Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga BIONDIA datė 15 Prill 2008 - 23:17:

Me duart qe me dridhen te shkruaj kete leter dhe pse e di qe sdo kishte leter qe te mbante fjalet qe do te them sdo te mjaftonte asgje per te treguar ate qe ndieja e vashdoj te ndiej per ty .
Nuk di si ta nis tani kete leter dhe pse dikur te dergoja gati cdo jave sdi cte them tani dhe pse dikur nuk kisha nevoje qe te lodhja mendjen se ku ti gjeja fjalet sepse ato me me dilnin nga shpirti me dilnin nga zemra .
Nuk di si ta nis kete leter ...nuk di si te quaj ...
I dashur -po me te vertet kam te drejte te quaj te tille mbas gjithe kesaj kohe qe ka kaluar kam te drejte te them nje fjale qe tani e thote dikush tjeter dhe pse nuk mendoj se i perket kjo fjale?
Me duart qe me dridhen shkruaj emrin tend .... ah ky emer sa me ka bere te vuaj ,ah ne sa dite e nete kete emer i kam permenduar .
Cdo nate para se te flija une nuk thoja kurre tjeter gje asnje lutje Zotit sepse Zoti im ishe ti ,emri jot ishte e vetmja gje qe mendoja cdo sekonte e vetmja gje me bente te lumtur ...emri jot i vemti mallkim i kesaj jete qe me ka mbetur sepse nese dikur ky emer me sillte dashuri tani ishte nje osesion .
Kisha shume nevoje qe te tregoja se cfare po ndothte me mua sepse ishe i vetmi njeri qe me ke ngelur.
Doja te tregoja se ndoshta ajo vajza qe te deshi aq shume nuk do ishte me ajo vajze do ikte larg do ikte vegimi i saj sic iken vesa mbas daljes se diellit,doja te tregoja se ato sy qe ti dikur i adhuroje ato sy qe ti dikur ty te shihnin si nje relike do mbylleshin ndoshta ne nje dhome te ftohte morgu larg vendit te saj pa vegimin e syve te tu dhe pse e dija qe do prisja te ishte dora jote qe te mi mbyllte..
Doja te tregoja se floku i verdhe te cilin ti e ledhatoje do te binte e dora jote sdo e prekte me ,do te thoja se cdo gje e trupit tim te atij trupi qe ne netet e ftohte te dimrit ti e ngrohje me puthjet tua tani ndoshta do ishte pre e prekjeve te djave do ishte pre e tokes se ftohte ...
Doja te thoja qe kisha frike te vdisja sepse nuk isha akoma gati sepse po lija shume gjera te shtrenjta pas qe do vuanin e midis tyre ishe dhe ti dhe pse me ke bere te vuaj ,doja te thoja qe asgje sdo me ndante nga ty asgje ...
.Une do te merrja me vete brenda vetes time brenda shpirtit tim si gjene me te shtrenjte te kesaj bote do te me ngrohte kujtimi yt kur te kisha ftohte, do te me qetesonin perkedheljet e tua kur te kisha dhimbje ,do te me mbronin puthjet e tua kur erresira te me terhiqte drejt saj ti do ishen me mua ne mezin e kesaj mizorie .
Me duart qe me dridhen mbush nje faqe me gjerat qe dua te them qe dua te tregoj dhe pse e di qe ndoshta kurre sdo te kem guximin qe ta postoj kete leter si shume te tjera.
me duart qe me dridhen e me lotet ne sy le kete leter mbi tavoline me shpresen qe dikush ta postoje qe dikush te ta sjelli dhe shpresoj qe ta marresh ne kohe qe te vish e te .....me mbyllesh syte


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.