Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Degjenerim apo Rigjenerim?! Levizja... e apo e pa-Kontrolluar?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15807)


Postuar nga IQVLORA datė 08 Maj 2008 - 11:04:

Shembulli i dyte me intrigon pak.Po behen gati 10 vjet emigrim per mua,ndoshta per ju e shume te tjere me shume.Ndonje 17-18 vjecar madje ka lindur atje ku prinderit e tyre i ka cuar fati.Vertet shume vajza te tilla te pispillosura i gjen duke bere shopping tek dyqani i ushqimeve.Vertet stonon kjo menyre te veshuri e te sjelluri sepse ndodh ne vendin e gabuar.Kete vrejtje ua bene disa te rinj kosovare ne nje bisede disa te rinjve nga Tirana ne nje bisede te zhvilluar ne nje Tv vite me pare.A e keni vene re se sa te thjeshte jane njerzit ne vendet perendimore ku ne jetojme?Femra nga natyra ka deshire qe te adhurohet,prandaj edhe mbahet,por jo vend e pa vend.Nga kjo del perfundimi qe ne shqiptaret e bejme pershtatjen me boten simbas menyres sone,pra ndjekim wrong way.Si pasoj e kesaj,liria pa kufi qe propozoni ju do t'ju shkaktoj gjenerates se re shqiptare perhapjen e semundjeve te rrezikeshme,perhapjen dhe perdorimin e droges e te veseve negative.A e dini qe numri i aborteve ne moshat e mitura sa vjen e rritet dhe se cfare pasoja sjell per jeten e ketyre minoreneve?Duke bere nje jete te till atyreve ju duhen pare,por ato nuk sigurohen lehte e pa pune.Pra nje pjese e tyre do ti futet rruges se gabuar,asaj te krimit qe te bene te pasur brenda nates,por te nesermen te merr jeten ose perfundon mbas hekurave.Me nje fjale do te behet nje mish mash alla shqiptar.
Ndersa persa i perket shembullit te pare,rrugve te imitimit te dickaje te re,perseri ne kemi gabuar e perseri do te gabojme.Miku jot po te tregon nje histori te jetuar.
Kur ndertohej Hekurudha Elbasan - Prrenjas ,kam qene nje muaj ne aksion me vitin e III te shkolles se mesme tek Ura e Bushtrices.Sigurisht kish brgada edhe nga zonat veriore.Atehere behej propagande si e shkruar dhe gojore,qe te rinjte nuk duheshin te martoheshin me shkuesi por duke e njohur njeri tjetrin,me dashuri.Kjo dashuri simbas atyre lind gjate punes neper aksione etj.Nje te diel mbasi dolen nga mbremja e vallzimit,nje brigade komplet me mirditore,djem e vajza u larguan nga kapanonet e aksionit dhe u futen ne nje vreshte dhe atje filluan te benin dashuri.U be problem,sepse ata nuk po ktheheshin dhe u lajmerua policia e cila u vu ne kerkim te tyre. I kane gjetur nga ora tre e mengjesit njeri mbi tjetrin.
Po sot?Kam pare grindje masive midis djemve te nje gjimnazi ne Tirane.Pse zihen pyeti gazetarja nje adoleshent.Pune femrash tha ai.A i ke pare se si ne telefonet mobile te adoleshenteve qarkullojne skena vidjosh porne, te bera nga djemte me shoqet e tyre te klases apo te shkolles? Ketu ndalohen rreptesisht keto menyra ne ambjentet e shkollave dhe jane te denueshme.Ne shume raste i perjashtojne nga shkolla nxensit e penalitetet shtohen nqse nuk ndryshon rruge.Sexi me nje adoleshente,pavaresisht se behet me deshiren e saj denohet me burg,nqse asaj i teket te te denoncoj.Besoj e keni marre vesh historine e nje kamarieri shqiptar ne venecia i cili beri sex me nje angleze me deshiren e saj.Ajo u ankua ne polici dhe shqiptarin e pret gjyqi.Adoleshenteve nuk u lejohet te blejne alkol e duhan.Asnje shitore nuk ju sherben atyre per keto prodhime.Jo vetem atyre,por edhe ne te riturve nuk na sherbejne pije alkolike gjer ne ora 8 te mengjezit.Po ne vendin tone?Jane te lira te gjitha.Edhe nqse behet nje ligj qe i ndalon adoleshentet te perdorin alkol apo duhan askush nuk do ta zbatoje.Shembull mund te merret ligji per pirjen e duhanit.Askush nuk e rruajti ta zbatonte.Pra ne jemi nje popull qe nuk duam t'ja dijme per ligjet,sepse nuk zbatohen penalitetet nga strukturat perkatese.Edhe ne perendim njerezve nuk ju pelqejne ligjet,por i respektojne ato,sepse ndryshe te vjen penaliteti.Pra moszbatimi i ligjeve,do te thote kuptim i gabuar i demokracise,do te thote anarshi.Me keto qe tregova dua te them se ne me Europen, jemi, po te besh nje krahasim vulgar, si fshataret e saj te prapambetur ne cdo aspekt.Une mendoj se do te ish me i mire integrimi gradual me boten e civilizuar.


  Gjithsej 132 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 59 60 61 62 63 64 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.