Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)

Postuar nga ingmetalboy datė 26 Dhjetor 2007 - 19:14:

Gishta qe dridhen

Gishtat... Mblodha doren grusht dhe e shtrengoj fort. Pastaj e hap dhe filloi ta shkund me furi. Ul koken. Gishtat vazhdojne te me dridhen sot. "JO!!" Ngrihem dhe i afrohem dritares se hapur dhe ndjej me ajrin e qytetit te mbushur me lageshti dhe erresire. Jashte bota eshte tkurrur ne nje reklame te stermadhe cigaresh dhe syte e modeles teper te bollshme te zgjdhur qellimisht nga fotografi, dukeshin sikur me shihnin mua ne sy. Seksi shet keto kohe. E pse jo? Edhe une pi te njejtat cigare gjithashtu. E verteta eshte qe une pij keto cigare mbasi jane me te lirat, por lavazhi i trurit ka funksionuar pjeserisht edhe tek mua ndaj dal shpesh ne dritare te sodis gjokset e saj. Kthej kurrizin te dashures sime ne distance dhe ndez nje cigare. Kerkoj karrigen por cuditerisht ajo eshte zhdukur nen nje mal me rroba te palara. Gjithe delikatese i shtyj me kembe pertoke dhe ulem.
Dora tani cuditerisht nuk po me dridhej. Mos isha cmendur? Cfare kisha vendosur? "Jo me rruge te shkurta." Patjeter qe duhet te isha cmendur. Me sa dij une jam i vetmi ne kete planet qe po marr ne konsiderate te zbatoj nje vendim te tille. "Me shpejt, me shume, me lire" Valle nuk eshte kjo fuqia qe ve ne levizje shoqerine tone ne kete shekull? Sa me shkurt per mos humbur kohe, nuk ka rendesi te dish por te kesh, jo cilesi por sasi, ec ne qorrsokaqe se nuk i dihet dhe del gjekundi. Gustoja zevendesohet me komoditetin, ne betejen midis forcave te se kaluares dhe forcave te tjetersuara te tashmes qe kerkon te na shnderroje ne automate blerjesh me "ule cmimi" e dime te gjithe kush ka fituar. Nuk ka me te ndalosh diten dhe te ngresh koken lart per tu kenaqur me driten e diellit apo te shtrihesh dhe te numerosh rete. harruam te marrim fryme thelle per te kthjelluar mendimet dhe per te gedhire naten pagjume per te vendosur nese do te blesh trendafila apo karafila per vajzen tende. Ndaluam se vezhguari veten ne pasqyre per te kutuar me thelle se sa na vlen lekura.
Cigarja me eshte djegur komplet dhe hiri gati i plote rrezohet ne tapet. E pashe tek binte dhe cuditerisht asnje sirene alarmi nuk mu ndez. Ndoshta kjo eshte shenje e deshires per te vazhduar fillin e mendimeve. Po cfare rendesi ka te vazhdoj te perseris keto gjera vetes?
Ndoshta imtesirat qe i zbuloj cdo dite mbi veten me falin origjinalitetin e humbur ne kete dekade. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse dora me dridhet kur dua te shkruaj. Valle per cfare te shkruaj? Jam i lodhur se shkruari mbi trishtimin dhe derivatet e tij te shumllojshme qe ka shnderruar frymezimin tim ne nje monolog vaji. Te shkruaj per dashurni? Atehere duhet te kthehem ne te kaluaren, te pakten gjate luftes se dyte boterore sepse mbas saj kjo ndjenje e fuqishme ishte tretur e tretur derisa nje dite ishte zhdukur duke lene kete bote ne erresire. Tek-tuk zbuloheshe ndonje kopje e tjetersuar ne ndonje cift pleqsh qe ecnin dore per dore lulishteve.
Por tani ka ardhur koha per ndryshim dhe muza ime do te rigjendet ne menyren tradicionale, te shperfilluar nga shume banore te planetit blu. Mund dhe djerse. Ne librat e vjeter me kapake te rende flitej shume per keto dy fjale. Frika e deshtimit me lidh fytin dhe me shpon krenarine. Duhet te sakrifikoj shume dhe ky proces aspak i koklavitur po veshtiresohej qe tani. Por ne ata libra te vjeter thuhej gjithashtu qe rruga behet me e lehte kur fillon dhe ecen perpara.

Postuar nga Katilesha datė 28 Dhjetor 2007 - 17:15:

Postuar nga kotka datė 28 Dhjetor 2007 - 18:49:

Re: Gishta qe dridhen

Citim:
Po citoj ato qė tha ingmetalboy

Sa shume me pelqeu.

Ty i dashur po te dridhen gishtat, ndersa mua ne keto momente po me dridhen gjithe qelizat e trurit dhe nuk ka mekanizem ne bote qe te mi komandoje ne keto momente.

Ndihem kaq e eksituar dhe nuk di ku do ti gjej ato forca qe te me cojne perseri ne relax.  Me duket si gjeja me e pamundur per momentin, qe mund te ndodhi dhe e di shume mire gjithe kjo gjendje eksituese vjen nga stresi i kote i dites qe eksperimentojme pothuajse cdo seconde, cdo minute, cdo ore.

Nuk e ndalojme dot, duhet te marrim pjese ne kete valle se kjo valle hiqet sot, eshte ne mode si i thone fjales..........

Postuar nga ingmetalboy datė 19 Mars 2008 - 19:03:

Une quhem... Te them te drejten nuk e kam vendosur akoma si quhem sot. Kam qene shume i zene duke injoruar sinjalet e alarmit qe ndizen kudo ku po shkel, per te gjetur nje emer te pershtatshem. Po po. Une jam nje kamaleon kur vjen puna ne emrat dhe ne vartesi te nivelit te pagjumesise shnderrohem ne ate qe quaj veten. Si duket pagjumesia i tjeterson njerzit, i nxjerr jashte karakterit dhe te nesermen pyet veten " valle isha une ai dje?" Pyetje me vend. Valle jemi vertet ne ne ato momente kur pagjumesia na trullos disi me drogen e mendimeve pafre qe vijne ne pushtet brenda kokes qe zjen. Mendime nga me te cuditshmeet qe ndonjehere na bejne te qeshim si i cakerdisur naten, por qe shpesh zbehin konturet e te ashtuquajtur ndergjegjie dhe ngadale veprimet tona fillojne edhe derdhen perjashta kupes sone te se perditshmes qe hidhur na perfaqeson.
Pikerisht ne ato momente nje nate adrenaline neper kycet jetesore na ben te ndihemi ne qiellin e shtate dhe pagjumesia kthehet ne nje bekim. Je ndryshe. Plot me energji qe fokusohen natyrshem ne kanalin e gerryer nga emri qe i ke vene vetes dhe fokusi te ben te ndihesh i gjalle duke ndjere kapacitetin tend te shfrytezohet deri ne palce. Nuk ka mur qe nuk mund te rrezohet, thesar qe nuk mund te zbulohet, mal qe nuk mund te ngjitet apo enigme pa u zgjidhur. I paprekshem prej acarit apo te nxehtit ecen i sigurt ne nje bote qe nuk te frikeson.
Por gjumi vendos te shfaqet me ne fund dhe shfaqja mbaron pa zbuluar moralin. E nesermja vjen dhe duhet te ngrihesh perseri ne kembe shpesh pa pike fuqie nga nje nate me pare. Duhet te ngrihesh dhe te fillosh te ecesh me te gjitha pasigurite, dyshimet, lodhjet dhe ne nje menyre apo nje tjeter duhet te gjesh rutinen tende te skicuar nga i famshmi karakter qe te te sherben si sfond deri ne fundin e udhetimin tende.

