashė "diēka" dhe kėtė e bėra pa menduar, si njė mbrojtje instiktive nga qė ende s'isha i sigurt se do ta pėrballoja temėn e madhe, sė cilės i kisha hyrė.

Pėr fat, apo ndoshta nga qė unė i thashė fjalėt nėpėr dhembė, shokut Enver nuk i tėrhoqi vėmendjen ky detaj.

- Hm, sovjetikėt, - tha ai. E ke lexuar nė azhanse se ēka thėnė ditėt e fundit Radio-Moska pėr ty? - dhe qeshi me tė madhe.

Unė e kisha lexuar dhe ishte vėrtet pėr tė qeshur. Midis marrėzive tė tjera, Radio-Moska nė njė nga emisionet e saj kishte thėnė se gjithė shkrimtarėt seriozė shqiptarė e kishin bojkotuar letėrsinė dhe nuk shkruanin mė nė shenjė mallėngjimi dhe proteste pėr prishjen me sovjetikėt. Pėr tė mbushur boshllėkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarė tė rinj si njė farė I. Kadare me shokė, qė tė shkruanin e tė botonin veprat e tyre, qė ishin aq skematike e pa kurrfarė vlere artistike, sa qė u ngjanin kryeartikujve tė gazetave.

Nuk mė kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtėsi e Radio-Moskės do tė mė bėnte njė shėrbim tė madh e tė pritur: hapjen prej shokut Enver tė bisedės se ēfarė kishte ndodhur nė Moskė dhjetė vjet mė parė.

Pas tė qeshurės, ai u mvrenjt dhe tundi kokėn ngadalė, si tė thėrriste njė kujtim jo tė kėndshėm.

Pastaj ndėrsa pinte kafenė, filloi tė fliste me njė ton tė ndryshėm nga ai qė kishte folur gjer atėherė, tė rėndė e tė menduar. Ai foli pėr udhėtimin e tij nė Moskė atė dimėr tė paharruar dhe pėr disa nga takimet e tij me "hrushovianėt", duke bėrė krahasimin e tyre me takimin e parė me Stalinin. Pastaj tregoi njė episod me Kosiginin nė darkėn e Kremlinit nė prag tė mbledhjes dhe kalimthi diēka pėr vilėn ku ishte rezidenca e delegacionit tonė, pėr "vizitat" e mysafirėve tė natės, Mikojanit, Torezit e tė tjerė.

Do tė dėshiroja qė ai tė fliste me orė tė tėra pėr kėtė, po pėr fat tė keq ėndrra ime pėr tė dėgjuar sa mė tepėr hollėsi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i sė cilės ishte ai vetė, qe e shkurtėr. Shoku Enver hapi njė bisedė tjetėr, dhe unė s'pata guxim ta pyesja pėr Moskėn.

Mė vonė, gjatė procesit tė punės pėr romanin unė shfrytėzova gjallėrisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisė, me procesverbalet e Mbledhjes sė Moskės, si dhe me dėshmitė e ndryshme tė personelit, sidomos tė fjalimit tė shokut Enver, tė porosive, shėnimeve tė tij nė marxhinalet e faqeve, tė kurbuara lart ose poshtė pėr arsye tė ngushticės sė vendit, tė cilat u ngjanin degėve tė lisave qė i lėkund stuhia. Dhe vėrtet nė tė gjitha ato fjalė, replika, rreshta e shėnime ndihej fuqishėm stuhia e kohės.

E megjithatė duhet ta them se biseda e rastėsishme e shokut Enver mė dha mua si shkrimtar diēka tė pazėvendėsueshme nga asgjė tjetėr pėr romanin qė po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesės se dytė tė veprės me nėntitullin "Mysafirė nė kėshtjellė", vizioni i pėrgjithshėm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanė zanafillėn e tyre te ajo bisedė e udhėheqėsit. Nė bisedėn e tij kishte njė kolorit tė jashtėzakonshėm: me njė frazė apo njė nėnvizim ai jepte rrėzėllimin e llampadarėve tė festės mbi darkėn e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrėn e Mikojanit, qetėsinė monumentale tė darkės me Stalinin apo komicitetin e figurės sė Hrushovit. Dhe mbi tė gjitha biseda e tij, sado e rastit tė ishte, ngėrthente fuqishėm gjithė dimensionet e dramės.

