Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga AndreaPirelli datė 05 Maj 2008 - 18:37:

Atehere, Gjergj, me sa kuptova une nga ajo qe ke shkruar (me qe ra fjala, ku e gjen opsionin Bold????), je pak ne kontradikte me ate qe shpreh.
Sepse nga njera ane thua qe ne komunizem ishte gjithcka e diktuar, brenda nje kornize, dhe nga ana tjeter kerkon qe sot ajo trashegimi te ruhet ...... .
Mendimi im,...... nje nga te keqiat problemet tona si komb eshte qe prapambetja e trasheguar nga sundimi turk, la pasoja te renda ne jeten tone. Gjate komunizmit, pati nje fare "qytetarizimi" te popullesise. Po perseri mungonte baza, ai klasi te cilin Amori perpiqet te shpjegoje tek temat e tjera (qe per mendimin tim personal, nuk arrin ta shpjegoje drejt).
Kur u hoqen "litaret" nga fyti, eshte normale qe njerezit do vraponin per te kapur kohen e humbur. Duke qene te paeksperience ne realitetin e ri, domosdo qe do kete edhe ekzagjerime. Por keto nuk ndodhin vetem tek ne. Ky eshte fenomen qe ekziston edhe ne vendet e tjera te Europes Lindore. Dhe te mendosh qe ata kane pasur nje baze me te fuqishme "qytetare" sesa ne.
Ka nje diference mentaliteti ndermjet brezave, i cili ne kushtet ne te cilat ka kaluar shqiperia, behet akoma edhe me i thelle dhe i papajtueshem. Sic e sheh realitetin nje 18-25 vjecar nuk e sheh nje 26-36 vjecar e me keq akoma nje 40- 60 vjecar. Atij adoleshentit, i duket fare normale te dale me mbathje ne TV, (apo te rrije ne shtepi), Per ate 40-60 vjecarin eshte nje herezi ...... . Te parit nuk i ben pershtypje se eshte rritur me P.Hilton, e B.Spearse ne TV, i dyti eshte rritur me mentalitetin e virgjereshes..... .
Vajzat qe dalin te lyera e te sterlyera per te blere buke, ku pluhuri eshte shtate pash ........... Edhe ketej ku dynjaja kane lindur ne demokraci e liri te plote ndesh te tilla gjera. Kuptohet, varet nga shkalla shoqerore ne te cilen ben pjese personi. Ama ketu duhet dalluar ndryshimi. Niveli shoqeror i ketyre qenieve, edukata familiare e ketyre qenieve.
Personalisht, thjesht nuk i kushtoj vemendje, shoh punen time, nuk i fyej. Sepse ai person ashtu e mendon, ashtu ben. Per sa kohe nuk thyen, shkaterron, demton, ushqen urrejtje ........... lere te vishet e te zhgerryhet gjithe diten.
Mjetet e qarkullimit ............. Fenomeni Borat ..... eshte gjithandej, kuptohet ne shqiperi eshte ca me teper i theksuar sepse s'ka ligje, rregulla trafiku dhe police trafiku, po si fenomen.... ekziston edhe ketej.
Se u zgjata ca si shume, but , just my opinion.


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.