Postuar nga ingmetalboy datė 26 Mars 2008 - 07:12:

Vetmia kishte levizur pllakat e mendimeve ne nje menyre te cuditshme kete radhe dhe mozaiku i krijuar, me fuqite e saj magjike, shperngul unin tim ne nje ishull te vogel ne mes te oqeanit te pergjigjeve ku dikur shkoja per te peshkuar pergjigjet e pyetjeve qe pareshtur gudulisnin egzistencen time. Por, si duket fara ime ka ndryshuar mbasi dikur qetesia me prehte kockat dhe ndodhte qe i lumtur dorezohesha ne krahet e vetmise per te zbuluar nga vetvetja. Keto dite tashme jane shuuume larg. Tani... ndoshta ai pus eshte thare. Mos e dhente Zoti kurre! Ndoshta shekulli i njezetenjete ka rradhitur kodet e ADN-se ne nje tjeter forme ku me duhet te zhdukem ne mes te nje turme te panjohurish per te zbuluar qetesine e vertete dhe gjumi nuk me ze pa zhurmen e qytetit qe kurre nuk ndalon.
Por sot dicka ndodhi ndryshe dhe pragmatizmi im ne punet e te mbinatyrshmes, nuk me ndaloi te vendos kapelen e kashtes ne koke si dikur dhe te hedh grepat ne oqean, me reren e florinjte si stol dhe qiellin paskaj si shok. Dielli ndricon shume dhe me ben te mbyll syte. Era ndjehet provokuese ne gjymtyret e mij lakuriq, por i vendosur te ndjehem si dikur, nuk terhiqem. Nuk ka rendesi cfare pikepyetje do te mund te fshij tani nga lista e stermadhe e arsyetimit njerzor. Dua vetem te bej tik-takun e jetes te zbehet disi, duke zhurmuar edhe paarsye ne nje drejtim apo nje tjeter. Ah ai tik-tak i paharrueshem qe oshetin thelle ne venat e mija duke kerkuar heshturazi ate qe i takon.
Kuptohet qe vetem padija ime mund ti beje balle ketij curril te perjetshem iritimi. Tani rendesi ka kapelja ime e kashtes, ishulli im tropikal, dielli ku nuk duhet te merzitem per enderra te ndaluara, te verteten qe ka dale ne shitje, epshe me origjine kafsherore apo filozofime paorbite.

Postuar nga briseide datė 01 Prill 2008 - 09:11:

Shume bukur Ingmetalboy,me pelqyen te gjitha shkrimet

Postuar nga ingmetalboy datė 02 Prill 2008 - 18:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha briseide
Shume bukur Ingmetalboy,me pelqyen te gjitha shkrimet

thanx briseide. Me behet qefi kur fjale te mira dalin nga njerez (fatkeqesisht vetem virtuale per tani) te cilet i vleresoj per zgjuarsine dhe ndjeshmerine e tyre.
mire u degjofshim ne labirinthet e forumit

Postuar nga briseide datė 02 Prill 2008 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha ingmetalboy

thanx briseide. Me behet qefi kur fjale te mira dalin nga njerez (fatkeqesisht vetem virtuale per tani) te cilet i vleresoj per zgjuarsine dhe ndjeshmerine e tyre.
mire u degjofshim ne labirinthet e forumit

faleminderit

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 03 Prill 2008 - 17:12:

Me pelqen kjo tema ...........komplimenti.

Postuar nga BIONDIA datė 04 Prill 2008 - 21:42:

Me syte e lodhur shikoj perjasht dritares te kesaj godine ndodhem ne katin e 4 dhe kam te gjithe qytetin perpare syve te mi shikoj nga lag detin e thelle dhe anijet qe hyjne e dalin nga porti .Ndihem e lodhur ndiej hapa ne korridorin e gjate kthej koken nga ana tjeter dhe shikoj ty qe dukesh sikur flen me dukesh si nje zane e dale nga perrallat e vendit tim .
Shikoj fytyren tende njgyre gri por me nje lekure te lemuar qe cdo njeri do ta kishte zili ,shikoj vetullat e zeza te holla qerpiket e gjate si hala pisha dhe buzet bukura por te mavijosura .
Te afrohem me hapa te ngadalte s ekam frike temos te zgjos kam frike mos prish kete gjume te qete qe me ne fund po ben .
Te afrohem e te perkeshel floket ti rregull si te pelqejne ty pastaj marr canten e tualetit e filloj te lyej pak ne fillim te ve pak puder eshte ajo pudra roze te shkon shume pastaj lehte te lyej syte ,te lyej buzet dhe kur mbaroj te them
-Je shume e bukur mikja ime shume e bukur engjej t do habiten me bukurine tende -por sot ti nuk me kthen pergjigje je e lodhur dhe te kuptoj ke kaluar nje nate te tmerrshem nga dhimbjet dhe tani pushon .
Hapet dera dhe shikoj infermieret kane ardhur te marrin me shikojne sikur duan te me thone "mos u merzit kjo eshte fati i cdo njeriu qe eshte ne kete dhome" ndoshta presin qe une te qaj te bertas o te bej ndonje gje dhe e vetmja gje qe bej une eshte te shtrengoj doren fot .
Me dridhen duart por kur ndiej ftohtesine e dores tende tani ti duhet te ikesh te me lesh vetem dhe une ndiej kete mungese akoma pa dalur ti nga kjo dhome.Carcafi i bardhe ngrihet dhe ti humb ne kete bardhesi dhe une ndiej nje ftohtesi qe me pershkruan nga fijet e flokut deri tek gishtat e kembeve bashke me ty dal dhe une dhe pse ndryshimi eshte shume i madh une dal per te hyre perseri ne kete dhome ti per te mos u kthyer kurre me....

Postuar nga ingmetalboy datė 05 Prill 2008 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha briseide

faleminderit

Postuar nga ingmetalboy datė 05 Prill 2008 - 19:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA

sad and wonderful ne te njejten kohe.

Postuar nga BIONDIA datė 06 Prill 2008 - 14:32:

Sa e urrej kete dhome urrej cdo gje te saj urrej dritaret e saj jeshile dhe perdet e bardha prej lini ,urrej ngjyren me te cilen eshte lyer nje ngjyre e irnosur qe te sjell trishtim .Mbi tavolin gjendet nje tufe me zambake te bardhe jane te vetmit qe me tregojne se ne kete dhome ka dicka te bukur.
Me pelqejne keto zambake me kujtojne shtepine oborrin tim ah shtepia ime.....me syte e mendjes vij tek ti dhe futem ne ate shtepi qe ndiej kaq mall ate shtepi ku rrine te fshehura cdo gje gezimet dhe trishtimet e mia.
Ndiej qe hapet dera ngadale dhe shikoj fytyren e lodhur nga ku del nje buzeqeshje e madhe te mamit tim ecen me kujdes sikur ka frike qe dhe hapat e saj do me shtojne dhimbjet me vjen afer dhe me puth fort ne faqe dhe ndieh ate eren e mire qe vjen nga trupi i saj nga floket e saj nje ere qe vetem gjiri i nenes e ka .
Me shikon dhe ate zerin e saj te ngadalte me thote "sot qenke mire vogelushaj ime qenke shume mire ke nje ngjyre te mire "dhe une buzeqesh dhe pse e di qe po me genjen ,kohet e fundit ke filluar te me genjesh se ke bere kurre mami (ne fakt shume here te kam genjyer une kur te thoja se po shkoj ne bibloteke e shkoja te takoja .....).Merr karrigen dhe me vjen afer dhe une te shikoj ne sy jam shume e lodhur aq e lodhur sa nuk arrij te mbaj syte hapur por mundohem sepse nuk dua qe ti ta kuptosh se nuk jam mire .
Shikoj syte e ty ngjyre jeshile fytyren tende me rrudha e dhe te plakur je plakur shume keto muaj me duket sikur ke 20 vjet me shume por perseri je akoma e bukur per mua .Levis me nervozizem floket dhe pse hiqesh e qete por te njoh njoh kete levizje te vashdueshme qe prek floket .
Me duart qe te dridhen me shtrengon doren e nis e ma perkedhel ngadale .Te buzeqesh e mbyll syte e lodhur jam e lumtur qe ti je afer meje pastaj ngadale ngren doren e nis e me perkedhel floket "mos u merzit vogelushja ime do behesh me mire e di e parandjej "une buzeqesh me syte e mbyllur e mundohem te mbaj lotet nuk dua te qaj sepse e di qe do te merzis e nuk dua qe ti te merzitesh perseri e perseri . Keto muaj kane qene nje merzitje e vashdueshme per ty per te gjithe ne .
Ah sa dua qe ta heq kete trishtim qe ke ne fytyren plot rrudha sa dua te heq ankthin ,qe ka muaj qe te mundon ,sa dua qe te ti te mos kaloje kete qe po kalon por une e di qe nuk e bej dot ashtu sic di qe dhe ti nuk me ndihmon dot kete here.
Ti gjithmon ke qene ne krahun tim ke qene dhe kur pa dashur te kam zhgenjyer ke qene gjithmojn dhe kut dikush me ka gjykyer dhe ti me ke mbrojtur sic mbron nje luaneshe pjellen e saj dhe pse dukesh nje krijese e brishte ...
Ti vashdon te me perkedhelesh floket dhe une kujtoj vitet kur qaja per dike e ti mundoheshe te me qetesoje dhe ateher me thoje si tani "mos u merzit do behet me mire do harrosh cdo gje " dhe une te besoja ...por tani ah sa dua te besoj me gjithe shpirt dua te besoj por nuk mundem .Me duart qe te dridhen ti me rregullon carcafin ben sikur e rregullon dhe e ngre per te pare turpin tim e di dhe pse syte i ke mbyllur se cfare shikon dhe luz Zotin qe per nje moment kembet e mia te jene normale sic kane gjithmon te lolla por e di tani jane fryre dhe shume dhe nga lekura eshte bere e shkelqyer dhe vende vende ka disa carje qe m djegin pak(me djeg gjithe trupi dhe nuk e di kush djegje eshte me e lehte).
E ul carcafin shpejt dhe fillon te me flasesh per kohen qe eshte jashte me tregon sesi kane celur lulet ne oborr sesi ke bere punet ne shtepi qe je merzit me babin se ben rremuje por kalon gjerat e rendesishme nuk do te me tregosh ate qe une dua .
Nuk dua te pyes dhe pse ti e di qe une vetem ate mendoj pastaj lehte te them "mami me kujton ndopak femija im "dhe kur them kete gje zeri yt dridhet dhe cdo pjese e trupit tim digjet ngurtesohet qan ulerin ....
Hap syte dhe shikoj ne syte e tu tani jo me jeshil sepse nuk i dallohet ngjyra nga lote tek me peshperit me buzen qe te dridhet" cdo sekonde vogelushja ime vizaton per ty ,ben cdo gje per ty, lutet engjejve ne darke per ty dhe sillet mire ne kopesht se nuk do qe kur ti te vish ne shtepi te merzitesh mezi pret qe te dalesh dhe ja ti dhe pak dite do vish ne shtepi "
Ajo vashdon te flase dhe une kuptoj se ndoshta nuk do te shkoj kurre ne ate shtepi nuk do te shoh kurre ato vizatime nuk do te shikoj me kurre ate femi me floket e verdha dhe syte jeshil si bari i njome sdo te shoh me kurre ate fytyren tende te bukur qe duket sikur te ka vizatur dikush sepse je perfekt.
"Ma kam frike se do me harroje ,se sdo me kujtoje kur te rritet ,kam frik se sdo jem kur te filloje klasen e pare sdo jem kur te lozi futboll ,sdo jem kur te gjeje te dashuren e pare sdo jem kur te ..."
Ti do jesh vogelushja ime do jesh ta premtoj "..ah sa dua te besoj kete here....
Me duart qe me dridhen une te shtrengoj fort doren dhe mbyll syte e qete sepse e di qe ti sme ke genjyer qe ti sme genjen ..

