Forumi Horizont Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Rrefime memece (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15411)


Postuar nga Katilesha datė 26 Mars 2010 - 19:35:

Dino Buzzati - Takim i humbur

Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantė, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionēine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrė. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allēiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankėn"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Ėshtė ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

http://www.youtube.com/watch?v=Gr4FN_DOpSk

ps: Ne mungese te 1 teme per te e hodha ketu...


  Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 32 33 34 35 36 37 38 39 40 [41] 42 43 44 45 46 47 48 49 50 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.