Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)


Postuar nga BIONDIA datė 19 Prill 2008 - 10:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
shkrime shume te bukura, nuk mund te them shpirtra te medhenj se me kane tallur kur i kam kompliment shkrime si kto, sinqerisht ne menyre te tille. 

por megjithate nuk mund tja lejoj vetes qe kritikat e leckamaneve te dictate my well-being kur lexoj shkrime te tilla ne oret e vona te nates, detyrohem ta perseris, o shpirtra te medhenj. 



Faleminderit kurt per kompilmentin sa per ate qe dikush te ka talluar kur ke bere komplimete e ke thene shpirtra te medhenj ndoshta ka qene shume xheloz/e sepse nuk ka inteligjence e duhur qe ti kuptoje o ti komentoje o ndoshta ka dashur vetem per nje sekond te provoje ate qe kane provuar njerezit qe i kan shkruar.
Shkruaj per kenaqsine time dhe jo per te marre komplimentet per ate nuk ka rendesi sepse e rendesishme qe ajo qe shkruaj me pelqen mua ,brenda meje une nuk ndihem nje vajze me shpirtin e madh ne pc ndihem ne jeten e perditshme me njerezit qe jetoj .
flm qe i exon


Postuar nga kurt datė 19 Prill 2008 - 11:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


Faleminderit kurt per kompilmentin sa per ate qe dikush te ka talluar kur ke bere komplimete e ke thene shpirtra te medhenj ndoshta ka qene shume xheloz/e sepse nuk ka inteligjence e duhur qe ti kuptoje o ti komentoje o ndoshta ka dashur vetem per nje sekond te provoje ate qe kane provuar njerezit qe i kan shkruar.
Shkruaj per kenaqsine time dhe jo per te marre komplimentet per ate nuk ka rendesi sepse e rendesishme qe ajo qe shkruaj me pelqen mua ,brenda meje une nuk ndihem nje vajze me shpirtin e madh ne pc ndihem ne jeten e perditshme me njerezit qe jetoj .
flm qe i exon

ska perse, per mua jeni te medhenj, se eshte ora 3:28 e nates dhe po kaloj kohen ne mes  shkrimeve tuaja. ku autoret jane njerz qe jetojne dhe me duket me e lezetshme kshtu.


Postuar nga Zani datė 23 Prill 2008 - 09:30:

Pershendetje!

 

Gishta qe dridhen ....e zemra qe pllakosen nga te shkruarit e gidhtave,e shpirtra qe roberohen nga thurja e fjales se bukur te dashurise,....dhe syte qe hapen e shterren brenda atyre shkrimeve nga gishtat e Tuj.
Kur ke etje e ke mall ulesh dhe gishtat vete shkojne e formulojne shprehje nder me te fortat qe kane burim, zemren cka flet,e mendjen cka mendon! ....dhe vendos ne leter ate ndjenje qe sdijme ta pershkruajme me fjale kurre....apo goja thahet kur fillon te belbezoi ...ehh ju gishta qe dridheni  keni aq mjeshtri  te pervloni zemra!...te gllaberoni shpirtra ...e zemrat tona mbesin rober te dikujt ...per gishta te dikujt!


E megjithate jetojme....dhe kujtojme ,frymojme me frymarrje te pergjysmuar!


Postuar nga Vizioner datė 24 Prill 2008 - 09:32:

...Gishtat, me kane filluar perseri, te dridhen!


Kur te pushojne pak, se dridhuri, do te vazhdoj prap te shkruaj!



Postuar nga BIONDIA datė 09 Maj 2008 - 23:22:

Me gishtat qe me dridhen lexoj sms e fundit ku me uron nje nate te mire dhe nje gjume te embel ... si mund te jete nje nate e mire larg teje dhe nje gjume i embel kur une enderroj ne thellesine e shpirtit tim te jem me ty ?.
Cdo gje dridhet ne mungesen tende gishtat ,trupi ,zemra cdo gje ndien ftohte dhe pse pranvera ka kohe qe ka ardhur ..me mungon dhe kjo mungese me ben te ndiej ftohte me ben te mos kem gjume me ben te mendoj se ti je gjysma ime je ai njeri qe kam pritur gjithe keto vite je endrra ime per te qene perseri e lumtur dhe pse kam frike...kam shume frike te mendoj se kjo gje po me ndoth mua qe po dashuroj perseri .
Dashuroj!!!!!!!
Kisha menduar se kjo fjale nuk eksistonte me ne fjalorin tim por ja u desh te njihja ty qe te besoja se eksistonte kishte eksistuar vetem se une kaloja rrjeshta nuk e lexoja kisha frike te mendoja nje gje te tille kisha frike te mendoja se nje dite do te dashuroja ty ..
Ke kohe qe ke hyre ne jeten time dhe i jep nje motiv zgjimit tim ne mengjes i jep nje motiv dites time i jep nje motiv mbremjeve te mia .Sa vetem isha ndiere pa ardhjen tende te kisha kerkuar sa kisha enderruar qe te vije dhe ja ..ti ishe afer dhe mua mjaftonte te zgjasja doren e te prekja dhe ti... ah kjo largesi ...
Me duart qe me dridhem te uroj dhe une nje nate te mire duke pritur me ankth ardhjen e mengjezit qe te tregoj sesa me ke munguar "shpirti im"
te dua mos e harro!