Postuar nga Vizioner datė 06 Prill 2008 - 16:10:

...BIONDIA.....shume buker e ke shkruar!

Pershendetje

Postuar nga ingmetalboy datė 07 Prill 2008 - 06:17:

Hey BIONDIA! Duke lexuar shkrimin tend te fundit me erdhen ndermend vargjet e nje kenge time te preferuar. Ndoshta e ke degjuar.

The Bleeding-Five finger Death

I remember when
all the games began.
Remember every little lie
and every last goodbye.

Promises you broke
words you choked on
and I never walked away.
Still a mystery to me.

Well Im so empty
I'm better off without you
You'r better off without me.
Well you're so unclean.
I'm better off without you
You'r better off without me.

The Lying!
The Bleeding!
The Screaming!
Was tearing me apart.
The Hatred!
Deciving!
The Bleeding!
It's OVER!

Paint the mirrors black
to forget you.
I still picture your face
and the way you used to taste.

Roses in a glass
dead and wilted.
To you all this was nothing,
Everything to you is nothing!

Well you'r so filthy.
I'm better off without you
You'r better off without me!!
Well I'm so ugly!
You'r better off without me
and I'm better of without you!!

As wicked as you are...
you'r beautiful to me.
You are the darkess burning star.
My perfect diesease!

Postuar nga BIONDIA datė 07 Prill 2008 - 08:56:

Ciao ingmentalboy te them te drejten nuk e kam degjuar por tani do ta degjoj .

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 08 Prill 2008 - 15:34:

Komplimenti BIONDIA me ke prekur ...

Postuar nga BIONDIA datė 08 Prill 2008 - 21:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha AIR-FORCE-ONE
Komplimenti BIONDIA me ke prekur ...

Faleminderit AIR-FORCE -ONE

Postuar nga ingmetalboy datė 09 Prill 2008 - 05:03:

Hey BIONDIA
shpresoj te lexoj se shpejti me teper prej teje.

Postuar nga BIONDIA datė 09 Prill 2008 - 12:50:

Me duart qe me dridhen hap deren e makines dhe zbres dhe pse ti mundohesh te me ndihmosh sikur te jem nje femi qe sapo ka filluar te eci ,te shtyj doren ngadale dhe rri per disa caste ne oborr.
Nga vazot me lule vjen je profum i mrekullueshme i jaseminit dhe i karafila qe perpara se te semuresh i pata mbjell .Marr fryme thelle dhe ky profum i mrekullueshm me hyn ne shpirt me mbeshtjell si nje tis i holle mendafshi .
Cdo gje duket sic e kam lene 3 muaj me pare lodrat e tua ne nje qoshe porta e futbollit koshi i basketbollit bicikleta ne anen tjeter vetem poshte gazebos shikoj qe jane nderruar cdo gje dhe ne e ne tavoline qendron nje vazo me tulipane te bardhe nuk po u besoja syve nuk e mendoja qe do kishin celur kur i mbolla nuk mendoja se do arrija ti shihja te celnin .
Ju afrova afer dhe preka lehte gjethet e gjera kishte ne kete vazo 3 tulipane te celur dhe per cudi mendova se ishte numri jone une ti dhe .... me kujde hap deren e shtepise dhe ndiej te me perplaset ne fytyre ai profumi per te cilin me kishte marre malli ishte profumi i shtepise time .
Ne te qinden e sekondit rrotulla syte ne kater qoshet e shtepise dhe pashe cdo gje me imtesi cdo do gje ishte ashtu sic e kisha lene ndryshonte vetem dicka qe perpara se beja kurre afer ikones se Jesus ishte ndezuyr nje lumin qe leshonte nje drite te kuqe kjo gje me beri te kujtoj lutjet e tua dhe me erdhi keq per ate qe ke kaluar keto muaj .
Mbi tavoline qendronte akoma fotoja ime ku isha 19 vjece ishte nje foto qe ty te pelqente shume dhe i kishe gjetur dhe vendin me thoje "ne kete vend eshte mire sepse duhet cdo njeri qe te hyje ne shtepi te shohi sesa e bukur je ".
Shkoj drejt korridorit dhe me ngadale hap deren tende ti je aty qe flen gjume ne krevatin prej druri ndiej profumin e dhomes tende tipik te femijeve te vegjel profum pudre , kremi profum pastertie .
Ne dhomen tende eshte pak erresire ndez me ngadale abazhurin dhe dalloj floket e tu te verdha fytyren tende te bukur zhytyr ne carcafet e bojeqillte.Ne dritare qendrojen perdet blu dhe kafshet qe jane aty duken sikur te mbrojne nga cdo e keqe
Ne tavanin tend yjet dhe hena fosforishente leshojne nje drite blu dhe kjo gje jep nje nuance tjeter dhomes .Te afrohem afer dhe me duart qe me dridhen (kete here nga gezimi) te prek ngadale floket te prek doren e vogel por te shendetshme qe e ncjerre jashte jorganit me tjetren ke perqafuar nje pellush qesh eshte ariu jot i preferuar i kishim vene dhe nje emer TEDI.
E shtrengoje fort ne tej ne qoshe shikoj canten e shkolles kurse mbi karrike shikoj perparsen klu ku jane qendisur inizialet e emrit tend.
E kam qendisur une kete gje te ulem afer me kujde se nuk dua te zgjoj dhe te shikoj me imtesi sa ke ndryshuar ne keto 3 muaj .Shikoj vetullat e zeza dhe qerpiket e gjate e te zinj shikoj buzet e bukura dhe lekuren tende te lemuar .
Je fotokopia ime me kujdes heq kepucet dhe futem ngadale ne krevatin tend ti ndien e me doren tjeter me ve rreth qafes dhe une te shtrengoj me kujdes .Ndiej frymen tende te ngrohte ne qafen time dhe te peshperis ngadale "amore della mamma come sei cresciuto"te shikoj ne fytyre ti buzeqesh por gjithmon me syte mbyllur nuk e di ne me ke degjuar apo jo . Ndoshta po shikon ndonje enderr te bukur ndoshta po luan me engjejt qe te kan mbrojtur kur skam qene une .
Te puth fort dhe ndiej qe kjo puthje ka larguar cdo gje ka larguar vuajtjet ,dhimbjet friken time .Ka larguar ate dimir qe kishte muaj qe me mundonte.
Te shtrengoj me fort e ti hap syte me shikon dhe buzeqesh e me thua"do me cosh ti neser ne shkolle sdo ikesh me spital "e une me lot ne sy por e gezuar te them "do te coj une e do te marr une " ateher qesh por kete here e di qe spo shikon enderr dhe me thua "je mami me e mire ne bote te dua shume " mbyll syte dhe fut gishtin e madh ne goje dhe te ze gjumi .
Une jam ketu afer teje dhe mendoj se cdo gje qe kam kaluar ka qene vetem nje enderr ..nje enderr e keqe me gishtat qe me dridhem te perkedhel floket pa ndalaur asnje cast ....

