Forumi Horizont Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Rrefime memece (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15411)


Postuar nga ingmetalboy datė 29 Prill 2010 - 16:50:

Thumbs up Re: Buzeqeshja e mengjesit ( pas nje nate te qullur nga lotet)...

Citim:
Po citoj ato qė tha Katilesha
Buzeqeshja e mengjesit jo gjithnje eshte ajo e verteta. Buzeqeshja e mengjesit nuk eshte fundi qe permbyll nje nate te lodhshme dhe shpirterisht sfilitese ne nje tjeter kapitull qe do te pluhuroset nga barra e viteve ne supe… Buzeqeshja e mengjesit shpesh te genjen, te mashtron, te zhyt edhe me shume ne greminen e zeze te trishtimit, qe ka filluar rrugetimin e saj diku ne oret e erresires dhe nuk e di se ku do e degdise destinacionin e saj, ne c’dite, ne c’ore , ne c’situate apo maniere apo fundja ne cilet sy e krahe. Deri dje mendoja dhe besoja se sfidat dhe humbjet sherbenin si nje mesim per te te bere me praktik dhe me fleksibel ne jete, sot, qendrimi im ka ndryshuar… Jam me e ngurte se asnjehere, e shoh se i ndrydh parimet e mia ne guacken e idealizmave dhe ekstremeve qe ne mendjen time cojne ne barazime te percaktuara te tipit 1+1=2, nderkohe qe gjithe njerezit perreth meje kane nje tabele tjeter perllogaritje, qe ndryshon, ndryshon , ndryshon….Shpesh mendoj se fati im ka lindur brenda prerjes se nje tunike te caktuar e cila nuk ndryshon asnjehere duke sfiduar njekohesisht kohen dhe mua vete…

Kur fillova te shkruaj keto rreshta e kisha gjithe skemen e qarte para syve,aq sa mund ta imagjinoja rreshtimin e mendimeve ne mendjen time sikur isha duke lexuar nje leter gia…Por …por e ndjej se barra e ndjenjave qe me peshojne sot eshte me e komplikuar se fjalet, eshte me dredharake se mendimet te cilat mund t’i ngjyrosesh dhe strukturosh me truke epitetesh e metaforash.. Ndjenjat jane te vetmet qe atehere kur mendon se i ke ne kontroll dhe i ke zaptuar ne doren e racionales, pikerisht ne ate moment ajo dore mblidhet, behet grusht qe te thyen jo vetem hundet por edhe qafen, kembet, duart dhe shpresat se akulli i distances se perbere nga muaj heshtje mund te shkrihet nga nje email apo sms…Mikja ime insiston dhe beson ne shkrirjen e akujve vetem me nje hap, sepse ajo beson ne nje lloj dashurie, ate te verteten dhe qe ne njerezit vendosim ta quajme te perjetshmen. Dhe gjate gjithe kohes qe ishim bashke sot, ajo i meshonte ketij mendimi thua sikur kjo te ishte e vetmja vertetesi e saj..Por une e kam cliruar veten shume kohe me pare nga ideja/ besimi se dashuria vjen vetem nje here ne jete, prandaj dhe “pikepyetjet” i kam bere “pika” ne mendjen time...Prandaj dhe nuk bie pre e buzeqeshjes se mengjesit, po besoj te vertetesia e buzeqeshjes qe me dhuron dikush gjate dites.....

Per "dike" qe me dhuron buzeqeshje....


  Gjithsej 146 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.