Mė vonė, kur puna pėr romanin po avanconte, disa shokė tė mi shkrimtarė mė sugjeruan tė kėrkoja mundėsinė pėr njė takim me shokun Enver, por unė nuk guxova ta bėj kėtė; kisha gjithmonė druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin pėr tė realizuar njė vepėr qė tė ishte e denjė pėr ngjarjen e madhe, por kisha njė arsye tjetėr, edhe mė tė rėndėsishme. Unė kisha punuar nė shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar nė mėnyrė tė prerė tė shkruhej pėr figurėn e tij. Nė qoftė se unė do tė arrija tė realizoja njė takim me tė pėr veprėn qė po shkruaja, ē'do tė ndodhte sikur ai, gjatė bisedės, tė merrte vesh se unė e kisha atė personazh qendror historik nė romanin tim? Ai do ta ndalonte njė gjė tė tillė, dhe kjo do tė ishte njė katastrofė pėr romanin tim.

Po le tė kthehem te takimi me shokun Enver.

Pas bisedės pėr Moskėn, ra fjala pėr fuqinė shpirtėrore tė popullit tonė dhe pėr lashtėsinė e tij. Mė pyeti nėse e kisha lexuar njė libėr tė francezit Zaharia Majani pėr etruskėt dhe gjuhėn shqipe, dhe kur unė i thashė se e kisha dėgjuar, por nuk e kisha lexuar mė tha se do tė ma jepte. Dėrgoi dikė ta merrte, duke i thėnė:

- E kam lėnė sipėr oxhakut.

Biseda u bė prapė e lirė dhe e gėzueshme dhe nė njė ēast u kthye pėrsėri te Gjirokastra, te Sokaku i tė marrėve, qė ishte ndoshta rruga e vetme nė botė me kėtė emėr dhe qė ne e njihnim aq mirė, si edhe te plakat e menēura, nė kundėrshtim me emrin e sokakut, tė shtėpive gjirokastrite.

- Vetėm nga tregimet e tyre pėr mėnyrėn e ndriēimit tė shtėpive, pėr futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund tė nxjerrėsh pėrfundime interesante tė karakterit social-ekonomik, - tha shoku Enver.

I habitur dėgjova tė fliste pėr to, nė njė mėnyrė qė nuk e kisha lexuar asgjėkundi. (Pasi u ktheva nė shtėpi dhe shėnova nė njė fletore gjithēka qė dėgjova prej tij pėr ngjarjen e Moskės, nė njė fletė tė veēantė shėnova "Projekt pėr njė novelė. Nė formė kronike. Vajguri, kripa, jetėt, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitė". Ishte bėrthama e novelės qė shkrova mė vonė "Breznia e Hankonatėve", e cila ishte veēanėrisht e dashur pėr mua, veē tjerash, edhe pėr historinė e gjenezės sė saj).

Kishim ardhur pėr njė vizitė tė shkurtėr pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithėse kishim dėshirė tė madhe tė rrinim ende, ne morėm leje tė largoheshim. Para se tė iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit "La fin du mistčre etrusque".

Ishim nė kėmbė nė ēastin qė do tė ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije: - Shko nė bibliotekė dhe zgjidh diēka tjetėr.

Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete tė Balzakut nė frėngjisht.

- O, e mbushe me Balzak! - bėri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollė e njeriut tė informuar nė mėnyrėn mė tė plotė pėr diskutimet qė bėheshin kudo nė botė lidhur me raportin midis letėrsisė realiste tė shekullit XIX dhe asaj bashkėkohore, diskutime nė tė cilat Balzaku ishte nė qendėr tė kundėrvėnieve dhe qė nuk kishte kaluar pa njė farė jehone edhe te ne.

Duke e falėnderuar pėr librat e dhuruar, unė i thashė shokut Enver se pavarėsisht se isha shkrimtar bashkėkohor, e pėlqeja shumė Balzakun.

- Po si do t'i ngrini gjithė kėto libra? - tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: - Shiko pėr njė makinė pėr t'i ēuar mysafirėt gjer nė shtėpi.

Kėto ishin ēastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.

(marrė nga arkiva e (radio) Kosova e Lirė)
 
Gazeta Ndryshe
 
--------------------------------------------------
kotke e dashur...Kadarea ne radhe te pare te kerkoj falje para kombit me poezite dhe shkrimet per hyjnezimin e diktatures( plus dhe mekatet e tjera)...  duke e bere kete...(qe se ben kure) , do te jete  nje hap fisnik qe ai do te ndjehet i cliruar dhe me shume i respektuar nga te gjithe
 
Pershenetje


  Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.