Postuar nga ingmetalboy datė 09 Prill 2008 - 18:34:

Nuk e di pse por sa here qe lexoj dicka nga ty, frymemarja ime qetesohet dhe mbyll faqen me nje psheretim lehtesimi. Cudi!

Postuar nga zemer-.... datė 09 Prill 2008 - 20:28:

MIREMBREMA BIONDIA KOMPLIMENTI PER KETO EMOCIONE,KE NJE MENYRE TE SHPREHURI SHUM ORIGJINALE TE BEN TA PERJETOSH ATE QE TI SHKRUAN ...ME PAK FJALE TE PREK.

Postuar nga BIONDIA datė 09 Prill 2008 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha ingmetalboy
Nuk e di pse por sa here qe lexoj dicka nga ty, frymemarja ime qetesohet dhe mbyll faqen me nje psheretim lehtesimi. Cudi!

Faleminderit .

Postuar nga BIONDIA datė 15 Prill 2008 - 23:17:

Me duart qe me dridhen te shkruaj kete leter dhe pse e di qe sdo kishte leter qe te mbante fjalet qe do te them sdo te mjaftonte asgje per te treguar ate qe ndieja e vashdoj te ndiej per ty .
Nuk di si ta nis tani kete leter dhe pse dikur te dergoja gati cdo jave sdi cte them tani dhe pse dikur nuk kisha nevoje qe te lodhja mendjen se ku ti gjeja fjalet sepse ato me me dilnin nga shpirti me dilnin nga zemra .
Nuk di si ta nis kete leter ...nuk di si te quaj ...
I dashur -po me te vertet kam te drejte te quaj te tille mbas gjithe kesaj kohe qe ka kaluar kam te drejte te them nje fjale qe tani e thote dikush tjeter dhe pse nuk mendoj se i perket kjo fjale?
Me duart qe me dridhen shkruaj emrin tend .... ah ky emer sa me ka bere te vuaj ,ah ne sa dite e nete kete emer i kam permenduar .
Cdo nate para se te flija une nuk thoja kurre tjeter gje asnje lutje Zotit sepse Zoti im ishe ti ,emri jot ishte e vetmja gje qe mendoja cdo sekonte e vetmja gje me bente te lumtur ...emri jot i vemti mallkim i kesaj jete qe me ka mbetur sepse nese dikur ky emer me sillte dashuri tani ishte nje osesion .
Kisha shume nevoje qe te tregoja se cfare po ndothte me mua sepse ishe i vetmi njeri qe me ke ngelur.
Doja te tregoja se ndoshta ajo vajza qe te deshi aq shume nuk do ishte me ajo vajze do ikte larg do ikte vegimi i saj sic iken vesa mbas daljes se diellit,doja te tregoja se ato sy qe ti dikur i adhuroje ato sy qe ti dikur ty te shihnin si nje relike do mbylleshin ndoshta ne nje dhome te ftohte morgu larg vendit te saj pa vegimin e syve te tu dhe pse e dija qe do prisja te ishte dora jote qe te mi mbyllte..
Doja te tregoja se floku i verdhe te cilin ti e ledhatoje do te binte e dora jote sdo e prekte me ,do te thoja se cdo gje e trupit tim te atij trupi qe ne netet e ftohte te dimrit ti e ngrohje me puthjet tua tani ndoshta do ishte pre e prekjeve te djave do ishte pre e tokes se ftohte ...
Doja te thoja qe kisha frike te vdisja sepse nuk isha akoma gati sepse po lija shume gjera te shtrenjta pas qe do vuanin e midis tyre ishe dhe ti dhe pse me ke bere te vuaj ,doja te thoja qe asgje sdo me ndante nga ty asgje ...
.Une do te merrja me vete brenda vetes time brenda shpirtit tim si gjene me te shtrenjte te kesaj bote do te me ngrohte kujtimi yt kur te kisha ftohte, do te me qetesonin perkedheljet e tua kur te kisha dhimbje ,do te me mbronin puthjet e tua kur erresira te me terhiqte drejt saj ti do ishen me mua ne mezin e kesaj mizorie .
Me duart qe me dridhen mbush nje faqe me gjerat qe dua te them qe dua te tregoj dhe pse e di qe ndoshta kurre sdo te kem guximin qe ta postoj kete leter si shume te tjera.
me duart qe me dridhen e me lotet ne sy le kete leter mbi tavoline me shpresen qe dikush ta postoje qe dikush te ta sjelli dhe shpresoj qe ta marresh ne kohe qe te vish e te .....me mbyllesh syte

Postuar nga Vizioner datė 16 Prill 2008 - 09:44:

....BIONDIA...... I Respektoj, ndjenjat e tua!

...Me gishtat qe dridhen, marr letren mbi Tavoline. Lexoj rrjeshtat e shkruar mbi te dhe nje rrenqethje me pershkon trupin!
Gishtat vazhdojne te dridhen dhe rreshtat behen me pak te padukshem, syte me jane mveshur!
Gishtat vazhdoje te dridhen por, tani dhe me shume dhe ne Zemer ndjej dhimbje. Rrenqethja ne trup vazhdon dhe cdo rrjesht i shkruar mbi leter, behet me i padukshem!
E vendos letren perseri mbi Tavoline, dhe mbyllem ne vehtvehte! Imagjinoj...! Nje shpirt qe lendon, nje Zemer qe vuan, nje njeri te trishtuar!
Me Sy te mveshur, veshtroj perseri mbi leter. Me gishtat qe vazhdojne te dridhen, marr perseri letren, e shtrengoj fort, sikur te te shtrengoja Ty mbas trupit tim! E perkedhelja letren lehte, sikur te perkedhelja Ty! peshperisja me vetvehten fjale te embelta, sikur ti peshperisja Ty! Ah, sikur te mi ndigjoje!!!
Me gishtat qe dridhen, e palos letren dhe e fus ne xhepin e kemishes, prane zemres! Me trupin akoma te rrenqethur, cohem dhe dal nga dhoma me hapa te lehte, per te te mos te zgjuar, per te te mos te prishur enderren qe po Enderron....!
Me gishta qe dridhen, prek xhepin ku kam futur letren dhe ndjej qe zemra me rreh me me force, ndjej se te kam prane........ndjej se, mora me vehte nje pjese nga dhimbja jote, nga jeta jote, nga Enderrat e tua!
....Ti zgjohesh! Dhe vete pa e kuptuar, shkon drejt Tavolines ku kishje lene letren! Me sy paksa te pergjumur shikon qe letra s'eshte me mbi Tavoline! Mbyll syte per nje cast dhe i hap perseri, duke menduar se je ne Enderr, por letra prap s'eshte mbi Tavoline! Gishtat fillojne te te dridhen. Trupi fillon te te rrenqethet! Ne zemer ndjen nje shtrengim por, cuditerisht, eshte nje shtrengim i jo dhimbes! Ndjen nje ndjenje qe se ke ndjere, prej kosh! Ndjen dicka qe, as vete se shpjegon dot! Gishtat s'te dridhen me! Rrenqethja te ka ikur! Nuk cuditesh me, pse letra s'eshte me mbi tavoline!
Dicka e e pa kuptueshme po ndodh me ty por, dicka qe eshte dhe e bukur,qetesuese! Veshtron nga dritarja e dhomes, dhe sheh nj Pellumb qe qendron mbi parvaz dhe cukit me sqep mbi xham! Pellumbi te veshtron Ty dhe fillon te kendoje....!
Ti, buzeqesh dhe pa kuptuar as vete, fillon te kendosh me te! Cohesh dhe shkon drejt dritares. Me gishta qe s'te dridhen me, hap dritaren dhe pellumbi, cuditerisht, nuk trembet nga Ty por rri aty dhe te veshtron! Ti, zgjat doren dhe e prek! Ai, vazhdon te te veshtroji. Ndjen ngrohtesine e gishtave te tu. E merr dhe e shtrngon pas Zemres. E ledhaton me gishtat qe me zdridhen, dhe ai ndjehet mire!
...Me gishta qe me s'te dridhen, merr nje leter dhe fillon te shkruash. Shkruan dhe kendon lehte...!
Gjithcka te duket ndryshe...! Ndjehesh e qete!
Nje fllad i lehte perplas dritaren, te cilen e ke lene hapur, dhe atehere kupton qe S'JE NE ENDERR!

