Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=387)
-- Skrapari: Popullimi, Vėshtrimi Historiko-etnologjik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15404)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 08 Shkurt 2008 - 15:24:

Skrapari: Popullimi, Vėshtrimi Historiko-etnologjik

Vendbanimet e vetė popullsia e Skraparit historikisht i ka ndėrtuar kryesisht mbi njė terren tė thellė malor. Pjesa mė e madhe e tyre ka qenė e pėrqendruar nė luginėn e Osumit. Dendėsi mė tė madhe me vendbanime kanė patur zonat nė krahun e majtė tė Osumit, tė cilat dukej se ofronin kushte natyrorė mė tė mire dhe mė tepėr mundėsi ekonomike pėr jetesė. Ndėrsa njė pjesė e vogėl vendbanimesh janė ndėrtuar pėrgjatė luginės sė lumit Tomorrica (degė e majtė e Devollit), nga e cila ka marrė edhe emrin krahina.
Nga tė dhėnat e deritansihme del se nė trevat e Skraparit janė vėrejtur gjurmė tė ekzistencės sė jetės qytetare qysh nė kohėt mė tė lashta. Kryesore ėshtė se kjo jetė nuk ėshtė ndėrprerė thuajse asnjėherė pėr tė arritur e plotė deri nė ditėt tona.



Vend-ndodhja e banimeve tė lashtė nė Skrapar dėshmohet me tė dhėna tė shumta arkeologjike. Deri mė sot, nė kėtė krahinė janė zbuluar mbi 20 qendra banimi me vlera tė mėdha pėr studimin e kulturės ilire tė kėsaj treve dhe mė gjerė. Fondi i madh i tė dhėnave arkeologjike i ka ndihmuar studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se jeta njerėzore nė to ka filluar tė shfaqet qysh nė mijėvjeēarin X p.K..



Gjetjet mė tė rendėsishme qė flasin pėr njė periudhė tė herėshme qytetare janė ato tė zbuluara nė vend-banimin prehistorik tė Vlushės. Pėr studiuesit Vlusha klasifikohet si njė nga pikat ė kryesore nė shkallė kombėtare, qė hedh dritė mbi kulturėn prehistorike tė popullit tonė, sipas tyre, materiali arkeologjik i kėsaj pike pėrfaqėson qartazi kulturėn qytetare tė epokės sė Mezolitit dhe Neolitit tė hershėm.
Tė njėjtėn vlerė pėr studiuesit paraqet edhe pika arkeologjike e fshatit Leshnje. Materiali arkeologjik i kėsaj pike, qė ndodhet rreth 4 km nė veriprėndim tė Vlushės, i pėrket shekullit XIII – X p.K..


Sipas studiuesve, kultura e ofruar nga Leshnja ngjason me kulturėn e hershme ilire, tė zbuluar nė fshatin Tren tė Korēės.
Fondin mė tė madh tė gjetjeve arkeologjike nė kėta dy stacione e pėrbėn qeramika me pikturim. Kjo ėshtė njė lloj kulture qė ngjason nė karakteristika e nė tipare me qeramikėn e zbuluar nė shumė qendra arkeologjike tė Shqipėrisė Jug-Lindore.



Ekzistencėn dhe zhvillimin e jetės qytetare ilire, nė krahinat e Skraparit e vėrtetojnė edhe njė numėr i madh vendbanimesh tė fortifikuar. Siē dihet, kjo kulturė banimi nė vendin tonė ka filluar tė shfaqet qysh nė epokėn e Hekurit. Ndėrsa nė kėtė krahinė, tė dhėnat tregojnė se vendbanime tė tillė kanė lindur nė periudhėn e dytė tė Hekurit e nė vazhdim. Madje, siē dėshohet nga tė dhėnat arkeologjike, periudha ndėrmjet mijėvjeēarėve V – I p.K., nė zonat e Skraparit ka qenė mjaft e zhvilluar. Supozohet qė kjo tė ketė qenė dhe periudha e lulėzimit mė tė madh tė jetės qytetare Ilire.


