Forumi Horizont Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga ingmetalboy datė 17 Shkurt 2009 - 22:49:

kalldremi i rruges kerciste thate nen hapat e shpejte dhe te rregullt te tij. Neonet e rruges afroheshin dhe largoheshin heshturazi duke shetitur hijen e atij trupi gati te akullt sa para mbrapa. Ajri i ftohte po i shponte mushkerite, por ai vazhdonte te mbante te njetin ritem qe gati sa nuk po e cmende. Per sa kishte ecur valle? Gjysem ore? Nje ore? Dy? Sensi i kohes ishte zhdukur komplet nga cdo dhomez e trurit. Me ne fund filloi te ndjeje lodhjen dhe u ndal buze nje ure te vogel qe harkohej mbi ate vije uji qe te gjithe e quanin lume dhe futi doren ne xhep te kape nje cigare. Gishtat e ngrire po pergjigjeshin me zor dhe paketa mezi doli nga xhepi. Drita e bardhe e neonit zbehej ne deboren e paprekur dhe bente ajrin e ngrohte plot lageshti tek dilte prej mushkerive, te binte me ne dukje kur shnderrohej menjehere ne avuj te bardhe qe duke u perpjekur ti arratiseshin te ftohtit ngjiteshin lart, pa e ditur qe atje kishte per te qene edhe me ftohte.
Ndezi cigaren me zor dhe e thithi thelle sikur deshte ta mbaronte ne nje te terhequr. Perse valle e kishte acaruar aq shume ai shkrimtar idealist me ate te nenqeshuren e tij? Kishte kohe qe e njihte mbare e prape. I njihte cdo vidhe te cliruar qe gati sa nuk do te rrezohej pertoke per te derguar te gjithe strukturen e mendjes se tij ne plera njehere e pergjithmone, bile dinte dhe sa shume jeta ja kishte futur pa pertuar vit mbas viti. Shpesh habitej me aftesine e tij per te mbijetuar te papriturave qe cdo mengjez ja kishte servirur ashtu si per te lezetosur diten qe akoma nuk kishte nisur. Por ate nate... Valle ishte llulla e tij qe kurre nuk rinte bosh dhe shtellungat e tymit qe dilnin prej saj duke u shtriqur sa gjate gjere rrotull tavolines ku zakonisht pinin bashke? Apo ishin ato idete e tij te pervetesuara nga nje kenge e "Bitellsave" ku te gjithe mund te jetonim te lumtur e te gezuar ne paqe me njeri tjetrin duke thithur nga e njejta cigare hashashi? Por nuk mund te ishte asnje e para dhe as e dyta. Ne rradhe te pare ai pinte cigare per vete sikur te nesermen duhani si bime do te zhdukej nga faqja e dheut, dhe se dyti ai kishte thithur te njejten trifletesh hashashi me shume te tjere, bile dhe kishte ndare nje mal me droga te tjera, por cfare kishe gjetur nuk ishte lumturi dhe dashuri, por gryke pistolete te koka, nje herpes gjenital, romane me prapaskena dhe boshllekun qe zmadhohet e zmadhohet nga brenda. Bile nuk ishte as dhe nata e pare qe ata po diskutonin per te tilla gjera, ashtu pa u menduar mbasi te dy ishin teper pertace per te hapur sherr me njeri tjetrin. Atehere? Cfare dreqin ishte valle? Si kishte mundesi qe pikerisht ai person te mund te qeshte ne ate menyre aq te cliruar dhe pa asnje lloj zone te erret mbarpa?? Ate pyetje as nata nuk po e largonte me gjithe acarin dhe erresiren e saj.


  Gjithsej 136 faqe: « E parė ... « 56 57 58 59 60 61 62 63 64 [65] 66 67 68 69 70 71 72 73 74 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.