......................

Une jam...!!!
Elbasanlli

Postuar nga BIONDIA datė 16 Prill 2008 - 18:41:

I Nderuar Une jam...!!!

Me gishta qe me dridhen une nis te shkruaj ,te shkruaj ndoshta fjalet me te bukura qe skam ditur ti lidh kurre ose skam dashur ti lidh me friken se keto fjale te perkasin vete ty Dhimbja ime por sot eshte ndryshe ai pellumb solli ne shpirtin tim ate qe une kisha nevoje me risolli DASHURINE.
Si kisha jetuar kaq kohe pa ty DASHURIA ime ?
Si kisha arritur te jetoja gjithe keto vite duke ndjekur pas nje enderr dhe pse ishte shume e bukur kete enderr por e ndiqja nga pas vetem une ,si kisha mundur te jetoja kaq vite ne kete erresire ku mungonte drita si kisha mundur te mendoja te jetoja pa dashuri ?
Ne syte e mi te verber kishte ardhur dita ,ne zemren time te lenduar kishin filluar plaget te mbylleshin dhe ne tere trupin tim te lodhur kishte filluar rilinjda sic rilind cdo gje ne pranvere mbasnje dimri 15 vjecar.
Une po rilindja per TY per TY y qe aspak nuk te kisha enderruar ,aspak nuk te kisha denjuar as dhe me nje shikim nuk te kisha dhene as me te voglen shprese por sa kisha gabuar....
ti kishe qene gjithmon afer meje dhe pse ste shikoja ti ishe ne krahun tim kur lodhja sfilitja me bente te rrezohesha dhe ti jepja krahun per tu mbajtur ,ti ishe afer meje dhe kur nga dhimbjet ulerija ti me fjalet e tua ishe ilaci i kesaj dhimbje .
Nuk do e kisha kuptuar kurre sikur ky pellumb te mos kishte ardhur ne dritaren time te me kishte prekur me kengen e tij te me kishte treguar sesa bukur eshte te nises te dashurosh perseri ...
me tregoi se nje zemer e plagosur mund te sherohet duhet vetem pak durim dhe shume dashuri per ta bere kete gje ,me tregoi se mund te besosh perseri tek te tjeret sepse jo te gjithe jane "lucifero" me syte e engjellit ,me tregoi se mjafton qe ta duash lumturine e ajo vjen ....
Ah sa te kisha pritur dashuria ime ...ti kishe ardhur por kete here binte dera... e lumtur une ngrihem me lapsin ne njeren dore dhe e hap dhe te shikoj ty syte e tu te bukur mbas syzeve ,shikoj floket e tu te shkurter shikoj fytyren tende dhe degjoj qe me thua .....
nuk thua asgje sepse keto momente flet vetem zemra ime

Postuar nga Vizioner datė 17 Prill 2008 - 08:58:

.................................

...Ne heshtje, pa fjale, shikojme njeri-tjetrin ne Sy. Ndugjojme Zemrat se si rrahin! Kuptojme qe dicka po ndodh!
Me gishtat qe dridhen lehte, prekim duert duart e njeri-tjetrit. Zemra rreh me me force! Ato gishta qe dikur dridheshin nga dhimbjet e shpitit, tani dridhen nga emocioni,por jo, ato pushuan se dridhuri sepse jane te shtrenguara fort ne doren time!
Duke me veshtruar, nga Syte e tu dalin lot, por jo lot te dhimbjes, ato jane lote gezimi. Ngre doren dhe te prek lehte ne faqe. Te fshije syte e perlotur. Ti mbeshtet koken ne kraharorin tim dhe ndjen rrahjet e zemres time. Ti ndjehesh mire. Me shtrengon fort mbas trupit, me duar qe me nuk te dridhen. Ti me shtrengon fort sikur do te me tregosh qe, s'te le me t'me ikesh!
Pranvera sapo ka ardhur!
Nga dritarja e hapur, ndihet aroma e Trendafilave.
Ti qendron ashtu, e shtrengur fort mbas trupit tim. Une te ledhatoj lehte me duar, mbi floket e leshuara mbi supe. Ti psheretin lehte. Eshte nje psheretime kenaqesije, psheretime e nje shpirti te qetesuar...
Ngren koken dhe veshron nga dritarje. Shikimi jot, tretet diku ne qiellin e pafund...
Te prek gishtat, qe me nuk dridhen. I shtrengoj fort dhe te terheq drejt dritares. Qendrojme te dy para dritares dhe ndjejme, flladin qe na perkedhel fytyren, aromen e Trendafilave!
...Ti mbeshtete koken ne supin tim dhe me shtrengoje fort, me GISHTAT QE ME NUK DRIDHESHIN...!!!

Une jam...!!!

Postuar nga BIONDIA datė 17 Prill 2008 - 12:47:

Une jam ...!!! me pelqen kjo fantazia jote por sa do te doja qe nje dite te ndothte me te vertet keshtu ..... por endrrat ngelen endrra megjithate eshte bukur te shkruash nje gje te tille sepse mendoj qe nga ana tjeter dikush me kupton dhe pse ky kuptim eshte nepermjet nje tastiere .

ps.vashdim pak me vone

Postuar nga Vizioner datė 19 Prill 2008 - 00:27:

...:lule

Postuar nga kurt datė 19 Prill 2008 - 09:35:

shkrime shume te bukura, nuk mund te them shpirtra te medhenj se me kane tallur kur i kam kompliment shkrime si kto, sinqerisht ne menyre te tille. 

por megjithate nuk mund tja lejoj vetes qe kritikat e leckamaneve te dictate my well-being kur lexoj shkrime te tilla ne oret e vona te nates, detyrohem ta perseris, o shpirtra te medhenj. 

Postuar nga BIONDIA datė 19 Prill 2008 - 10:52:

Citim:
Po citoj ato qė tha kurti
shkrime shume te bukura, nuk mund te them shpirtra te medhenj se me kane tallur kur i kam kompliment shkrime si kto, sinqerisht ne menyre te tille. 

por megjithate nuk mund tja lejoj vetes qe kritikat e leckamaneve te dictate my well-being kur lexoj shkrime te tilla ne oret e vona te nates, detyrohem ta perseris, o shpirtra te medhenj. 

Faleminderit kurt per kompilmentin sa per ate qe dikush te ka talluar kur ke bere komplimete e ke thene shpirtra te medhenj ndoshta ka qene shume xheloz/e sepse nuk ka inteligjence e duhur qe ti kuptoje o ti komentoje o ndoshta ka dashur vetem per nje sekond te provoje ate qe kane provuar njerezit qe i kan shkruar.
Shkruaj per kenaqsine time dhe jo per te marre komplimentet per ate nuk ka rendesi sepse e rendesishme qe ajo qe shkruaj me pelqen mua ,brenda meje une nuk ndihem nje vajze me shpirtin e madh ne pc ndihem ne jeten e perditshme me njerezit qe jetoj .
flm qe i exon

Postuar nga kurt datė 19 Prill 2008 - 11:32:

ska perse, per mua jeni te medhenj, se eshte ora 3:28 e nates dhe po kaloj kohen ne mes  shkrimeve tuaja. ku autoret jane njerz qe jetojne dhe me duket me e lezetshme kshtu.

Postuar nga Zani datė 23 Prill 2008 - 09:30:

Pershendetje!

Gishta qe dridhen ....e zemra qe pllakosen nga te shkruarit e gidhtave,e shpirtra qe roberohen nga thurja e fjales se bukur te dashurise,....dhe syte qe hapen e shterren brenda atyre shkrimeve nga gishtat e Tuj.
Kur ke etje e ke mall ulesh dhe gishtat vete shkojne e formulojne shprehje nder me te fortat qe kane burim, zemren cka flet,e mendjen cka mendon! ....dhe vendos ne leter ate ndjenje qe sdijme ta pershkruajme me fjale kurre....apo goja thahet kur fillon te belbezoi ...ehh ju gishta qe dridheni  keni aq mjeshtri  te pervloni zemra!...te gllaberoni shpirtra ...e zemrat tona mbesin rober te dikujt ...per gishta te dikujt!

