Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 05 Shtator 2008 - 15:32:

La classe operaia va in paradiso (1971)

Regjia: Elio Petri
Skenari: Ugo Pirro, Elio Petri
Aktor: Gian Maria Volontč

Regjizori dhe skenaristi, te dy me bindje te majta, vene ne skene levizjet sindikaliste dhe jeten e punetoreve ne nje fabrike te viteve '70. Personazhi kryesor luhet ne menyre virtuoze nga Gian Maria Volontč per te krijuar ankthet dhe sikletet e nje njeriu qe mund te konsiderohet "qen i punes". Por e gjithe historia e ketij punetori te dalluar kryhet ne sfondin e levizjeve sociale, te cilat ne fillim shperfillen, por me vone behen nje arme per te fituar dinjitetin e humbur. Filmi shoqerohet nga ritmet muzikore ushtarake te Ennio Morricones, pa te cilat nuk do kishte kurrsesi efektin dramatik te kushteve te fabrikes. Nga nje kendveshtrim kjo histori ngjan me skenat e filmit "Kohet Moderne" te Charlie Chaplin.

I nisur si deshire e regjizorit filmi eshte bere nje kult me kalimin e kohes. Skenat dhe akterimi i Volontč-se krijojne nje personazh te forte qe duket me real se kurre. Ne fakt personazhi nuk mund te perkufizohet pozitiv apo negativ, sepse permbledh historine e nderlikuar te nje individi. Ne kete kontekst mund te thuhet se filmat me te fuqishem permbajne pikerisht paanshmerine e regjizorit, ndryshe nga filmat amerikane me personazhe te qarte pozitive e negative qe tregojne paaftesine e publikut per te llogjikuar vete mbi jeten. Mund te kujtohen filmat e medhenj amerikane te koheve te fundit qe fitojne miliona dollare me personazhe si Spiderman apo Batman.

Shikimi i ketij filmi do ju beje te kuptoni cfare jane sindikatat dhe si linden ato nga bumi ekonomik. Gjithashtu do ju beje te kuptoni pse eshte e pamundur ne Shqiperi te kete sindikata kur egoizmi dhe cinizmi se bashku me nje industri te dobet bejne te pamundur bashkimin e punetoreve ne protesta. Dhe nese shikojme mire ketu qendron edhe klecka e diferencave ekonomike ne Shqiperi mes pronareve (qe shperdorojne leket) dhe punetoreve te vet (qe s'kane leke as per buke).

Nga ana teknike filmi nuk eshte shume i arrire. Shpesh dublimi nuk perkon me levizjet e gojes ndersa fotografia le disi per te deshiruar me projektimet e forta te dritave.

Kuriozitete:



Dy copa te shkurtra qe shprehin disi filozofine e personazhit ne fillim te filmit:
( e fmashme shprehja "Un pezzo, un culo" qe tregon si mendon punetori per seksin qe ti jape sens punes mekanike qe ben)
------



Disa intervista qe tregojne cfare ndodhi gjate xhiremeve te filmit. Policia ka hetuar me pas mbi keto ngjarje:


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.