Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 14 Korrik 2008 - 15:57:

Comizi d'amore (1965)

Regjia: Pier Paolo Pasolini
Skenari: Pier Paolo Pasolini
Aktore: njerez te rastit

Dokumentar i rrjeshtuar krahas filmave artstike ne vitet '60. Pier Paolo Pasolini eshte nje figure e njohur qe i kushtoi nje pjese te mire te jetes studimeve shoqerore, politike dhe poezive (para se te vritej ne 1975). Ky film trajton pa doreza mentalitetin e italianeve ndaj seksit. Autori ben nje udhetim ne Italine e momentit duke intervistuar njerez dhe kalimtare. Ne film duket qarte diferenca e madhe mes shoqerise italiane ne veri dhe asaj ne jug. Per epoken kur doli filmi ishte nje dokument i mire mbi aktualitetin. Sot ngjan pak i tejkaluar, edhe pse eshte kurioze te shikosh si kane qene njerezit dikur (dhe sa e prapambetur ka qene Italia). Ne llojin e vet ky film ngjan me versionin italian te Alfred Kinsey-t, doktorit amerikan qe botoi dy studime mbi seksualitetin e amerikaneve qe u futen ne histori.

Intervistat jane disi interesante por cilesia e xhirimit eshte e keqe. Duke mos qene film artistik behet pak monoton dhe i lodhshem. Do durim te degjosh 1 ore e 30 min intervista njerezish.

Intervista e nje te riu ne Kalabri:


Nje permbledhje tjeter intervistash:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.