E megjithate jetojme....dhe kujtojme ,frymojme me frymarrje te pergjysmuar!

Postuar nga Vizioner datė 24 Prill 2008 - 09:32:

...Gishtat, me kane filluar perseri, te dridhen!

Kur te pushojne pak, se dridhuri, do te vazhdoj prap te shkruaj!

Postuar nga BIONDIA datė 09 Maj 2008 - 23:22:

Me gishtat qe me dridhen lexoj sms e fundit ku me uron nje nate te mire dhe nje gjume te embel ... si mund te jete nje nate e mire larg teje dhe nje gjume i embel kur une enderroj ne thellesine e shpirtit tim te jem me ty ?.
Cdo gje dridhet ne mungesen tende gishtat ,trupi ,zemra cdo gje ndien ftohte dhe pse pranvera ka kohe qe ka ardhur ..me mungon dhe kjo mungese me ben te ndiej ftohte me ben te mos kem gjume me ben te mendoj se ti je gjysma ime je ai njeri qe kam pritur gjithe keto vite je endrra ime per te qene perseri e lumtur dhe pse kam frike...kam shume frike te mendoj se kjo gje po me ndoth mua qe po dashuroj perseri .
Dashuroj!!!!!!!
Kisha menduar se kjo fjale nuk eksistonte me ne fjalorin tim por ja u desh te njihja ty qe te besoja se eksistonte kishte eksistuar vetem se une kaloja rrjeshta nuk e lexoja kisha frike te mendoja nje gje te tille kisha frike te mendoja se nje dite do te dashuroja ty ..
Ke kohe qe ke hyre ne jeten time dhe i jep nje motiv zgjimit tim ne mengjes i jep nje motiv dites time i jep nje motiv mbremjeve te mia .Sa vetem isha ndiere pa ardhjen tende te kisha kerkuar sa kisha enderruar qe te vije dhe ja ..ti ishe afer dhe mua mjaftonte te zgjasja doren e te prekja dhe ti... ah kjo largesi ...
Me duart qe me dridhem te uroj dhe une nje nate te mire duke pritur me ankth ardhjen e mengjezit qe te tregoj sesa me ke munguar "shpirti im"
te dua mos e harro!

Postuar nga agata datė 04 Qershor 2008 - 14:54:

Pershendetje BIONDIA...

Shume te ndjera shkrimet e tua urime...

Postuar nga BIONDIA datė 05 Qershor 2008 - 17:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
Pershendetje BIONDIA...

Shume te ndjera shkrimet e tua urime...

flm Agata

Postuar nga BIONDIA datė 06 Qershor 2008 - 10:36:

Mengjes si ftohte qershori dhe pse eshte cudi  duhet te jete nje dite e bukur vere ne fakt bie shi, nje shi qe shoqeron kete mengjes ndoshta per te treguar se cdo gje qan vuan dhe natyra per pak diell per pak ngrohtesi ..Kembet me cojen si padashur perpara nje kishe ndalem dhe shikoj ...une nuk jam nje njeri qe beson por nga porta e hapur shikoj altarin lojen e  dritave dhe   ndricimn e shandaneve dhe flaken  i qirinjve qe vjen nga kjo brenda dhe em kembet qe me dridhen hyj brenda .

Me duket sikur nje force me e madhe se mua me therret me fton te hyj brenda t sikur degjoj melodine e harqeve dhe te violinave qe engjejve qe me kendojne qe mundohen te me heqin merzitjen trishtimin dhe kete ndenje qe sdi si ta quaj..frike ,boshllik ,mungese ...dashuri..

Hyj ngadale dhe pse e di qe nuk jam e denje te hyj ne nje vend te tille te shejte dhe me gishtat qe me dridhen... shkoj drejt vendit kur jane ndezur qirijte me duart qe me dridhen marr 1 euro dhe e fus ne kutine e ofertave dhe ndez nje qiri. 

Kane kaluar vite qe skam ndezur nje qiri shikoj flaken e kuqe e te brishte te ketij qiriu qe ngjitet lart dhe me duket sikur ne kete flake dalloj nje fytyren  te shenderruar ne djall tek me syte e tij tek me fton me josh ka syte e kuq si te nje njeriu pa gjume sy te frikshem dyshimi sy gjykimi .Jane sy qe me dike me ngjasojne por nuk arrij te kujtoj se te kujt jane ... Heq me te shpejte syte ng qiriu dhe shikoj rrotull kete kishe sa e bukur qe eshte!!!!

Ndiej nje kenaqesi shpirterore per momentin qe sdi ta perdhkruaj dhe syte me ndalen tek nje tele ku jane vizatuar disa enjej qe jane rrotull nje gruaje qe eshte shtire dhe e mbuluar me nje tyl te zi  si padashur ul syte ky imazh nuk eshte i ri per mua dhe pse perreth engje ishin po nuk dukeshin .

Me duket sikur keto engjej me flasin... ndiej nje ze te embel qe me peshperit ne vesh me ben te ndiej  nje ngrohtesi ne turpin tim e ftohte ndiej disa fjale qe me thone"mos u deshpero mos qaj lere shpirtin te udhehiqet nga dikush qe sdo te lendoje kurre qe ste qykon per gabimet qe ben qe te fal e beson tek e verteta " ky ze eshte shume i  ngjashem me ate ze qe me zgjon cdo mengjes dhe pse afer se kam, ngjason me ate ze qe me uron naten e mire dhe me puth lehte ne faqe eshte ai ze qe shoqeron ditet e mia te merzitura por dhe ato dite te bukura eshte ai ze ...eshte zeri yt ..Por a mund te mendoj qe ne nje vend kaq te shejte une te degjoj zerin tend qe brenda meje e di qe je zeri i pekatit ???

Rrotulloj syte si me frike me mendimin qe eshte dikush tjeter me mua ne kete vend  por  shikoj qe jam vetem une ne kete kishe dhe aroma e qirinjve qe digjen ne heshtje  bej ta dal me kembet qe me dridhen  por perpara se te dal kthejkoken perseri tek ajo tele e pikturuar dhe buzeqesh emblel sepse e di qe ne kete vend askush nuk eshte vetem cdo njeri ka dike qe e ndihmon i jep kuroja i fshin lotet dhe i lehteson dhimbjet ...dal jashte...degjohen borite e makinave qe kalojne me nje ritem te shfrenuar dhe njerezit qe levizin ecin pa ndalur dhe une hyj ne kete rremuje duke menduar se ja do gjendem perseri vetem me merzitjen time me mungesen tende ne shpirt por ...jam me e lehte ne zemre kam marre nje pjese te kesaj qesie asurde dhe shpresen qe do behet me mire per ne te dy .

Postuar nga devolliu datė 06 Qershor 2008 - 15:28:

Thumbs up

bukur

Postuar nga ingmetalboy datė 17 Korrik 2008 - 09:57:

Vetem deshira nuk eshte mjaft. Edhe kete nate gishtat nuk pushojne se dridhuri.

Postuar nga ingmetalboy datė 20 Korrik 2008 - 00:06:

Lekura

U zgjua nga gjumi i mbytur ne djerse. Dihatja e shpeshte thyente qetesine e varit qe ndjeheshe ne dhome. U ngrit nga krevati dhe vuri doren ne gjoks. Nje cope prej lekures se gjoksit i mbeti ne dore. Syte u zmadhuan nga habia dhe erresira duke u perpjekur te shohin me qarte. Ishte vertet lekura e tij. I hutuar veshtroi copen e lekures per disa sekonda. Truri me ne fund u zgjua dhe filloi te punoje. Nuk ndjente dhimbje, nuk kishte gjakderdhje, duart nuk po dridheshin. Gjysem i paralizuar nga frika hodhi shikimin mbi krahe. Edhe atje lekura mungonte ne disa vende. "Filloi" mendoi dhe duke mbledhur te gjitha forcat u ngrit te ndeze driten. Me hap ate ngadalte ju afrua pasqyres. Duke ecur ndjente lekuren tek ndahej prej trupit dhe zinte vend ne dysheme. Ne nje moment shtangu. Ishte ide e mire te shihte veten ne ate faze? Tundi koken. “Me e keqja ka kaluar” mendoi dhe hodhi veshtrimin ne pasqyre. Fytyra po i deformohej dhe nuk mund te gjente me asnje detaj te fytyres se vet. Lekura qe i kishte mbetur dukej e bardhe dhe pa jete. "Nuk e dija qe isha kaq i dobet" tha vetes ne pasqyre. Cuditerisht kete radhe nuk ndjente dhimbje, bile nuk ishte as i frikesuar. Vetem frymemarja ishte me e shpeshte se zakonisht dhe ndihej shume i etur. Kapi goten dhe hapi rubinetin. Tani dhe duart ishin zhveshur komplet. Mbushi goten me uje dhe e rrekelleu me nxitim. Vendosi goten serisht mbi lavaman. Asnje shenje gjaku. Ne mendje i erdhi hera e pare kur kishte ndodhur. Te dridhurat, dhimbjet, gjaku qe skuqte carcafet, te thirrurat dhe te qarat.Mendimet e ben te renqethej. Ndersa kete here gjithcka ishte ndryshe. . .