Materiale e pėrmbajtje domethėnėse pėr kulturėn Ilire nė Skrapar, sjellin zbulimet nė vendbanimin e fortifikuar tė Gores, nė fshatin Potom. Sipas studiuesve, ai daton ndėrmjet shekujve IV – II p.K. dhe ka luajtur mė tepėr rolin e njė qendre qytetare vrojtuese. Teknikat e ndėrtimit e tė punimit tė pėrdorura nė Gore, janė tė njėjta me kulturėn e qytetit antik tė Antigonesė. Rolin e njė qendre qytetare banimi tė fortifikuar e sjell edhe qyteza antike e Tėrrovės.



Sipas dėshmive arkeologjike, nė shekujt IV – II p.K. jeta qytetare nė trevat e fisit ilir tė desaretėve njohu njė lulėzim edhe mė tė madh. Pjesė pėrbėrėse e saj mendohet tė ketė qenė edhe qyteti Ilir i Zėlėnckės. Ky qytet konsiderohet nga arkeologėt si paraadhėsi i qytetit tė Ēorovodės. Kjo lidhje bėhet duke u mbėshtetur si nė objektet e shumtė arkeologjikė e muzealė, ashtu nė fondin e madh tė toponimeve.


Qyteti i Zėlėnckės ishte ndėrtuar nė tė dya anėt e lumit Osum, tė cilat i lidhte ndėrmjet tyre ura e Sharovės. Nga kjo urė ruhen nė gjendje tė mirė kėmbėt e saj, qė arrijnė nė njė lartėsi prej 1.5 m. Madje mbi to ėshtė ngritur nė kohėt e vona ura ekzistuese.
Por qysh nga shekulli II p.K. dhe pėr shumė kohė mė pas tė dhėnat mbi vazhdimėsinė e jetės nė kėtė qytet janė mjaft tė pakėta. Vetėm nė shekullin VI, nė periudhėn e dyndjeve barbare sllave, ky qytet pėrmendet nė publik, por tashmė me njė emėr tė ri CernoVodė (Uji i Zi), sot Ēorovodė.


Kur historianėt antikė kanė kanė folur pėr luftėrat Iliro-Romake tė shek II-III p.K., pėrveē Antipatreas (Beratit), kanė pėrmendur edhe vendbanimet e fortifikuar nė lindje tė saj pėrgjatė luginės sė Apsit (Osumit), si Orgesi, Karagu e Gerunti. Kėto qyteza tė fortifikuara pėrkojnė me Bargullasin, Kalanė e Skrparit dhe tė Prishtės.


Dihet qė njė vend me rėndėsi nė zhvillimin e kulturės qytetare ilire nė vendin tonė, zėnė vendbanimet qytetarė tė tipit kala. Edhe nė trevat e Skraparit kjo lloj kulture ėshtė mjaft e pranishme dhe ėshtė identifikuar nga studiuesit nė disa pika. Mė e vjetra ndėrmjet tyre ėshtė Kalaja e Gradecit nė Tomorricė, qė i pėrket shekullit VII – VI p.K.
Pėr nga arkitektura dhe teknikat e punimit, edhe Kalaja e Prishtės pėrfaqėson njė qendėr mjaft tė zhvilluar tė jetės qytetare ilire. Treguesit arkitekturorė tė saj janė plotėsist tė njėjtė me ata tė Kalasė sė Beratit dhe Irmajt nė Gramsh, por ndėrkohė ngjasojnė shumė edhe me kalanė e Zgėrdheshit nė Krujė. Zhvillim mė tė vrullshėm, jeta qytetare nė kala mori nė periudhėn e antikitetit tė vonė. Disa nga kalatė me emėr nė historinė e trevės sė Skraparit janė: Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregut tė Koronit, Bargullasit, Prishtės, etj.



