Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Une e di se ku ndodhen eshtrat e At Gjergj Fishtes. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15762)


Postuar nga ESHI datė 24 Prill 2008 - 14:42:

Une e di se ku ndodhen eshtrat e At Gjergj Fishtes.

Rastesisht kerkimi ne internet me ndali ne artikullin e meposhtem.Eshte nje leter e hapur shkruar nga Z. Fritz Radovani.
C'fare me beri pershtypje eshte vertetesia e kesaj ngjarjeje? Nje Shkodran i nderuar megjithe se (komunist i asaj kohe) Shyqyri Rrjolli te kete shpetuar eshtrat e nje Kleriku????? Me duket si hap i guzimshem duke pasur para sysh vitet e komunizmit....
Gjithashtu do ju ftoja te diskutonim rreth keti zbulimi sikurse ndikimit te ketij zbulimi (nqs eshte e vertete ) per Klerin Katolik Shqiptare?

Nqse ndonjeri mund te kete ndonje informacion
ju lutem ta sillni ne kete teme. Faleminderit.


TĖ GJITHĖ ATDHETARĖVE SHQIPTARĖ MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!
Letėr e hapun:
TĖ GJITHĖ ATDHETARĖVE SHQIPTARĖ

MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!

Pėr dijeni:
Argjipeshkvisė Shkoder dhe Tiranė,
Kuvendit Franēeskan Shkoder, Lezhė, Troshan,
Kėshillit Ndėrfetar tė Shqipnisė, Tiranė,
Z.Jozefina Topalli, Kretar i Kuvendit Popullor, Tiranė,
Z.Prof.Dr. Sali Berisha, Kryeminister i Republikės sė Shqipnisė,
Z.Prefektit tė Shkodres,
Z.Kryetarit tė Bashkisė sė Shkodres,
Z.Prokurorit tė Shkodres,
Z.Drejtorit tė Organeve tė Ruajtjes sė Rendit nė Shkoder,
Tė gjitha organeve tė Shtypit dhe mjetėve tė Informacionit Shqiptar!



ESHTNAT E AT GJERGJ FISHTĖS O.F.M. JANĖ NĖ RĖMAJ !...

At Gjergj FishtaNjė prift i ri, kur pat takue At Meshkallėn dhe i tregoi se Imz. Ernesto Ēoba, i kishte mėsue kėtij kushtet qė duhet me heshtė, Mėshkalla i tha: "Shko e thuaj Monsinjorit, me tė mėsue kushtet qė duhet me folė, se me heshtė kemi heshtė boll!...

Edhe unė, tue rikujtue porosinė e At Meshkallės, po flas se boll kam heshtė!...

Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndėr vorre tė Rėmajt me u interesue pėr njė vorr tė njė familjarit tem. Kam takue tė Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue pėr problemin personal, Gjoni me njė dashamirėsi dhe me njėfarė afrimiteti, mė mori pėr krahu dhe u nisėm nė drejtim tė Kapelės sė vorreve.

Mbas pak minuta heshtje, mė tha: "Do tė shkojmė bashkė nė njė vend sekret, kam besim se nuk ke me folė me njeri, mbasi kjo qė po tė tregoj asht gjithmonė me rrezik ba me folė..."

Ecėm nga ana e majtė e Kapelės, kaluam vorrėt e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katėrta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty mė shikoi nė sy dhe, mė tha: "Fritz, Pashė Shpitnat e Atyne tė vdekunve qė ke nė kėte vend, dhe qė, nga njohja me Ta, po tė besoj edhe ty, tė lutem mos me folė me asnjeri pa ardhė ajo kohė qė ti ke me pasė mundėsi me tregue,... se je i ri e njėditė...
kėtu, unė kam futė njė thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtės...".

U stepa nė vend. Pak minuta nuk kemi shkėmbye asnjė fjalė. Pėr me sigurue kujtesėn teme, kam shikue pranė vorrin e njė grues sė re qė kishte njė foto nė porcelan. Kam numrue edhe njėherė selvijat dhe jemi kthye me Gjonin nė drejtim tė Kapelės. Aty jemi ndalue prap.

Gjoni mė kuptoi mirė vetėm me tė shikueme se cila mund t'ishte pyetja ime: "Si mundėn me kenė nė Rėmaj Ato Eshtna shumė tė pėrfoluna dhe tė "tretuna" nė lumin Drin, pranė Urės sė Bahēallekut?"....

Mė shpjegoi se: "Ka shkue nė njė mbasdreke, rreth orės 15.00 nė shtėpi tė Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjės qė merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kėrkue me shkue pėr njė problem urgjent nė Rėmaj. Gjoni ka marrė ēelsat, ka hypė nė makinėn e Shyqyriut dhe janė gjetė pėr 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.

Kanė hy me makinė deri tek Kapela, janė ndalue dhe, kanė shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosė "thesin e qimentos". Gjoni me njė lopatė ka hapė njė gropė tė vogėl, po Shyqi, i ka marrė lopatėn dhe e ka thellue ai vetė ma shumė gropėn, tue shkue afro 50 - 60 cm. thellėsi. E kanė mbulue dhe porosia ishte qė Gjoni nuk duhėt tė fliste me asnjė pėrson.

Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtės nga Kisha dhe me i tretė nė lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue njė punėtor me i futė Eshtnat nė thes dhe me ia ēue nė zyre, prej ku, mbas orarit tė punės Shyqyriu do tė shkonte dhe ti hidhte nė lumin Drin.

Mbasi punėtori ka lanė thesin nė zyre tė Shyqyriut ka ikė, po Shyqyriu e kishte mbajtė thesin tri ditė nė zyre dhe kur ka vėrejtė se asnjeri nuk interesohet ma pėr atė ēeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue pėr veprimin qė kanė krye bashkė me te nė vorrezat e Rėmajit".

Pėr kėte ēeshtje, mbas vitit 1992, unė kam vue nė dijeni tre pėrsona, Anton Benussin, Ernest Pėrdodėn dhe nė 1995, kur po riparohej Kisha Franēeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketė bisedue me At Z.Pėllumbin. Unė dhe A.Benussi, jemi gjallė... tjerėt jo!...

Mendoj, se nuk duhėt vazhdue ma mos me folė, edhe pse "demokratėt" shqiptarė janė bijtė e baballarėve qė kanė ēvarrosė At Gjergj Fishtėn. Por, tue u nisė se, ndoshta, ka mbetė ndėr to njė tjetėr "Shyqyri Rrjoll", qė asht pak e vėshtirė me e mendue se ka, pranova me tregue kėte sekret, pėr tė cilin po ndodhi njė pėrsėritje e sė keqės maparshme me At Fishtėn:
TURPI DO TI MBETĖT VETĖM SHKODRĖS DHE VETĖM ASAJ!

Shenim:
•Nė muajn Tetor 2007, kam vue nė dijeni me kėte letėr Institucionet Fetare Katolike tė Shqipnisė, tė cilėt, nuk janė denjue me mu pėrgjigjė.

•Amanetin e tė Ndjerit Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrė me vedi.

•Mekenėse At Fishta ishte mik i babės sem, tė Ndjerit Kol Radovani, pėr shpenzimet e hapjes sė gropės ku asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik nė Kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit, nė Shkoder, ju pėrgjigjem personalisht, mbasi tė pėrfundoni punimet.

Fritz RADOVANI

Melbourne, 6 Prill 2008.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.