Qendroi ne kembe me sy mbyllur. Per disa minuta ose ndoshta per disa ore. Kush e di? Te pakten perceptimi i kohes nuk kishte ndryshuar, tamam si atehere. Hapi syte. Ngriti duart lart dhe pa lekuren e re tek formohej. Gishtat, krahet, kembet, gjoksi filluan te vishen serisht dhe mishi I kuq I muskujve ngadale filloi te fshihej mbas te bardhes se lekures se re qe po formohej. Doli para pasqyres perseri. Fytyra po krijohej me nga dale. Gjithcka kishte mbaruar ne disa minuta ose ne disa ore, njesoj si atehere. U afrua me shume pasqyres dhe filloi te shihte veten me kujdes. Mollezat ishin ndryshe, nofullat dukeshin me te fuqishme, flegrat e hundes me te hapura, buzet ishin me te trasha, por te plasura ne disa vende. Vetem syte ishin te njejtet kerkues dhe zhibrues sy. Ishte perseri ai, por … ndryshe, jo si ai me pare. Tani mund te shkonte ne krevat serisht dhe te shtrihej I qete ne pritje te se nesermes.

Ne ato dy hapa bishti i syrit i kapi dritaren. Ishte e hapur. U afrua dhe nxorri koken jashte duke veshtruar rreth e rrotull. Mos ndoshta dikush … ? Jo! Jashte asnje fryme njeriu. Ndoshta me mire keshtu.

Postuar nga Demokrate4ever datė 20 Korrik 2008 - 01:05:

Bukur, ingboy. Ka momente qe njeriu zgjohet nga endrra te trishtueshme, te cilat ndoshta jane nje shenje e mire per te nesermen. Kenaqesi e vecante te te lexosh keto mendime dridheruese vertet.

Postuar nga BIONDIA datė 27 Gusht 2008 - 22:03:

nga jashte ndihen zerat e femijeve qe pershendesin njeri tjeterin dhe vijne ne shtepi vjen dhe ti me floket e laguar nga djersa me bluzen tende te preferuar me numrin 99 dhe me topin ne dore me afrohesh afer dhe me shikon drejt e ne sy me ato syte e tu te bukur njeri jeshil e tjetir kaf .

Ndiej eren tende te djerses nga loja qe ke bere je skuqur ne fytyre por  papritur nga fytyra jote iken ai gezimi feminor e me tek me shef me thua "hai pianto mamma cose c'é stai male" ndiej ne zerin tend shqetesim dhe per disa caste mallkoj vete qe ti me shikon ne kete gjendej dhe mundohem te them me nje buzeqeshje fallco "non ho niente sto bene " .Ti  me  afrohesh afer e me perqafon fort ndien zemren tende te vogel qe rref shpejt dhe ndiej duart e tua qe me rrethoje ne shtrengojne sikur duan te me mbrojne nga cdo e keqe .

Po si mundte me mbrosh ti kur une nuk mbroj dot veten time? Ti e shtrengoj fort dhe cdo gje mezitja trishtimi lotet ikin larg ti me ardhjen tende me perqafimin tend sjell shpresen me shtrengon dhe me thua"mamma il mio fratellino č nel cielo e vero ?" nuk dua te qaj por te them  me nje ze qe ka dhimbje e merzitje"si amore e nel cielo insieme ai angeli " nuk e di pse por ne te njejten kohe te dy ngrejme koken lart ne qiell imagjinoj qe ne syte e tu lexoj shume pyetje e pergjigje ndoshta nuk gjen dot tani sepse je shume i vogel per te kuptuar dhe ne syte e mi ka vetem nje pyetje "PSE "???? .

Rrime te perqafuar disa caste dhe shkojme drejt shtepise ti me shtrengon doren sikur kerkon te me thuash qe sjam vetem ...dhe une e ndiej qe sjam me  vetem skam qene asnjeher vetem .....

Postuar nga vajze_korcare datė 01 Shtator 2008 - 21:50:

sikur te shihje gishtat qe dridhen. sikur te ti tregoja mes shkrimit. sikur te te dergoja nje leter te shkruar, jo te shtypur. ja hedh fajin kafeines qe eshte bere element i gjakut.
pleqeria nuk me ka rrembyer gishtat, as zemren. gishti i unazes ende bosh. nje nga gishtat me kryenec qe kam. priste vec zgjidhjen tende.
duart ne pozicion lutjeje, mbulojne dridhjen. asnjehere nuk t'u merzita

Postuar nga BIONDIA datė 01 Shtator 2008 - 21:54:

shikoj keto foto te vjetersuar nga vitet nje vajze me floke te shkurtera bionde nje fustan ngjyre jeshile e celet me sandalet e bardha mershini me  geta te bardha  dhe nje canten boje kafe ne dore  tek shikon  e frikesuar si nje zog ne kafaz e duket  duket sikur nga casti ne cast do qaje ... lexoj mbrapa ;

1/09/1979  Dita e pare e shkolles per V....    eh sa vite kane kaluar nga ajo dite sa gjera kane ndodhur ....sa kujtime te bukura te hidhura .... dita e pare e shkolles me gishtat qe me dridhen nga malli prek kete foto dhe shikoj perreth jam vetem me kujtimet e mia....

Postuar nga vajze_korcare datė 01 Shtator 2008 - 22:03:

BIONDIA

cudi? si dy njerez ne 2 bote ndryshme, bejne te njejten gje. dhe une duke pare foton time, diten e pare te kopshtit. e mbaj afer kompjuterit. dukem si trumcak i trembur, po e lezetshme

M.J. - inicialet ne gurkashken e bardhe. nje tufe trendafilash me te medhenj se c'jam vete. duke i zgjatur doren gjyshit qe mos me linte vetem...

Postuar nga BIONDIA datė 01 Shtator 2008 - 22:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha vajze_korcare
BIONDIA

cudi? si dy njerez ne 2 bote ndryshme, bejne te njejten gje. dhe une duke pare foton time, diten e pare te kopshtit. e mbaj afer kompjuterit. dukem si trumcak i trembur, po e lezetshme

M.J. - inicialet ne gurkashken e bardhe. nje tufe trendafilash me te medhenj se c'jam vete. duke i zgjatur doren gjyshit qe mos me linte vetem...

ah se di  vajza -korcare eshte hera e dyte qe me ndoth kjo gje ne kete forum nje dite ve nje kenge ne forum  dhe po te njejten kenge me nje antare (cecilia)  po e degjonin njekohesisht dhe sot  Ju ..... sdi cte them ndoshta rastesi ..ndoshta  jeta eshte shume e cuditshme nganjeher

Postuar nga BIONDIA datė 21 Nëntor 2008 - 22:20:

....eshte perseri nate ! Sa e urrej naten urrrej kete heshtje  qe bie me ardhjen tende  te gjithe flene degjohet vetem era e ftohte dhe here pas here klithma e nje kukumjacke qe ka dite qe qan ,kendon as vete se di si ta quaj.Kur e degjoj me rrenqethet mishi me kujtohet theniet e gjysheve qe kur qan kukumjacka sjell vdekje ...qesh eshte hera e pare qe kjo fjale sme frikson .Vashdoj te rri zgjuar e perpiqem e humb mendjen ,ta lodh kete mendje dhe pse jo sa do te doja ta fshija kete mendje o te kisha nje tjeter rezerve qe ne keto caste trishtimi ta nderroja me nje tjeter me optimiste .Ndiej ftohte nje te ftohte qe me pershkron gjithe trupin shtrengoj rreth vetes kete shall te ngrohte qe kam mbi supe dhe ndiej nje ere te mire qe me perkedhel hundet nje ere qe diku e kam degjuar por sme kujtohet mbyll syte dhe ne erresire ne heshtje kujtoj kete profum kete ......per nje moment nga mendja ime e lodhur dalin keto kujtime kaq te largeta por kaq te fresketa dhe ....me ne syte e mi shikoj kete shall ne vitirine dhe ne te dy qe ecim perkrah me duart te lidhura mua me ngelin syte tek ky shall ti me shikon dhe me terheq brenda dyqanit dhe ma dhuron me mbeshtjell me kete shall dhe me thua ngadale me ate zerin tend(cuditerisht se kujtoj dot ) " kudo qe te jesh me kedo qe te jesh kur te kesh ftohte e asgje nuk arrin te ngrohe mbeshtillu me kete shall une do jem aty e do te ngroh me frymen time" dhe une qe i hodha profumin tend qe te kujtoja gjithmon  gjithmon ...e  nga syte e mi dalin disa pika lot dhe ndiej qe skam me ftohte ndiej qe sjam me vetem ndiej qe ....kukumjacka ka pushur se qari dhe une fshij ngadale lotet rri ngrohtesia e tij me ben te kujtoj se duhet te ndez driten e te shkoj te fle ... e mbeshtjelle me kete shall me keto kujtime...