Postuar nga agata datė 04 Qershor 2008 - 14:54:

Pershendetje BIONDIA...

Shume te ndjera shkrimet e tua urime...


Postuar nga BIONDIA datė 05 Qershor 2008 - 17:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
Pershendetje BIONDIA...

Shume te ndjera shkrimet e tua urime...



flm Agata


Postuar nga BIONDIA datė 06 Qershor 2008 - 10:36:

Mengjes si ftohte qershori dhe pse eshte cudi  duhet te jete nje dite e bukur vere ne fakt bie shi, nje shi qe shoqeron kete mengjes ndoshta per te treguar se cdo gje qan vuan dhe natyra per pak diell per pak ngrohtesi ..Kembet me cojen si padashur perpara nje kishe ndalem dhe shikoj ...une nuk jam nje njeri qe beson por nga porta e hapur shikoj altarin lojen e  dritave dhe   ndricimn e shandaneve dhe flaken  i qirinjve qe vjen nga kjo brenda dhe em kembet qe me dridhen hyj brenda .

Me duket sikur nje force me e madhe se mua me therret me fton te hyj brenda t sikur degjoj melodine e harqeve dhe te violinave qe engjejve qe me kendojne qe mundohen te me heqin merzitjen trishtimin dhe kete ndenje qe sdi si ta quaj..frike ,boshllik ,mungese ...dashuri..

Hyj ngadale dhe pse e di qe nuk jam e denje te hyj ne nje vend te tille te shejte dhe me gishtat qe me dridhen... shkoj drejt vendit kur jane ndezur qirijte me duart qe me dridhen marr 1 euro dhe e fus ne kutine e ofertave dhe ndez nje qiri. 

Kane kaluar vite qe skam ndezur nje qiri shikoj flaken e kuqe e te brishte te ketij qiriu qe ngjitet lart dhe me duket sikur ne kete flake dalloj nje fytyren  te shenderruar ne djall tek me syte e tij tek me fton me josh ka syte e kuq si te nje njeriu pa gjume sy te frikshem dyshimi sy gjykimi .Jane sy qe me dike me ngjasojne por nuk arrij te kujtoj se te kujt jane ... Heq me te shpejte syte ng qiriu dhe shikoj rrotull kete kishe sa e bukur qe eshte!!!!

Ndiej nje kenaqesi shpirterore per momentin qe sdi ta perdhkruaj dhe syte me ndalen tek nje tele ku jane vizatuar disa enjej qe jane rrotull nje gruaje qe eshte shtire dhe e mbuluar me nje tyl te zi  si padashur ul syte ky imazh nuk eshte i ri per mua dhe pse perreth engje ishin po nuk dukeshin .

Me duket sikur keto engjej me flasin... ndiej nje ze te embel qe me peshperit ne vesh me ben te ndiej  nje ngrohtesi ne turpin tim e ftohte ndiej disa fjale qe me thone"mos u deshpero mos qaj lere shpirtin te udhehiqet nga dikush qe sdo te lendoje kurre qe ste qykon per gabimet qe ben qe te fal e beson tek e verteta " ky ze eshte shume i  ngjashem me ate ze qe me zgjon cdo mengjes dhe pse afer se kam, ngjason me ate ze qe me uron naten e mire dhe me puth lehte ne faqe eshte ai ze qe shoqeron ditet e mia te merzitura por dhe ato dite te bukura eshte ai ze ...eshte zeri yt ..Por a mund te mendoj qe ne nje vend kaq te shejte une te degjoj zerin tend qe brenda meje e di qe je zeri i pekatit ???

Rrotulloj syte si me frike me mendimin qe eshte dikush tjeter me mua ne kete vend  por  shikoj qe jam vetem une ne kete kishe dhe aroma e qirinjve qe digjen ne heshtje  bej ta dal me kembet qe me dridhen  por perpara se te dal kthejkoken perseri tek ajo tele e pikturuar dhe buzeqesh emblel sepse e di qe ne kete vend askush nuk eshte vetem cdo njeri ka dike qe e ndihmon i jep kuroja i fshin lotet dhe i lehteson dhimbjet ...dal jashte...degjohen borite e makinave qe kalojne me nje ritem te shfrenuar dhe njerezit qe levizin ecin pa ndalur dhe une hyj ne kete rremuje duke menduar se ja do gjendem perseri vetem me merzitjen time me mungesen tende ne shpirt por ...jam me e lehte ne zemre kam marre nje pjese te kesaj qesie asurde dhe shpresen qe do behet me mire per ne te dy .

 


Postuar nga devolliu datė 06 Qershor 2008 - 15:28:

Thumbs up

bukur


Postuar nga ingmetalboy datė 17 Korrik 2008 - 09:57:

Vetem deshira nuk eshte mjaft. Edhe kete nate gishtat nuk pushojne se dridhuri.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.