Traditat e jetės qytetare nė kala e vendbanime tė fortifikuar, nė zonat e Skraparit e ruajtėn vazhdimisinė e tyre edhe nė periudhat e mėvonshme. Mjafton tė pėrmendim faktin se qytetarėt e krahinės ruajnė me kujdes vlerat kuturore tė trashėguara nga Kalaja e Skraparit. Kjo kala sipas specialistėve ėshtė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė me kalanė e Tomorrit.
Kalaja e Skraparit ėshtė ngritur nė majėn e kodrės pėrballė qytetit tė sotėm, e quajtur kodra e Cerovės, dhe qė ndahet me tė nga lumi Osum.



Njė tregues tjetėr i vazhdimėsisė sė jetės mesjetare nė Skrapar, janė dhe ndėrtimet e banjave (hamamet). Siē dihet, banjat ishin ndėrtime ma karakter publik, ku njerėzit pėrmbushnin mjaft kėrkesa tė jetės qytetare mesjetare. Tipike pėr krahinėn janė banjat e fshatit Sllatinjė, rreth 5 km nė jugperėndim tė qytetit tė Ēorovodės. Sllatinja ėstė njė fshat qė vazhdon tė banohet deri nė ditėt tona, banjat atje ruhen ende nė gjendje relativisht tė mirė. Studiuesit mendojnė se kėto banja janė tė vetme nė llojin e tyre, jo vetėm nė Skrapar, por nė tė gjithė vendin.



Qė nė dekadate para tė shek XV-tė turqit kishin vėnė nėn kontroll tė plotė trevat shqiptare nga Ēamėria nė Jug deri nė lumin Mat. Tė gjitha kėto treva bėnin pjesė nė Sanxhakun e Shqipėrisė, ku Skrapari ishte njė nga 10 vilajetet e kėtij Sanxhaku. Pushtimi turk, ashtu sikurse pėr tė gjithė Shqipėrinė, pati pasoja mjaft tė rėnda edhe pėr popullsinė e Skraparit. Gjithėsesi edhe gjatė kėsaj periudhe tė vėshtirė krahina e Skraparit kishte zhvillimin e vet.
Historiani austriak Karl Patch na sjell njė tė dhėnė mjaft tė rėndėsishme nė kėtė rrafsh, nė shėnimet e tij ai hedh dritė mbi njė rrugė qė niste nga qyteti i Beratit dhe pasi pėrshkonte njė pjesė tė luginės sė Osumit, kthente nė lindje, nė kalanė e Tomorrit, priste tėrthor Luginėn e Tomorricės dhe pėrfundonte nė Korēė.



Praninė e degėzimeve rrugore krahinore e ndėrkrahinore gjatė mesjetės e vėrtetojnė dhe mjaft ura, tė cilat shquhen ehe pėr teknika ndėrtimore solide. Pėr rėndėsinė strategjike tė tyre veēojmė urėn e Kasabashit dhe urėn e Sharovės.
Ura e Kasabashit mund tė quhet me tė drejtė njė monument kulture me vlera tė rralla arkitekturore. Ekzizston mendimi se projekti i saj ėshtė bėrė nga arkitekt Kasėmi, njė intelektual me fame evropiane. Sot kjo urė ruhet nė gjendje tė mirė dhe vazhdon tė funksionjė si nyjė kryesore lidhėse midis zonave tė krahinės.



Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovės janė ndėrtuar mbi dy degė tė lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit tė Ēorovodės, pėrkatėsisht nė Veri dhe nė Jug tė tij. Specialistėt mendojnė se ato janė ngritur rreth shekullit XVI-XVII, ndėrtimi i kėtyre urave lehtėsoi sė tepėrmi komunikimin e popullsisė sė Skraparit me qytetėrimet krahinore fqinje. Qysh nga kjo kohė u rrit vėllimi i shkėmbimeve ekonomikė me qendrat e mėdha tregtare sidomos me Korēėn e Beratin.
Pėr mė shumė vizitoni Muzeun Historik tė Skraparit.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 08 Shkurt 2008 - 15:44:


 
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.