Postuar nga vajze_korcare datė 07 Dhjetor 2008 - 22:56:

sforcim

luaj me duart, qe te mos me shohesh gishtat qe dridhen. intimidohem dhe une, nganjehere... ne te rralle...

Postuar nga ingmetalboy datė 22 Dhjetor 2008 - 08:17:

Kete here isha fokusuar i gjithi pas thonjte e mi te duarve te cilet kohe me pare i kisha perdorur per te grisur masken e fundit te zbuluar mes buzeqeshje te mija. Copa te vogla kishin mbetur atje-ketu ne disa prej thonjve te miedhe pse ishte bere me se nje muaj. Shkova ne lavaman dhe fillova ti laj duart sikur te kisha prekur nje kufome qe mbarte nje semundje vdekjeprurese. I ferkova dhe i ferkova thonjte derisa gishtat filluan te gjakosen dhe te djegin nga sapuni. Me ne fund i shpelava me ujin e rrjedhshem qe me solli disi ne vete. Valle pse kete radhe me kishte bere kaq pershtypje? Nuk ishte hera e pare qe nje maske e vene me vetedije ne fytyre, ne nje menyre akoma te pazbuluar, kishte ardhur ne jete duke dashur te behej pjese e fytyres sime perjetesisht. Nje maske si cdo te tjerat qe per arsye qe as vete nuk e di ishte perdorur per te arritur nje qellim te cilin sinqerisht as vete nuk e di. Eh sa te tilla perdor cdo dite, valle si mund te mbaj mend dicka te tile. Njeriu nuk eshte makine. Jeta ndonjehere na kerkon te jemi te tille dhe ne per te mundur te ecur perpara duhet te veme nje maske te tille ne fytyre. Nje maske qe nuk perfaqeson ate qe jemi ne, por ate qe duhet te jemi per momentin.

Por kete here gjithcka ishte ndryshe. Maska qe duhet te cirrja me aq dhimbje nga fytyra si duket kishte kohe qe ishte bere pjese e fytyres sime. Se pari mu desh te germoja jashtezakonisht thelle brenda vetes per te zbuluar qe ajo ishte nje maske dhe se dyti mundi dhe dhimbja qe shkaktoi kur e hoqa ishte vertet e pakrahasueshme. Cfare duhet te beje njeriu valle kur zbulon dicka te tille ne vetvete? Kur ben nje zbulim aq te frikshem sa trondit gjithcka deri ne themel? Te them te drejten mendoj qe hapi i pare duhet te jete te perpiqesh te shkulesh pa u menduar gjate nga vetja per te evituar deme te metejshme. Hap te cilin i udhehequr nga pervoja e bera pa u menduar dyhere. Ne fakt sic e permenda me lart, e mendova qe do te ishte vetem nje proces rrutine te cilin e kisha bere mjaf here, por kete here ishte ndryshe. Mbasi nje udhetimi te lodhshem i cili zbuloi nje te plasaritur te vogel ku maska nuk ishte asimiluar prej fytyres akoma dhe pa asnje mendyshje ngjesha thonjte e dores se majte dhe fillova te terheq. Ne fillim nuk ndodhi asgje, por pas disa impulseje force ndjeva te plasarituren te zmadhohej me teper, gjithashtu bashke me te gjaku buciti nga te dyja anet e te cares. Dhimbja me beri gati te humbas per nje moment, por ngjyra e gjakut me solli disi ne vete. Tashme dhimbja dhe inati i shtuan perpjekjet e mija njeqindfish dhe duke ngulcuar nga dhimbja fillova te shkund te gjithe trupin nga forca e ushtruar per te hequr cdo cope te asaj maske te poshter qe po me nxinte jeten.

Ngadale por duke perparuar arriuta ta ndaj masken dallueshem, prej fytyres sime. Nuk e di se si, por kjo maske kishte depertuar aq thelle sa duke shkulur ate copa prej fytyres sime filluan te bien ne toke te skuqura nga gjaku. Por nuk kishte zgjidhje tjeter, nuk egzsitonte nje menyre "me pak e dhunshme" per te bere dicka te tille. Maska duhej hequr nga fytyra ime me cdo kusht. Se si kishte mbijetuar kaq gjate duke kaluar nje pas nje cdo kontroll te castit apo ata te imet qe i bej vetes ne menyre te rregullt pikerisht per kete arsye, nuk e kuptoj. Ndoshta... Jo nuk ka mundesi. E di qe sistemi i kontrollit nuk eshte perfekt, por duhet te kuptoja qe kishte dicka qe nuk shkonte, nje llambe e kuqe alarmi duhet te ishte ndezur diku. Valle qe nga zanafilla e krijimit te ketij lloj sistemi kjo lloj maske ishte fshehur me qellim prej krijuesit ( qe te mos ngaterrohemi, krijuesi ne kete rast jam une ), per te mos u zbuluar? Apo ndoshta kam menduar qe dicka e tille vertet qe ja vlen te mbahet dhe e kam fshire komplet nga cdo lloj dokumentimi i te kaluares? Apo eshte thjesht nje rastesi e cuditshme e gjithe kjo histori? Ndoshta... nuk kam per ditur kurre te verteten mbi prejardhjen dhe arsyen mbrapa kesaj maske qe me kushtoi aq shume. Ne gjunje, duke luftuar me cdo force qe me kishte mbetur ne trup, kuptova qe duhet te mbaroja "operacionin" me nje levizje te fundit ose cdo sakrifice e bere deri tani do te ishte bere me kot. Nqs do te lija masken ashtu pergjysem ne fytyre edhe kur plaget te sheroheshin do te ishta vetem nje moster me dyfytyra qe edhe nena natyre do ta mohonte. Ndalova se terhequri dhe mora fryme thelle disa here. Gishtat me ishin lodhur, dhimbja ishte gati e pamundur per tu perballuar dhe forcat po me linin. Kafshova buzen, thirra me te madhe dhe i dhashe duarve perposhte me sa fuqi qe kisha. Dhimbja me beri te humbas ndenjat. Nuk e di sa kohe qendrova ashtu mes kesaj bote dhe asaj pertej. Me ne fund vullneti apo fati im vendosen qe te hap syte. Gjeja e pare qe pashe ishte maska e thyer qe akoma e shtrengoja ne dore. "Fitore" mendova dhe bera te buzeqesh, por cuditerisht nuk ndjeva gjysmen e fytyres te me pergjigjej. I tmerruar kembadorazi dola para pasqyers. Gjysma e fytyres ishte shperfytyruar komplet dhe asnje detaj qe me perfaqesonte mua nuk mund te dallohej.

Sot, kur i gjymtuar nga e kaluara ime eci rrugeve nuk mund te shoh njerzit ne sy. I turperuar nga vetja eci dhe ndjej shikimet e kalimtareve te me nxehin majat e vesheve. Me duket sikur thjesht duke me pare do te mund te kuptojne cfare ndodhi me mua dhe instikti i pare me thote te vrapoj dhe te strukem ne ndonje skute te erret larg prej cdo fryme njeriu, por arsyeja qe me mban te eci drejt eshte fakti qe dikush si une nuk e meriton dicka te tille. Pasiguria, pakujdesia apo shpirtvogelsia ime e dikurshme u rikthye per te me goditur dhe me kushtoi gjysmen e fytyres sime. Ndeshkimi apo vendimi i duhur eshte vazhdimi i udhetimit te nisur me kete gjymtim te dhimbshem qe duhet te mbart mbi vete derisa te kem fuqi te ec.

  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 136 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.