Forumi Horizont Gjithsej 146 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Rrefime memece (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15411)


Postuar nga Katilesha datė 18 Shkurt 2008 - 15:54:

Post

Gjithmone kam qene e mendimit qe miqesia nuk duhej te "mpleksej" me dashurine dhe anasjelltas. Por nje mik me beri te kuptoj se sa te paqendrueshem , fleksibel dhe te brishte jane "kufijte" e ketyre dy "brigjeve" ndjesore,qe ne fund te fundit nga te njejtat burime ushqehen. Mbaj mend qe kur ai me tha : - Te dua,por jo si mike.....,buzeqeshja me ngriu ne fytyre dhe tiparet e saj  filluan te merrnin format e trishtimit dhe loteve. Me sulmoi mendimi se pas  "rrefimit"  te tij ne nuk do mund te ishim me Miq. Gjerat shkuan deri aty ,saqe gjithe vitet qe kishim kaluar se bashku i vume kunder njeri-tjetrit , filluam te gjenim faje qe nuk ekzistonin dhe lendonim veten me kot.  Hijezuam konturet e miqesise sone, sfomuam pastertine e asaj  copez jete qe kishim kaluar bashke duke i thene njeri-tjetrit "fjalet e fundit"..... Tani jemi Idem ne pendim  dhe ne heshtje kemi terhequr te gjitha  lendimet ,por kjo akoma nuk ka kuptim. Na "torturojne" ato vite meiqesi ,pasi shpesh here duan te rikthehen dhe te serishmi te jetohen , por edhe kjo si shume gjera te tjera nuk kane kuptim.

Ai vazhdon me akoma Te dua dhe une me Me nuk ka kthim........

Kati

 

ps:  Per ty mik.......


  Gjithsej 146 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 146 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.