Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datė 22 Dhjetor 2008 - 08:17:

Kete here isha fokusuar i gjithi pas thonjte e mi te duarve te cilet kohe me pare i kisha perdorur per te grisur masken e fundit te zbuluar mes buzeqeshje te mija. Copa te vogla kishin mbetur atje-ketu ne disa prej thonjve te miedhe pse ishte bere me se nje muaj. Shkova ne lavaman dhe fillova ti laj duart sikur te kisha prekur nje kufome qe mbarte nje semundje vdekjeprurese. I ferkova dhe i ferkova thonjte derisa gishtat filluan te gjakosen dhe te djegin nga sapuni. Me ne fund i shpelava me ujin e rrjedhshem qe me solli disi ne vete. Valle pse kete radhe me kishte bere kaq pershtypje? Nuk ishte hera e pare qe nje maske e vene me vetedije ne fytyre, ne nje menyre akoma te pazbuluar, kishte ardhur ne jete duke dashur te behej pjese e fytyres sime perjetesisht. Nje maske si cdo te tjerat qe per arsye qe as vete nuk e di ishte perdorur per te arritur nje qellim te cilin sinqerisht as vete nuk e di. Eh sa te tilla perdor cdo dite, valle si mund te mbaj mend dicka te tile. Njeriu nuk eshte makine. Jeta ndonjehere na kerkon te jemi te tille dhe ne per te mundur te ecur perpara duhet te veme nje maske te tille ne fytyre. Nje maske qe nuk perfaqeson ate qe jemi ne, por ate qe duhet te jemi per momentin.

Por kete here gjithcka ishte ndryshe. Maska qe duhet te cirrja me aq dhimbje nga fytyra si duket kishte kohe qe ishte bere pjese e fytyres sime. Se pari mu desh te germoja jashtezakonisht thelle brenda vetes per te zbuluar qe ajo ishte nje maske dhe se dyti mundi dhe dhimbja qe shkaktoi kur e hoqa ishte vertet e pakrahasueshme. Cfare duhet te beje njeriu valle kur zbulon dicka te tille ne vetvete? Kur ben nje zbulim aq te frikshem sa trondit gjithcka deri ne themel? Te them te drejten mendoj qe hapi i pare duhet te jete te perpiqesh te shkulesh pa u menduar gjate nga vetja per te evituar deme te metejshme. Hap te cilin i udhehequr nga pervoja e bera pa u menduar dyhere. Ne fakt sic e permenda me lart, e mendova qe do te ishte vetem nje proces rrutine te cilin e kisha bere mjaf here, por kete here ishte ndryshe. Mbasi nje udhetimi te lodhshem i cili zbuloi nje te plasaritur te vogel ku maska nuk ishte asimiluar prej fytyres akoma dhe pa asnje mendyshje ngjesha thonjte e dores se majte dhe fillova te terheq. Ne fillim nuk ndodhi asgje, por pas disa impulseje force ndjeva te plasarituren te zmadhohej me teper, gjithashtu bashke me te gjaku buciti nga te dyja anet e te cares. Dhimbja me beri gati te humbas per nje moment, por ngjyra e gjakut me solli disi ne vete. Tashme dhimbja dhe inati i shtuan perpjekjet e mija njeqindfish dhe duke ngulcuar nga dhimbja fillova te shkund te gjithe trupin nga forca e ushtruar per te hequr cdo cope te asaj maske te poshter qe po me nxinte jeten.

Ngadale por duke perparuar arriuta ta ndaj masken dallueshem, prej fytyres sime. Nuk e di se si, por kjo maske kishte depertuar aq thelle sa duke shkulur ate copa prej fytyres sime filluan te bien ne toke te skuqura nga gjaku. Por nuk kishte zgjidhje tjeter, nuk egzsitonte nje menyre "me pak e dhunshme" per te bere dicka te tille. Maska duhej hequr nga fytyra ime me cdo kusht. Se si kishte mbijetuar kaq gjate duke kaluar nje pas nje cdo kontroll te castit apo ata te imet qe i bej vetes ne menyre te rregullt pikerisht per kete arsye, nuk e kuptoj. Ndoshta... Jo nuk ka mundesi. E di qe sistemi i kontrollit nuk eshte perfekt, por duhet te kuptoja qe kishte dicka qe nuk shkonte, nje llambe e kuqe alarmi duhet te ishte ndezur diku. Valle qe nga zanafilla e krijimit te ketij lloj sistemi kjo lloj maske ishte fshehur me qellim prej krijuesit ( qe te mos ngaterrohemi, krijuesi ne kete rast jam une ), per te mos u zbuluar? Apo ndoshta kam menduar qe dicka e tille vertet qe ja vlen te mbahet dhe e kam fshire komplet nga cdo lloj dokumentimi i te kaluares? Apo eshte thjesht nje rastesi e cuditshme e gjithe kjo histori? Ndoshta... nuk kam per ditur kurre te verteten mbi prejardhjen dhe arsyen mbrapa kesaj maske qe me kushtoi aq shume. Ne gjunje, duke luftuar me cdo force qe me kishte mbetur ne trup, kuptova qe duhet te mbaroja "operacionin" me nje levizje te fundit ose cdo sakrifice e bere deri tani do te ishte bere me kot. Nqs do te lija masken ashtu pergjysem ne fytyre edhe kur plaget te sheroheshin do te ishta vetem nje moster me dyfytyra qe edhe nena natyre do ta mohonte. Ndalova se terhequri dhe mora fryme thelle disa here. Gishtat me ishin lodhur, dhimbja ishte gati e pamundur per tu perballuar dhe forcat po me linin. Kafshova buzen, thirra me te madhe dhe i dhashe duarve perposhte me sa fuqi qe kisha. Dhimbja me beri te humbas ndenjat. Nuk e di sa kohe qendrova ashtu mes kesaj bote dhe asaj pertej. Me ne fund vullneti apo fati im vendosen qe te hap syte. Gjeja e pare qe pashe ishte maska e thyer qe akoma e shtrengoja ne dore. "Fitore" mendova dhe bera te buzeqesh, por cuditerisht nuk ndjeva gjysmen e fytyres te me pergjigjej. I tmerruar kembadorazi dola para pasqyers. Gjysma e fytyres ishte shperfytyruar komplet dhe asnje detaj qe me perfaqesonte mua nuk mund te dallohej.

Sot, kur i gjymtuar nga e kaluara ime eci rrugeve nuk mund te shoh njerzit ne sy. I turperuar nga vetja eci dhe ndjej shikimet e kalimtareve te me nxehin majat e vesheve. Me duket sikur thjesht duke me pare do te mund te kuptojne cfare ndodhi me mua dhe instikti i pare me thote te vrapoj dhe te strukem ne ndonje skute te erret larg prej cdo fryme njeriu, por arsyeja qe me mban te eci drejt eshte fakti qe dikush si une nuk e meriton dicka te tille. Pasiguria, pakujdesia apo shpirtvogelsia ime e dikurshme u rikthye per te me goditur dhe me kushtoi gjysmen e fytyres sime. Ndeshkimi apo vendimi i duhur eshte vazhdimi i udhetimit te nisur me kete gjymtim te dhimbshem qe duhet te mbart mbi vete derisa te kem fuqi te ec.


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.