Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga NS-6 datė 23 Shtator 2008 - 23:53:

teoria e tajhoneve nese nuk gabohem duhet te jete ajo qe ne anglisht quhet "string theory". kjo teori sot per sot nuk eshte hedhur poshte,perkundrazi duket se po shpjegon shume gjera (edhe pse akoma ne menyre matematikore) qe teoria e relativitetit nuk eshte ne gjendje ti shpjegoje. teoria e relativitetit,me ate qe di,nuk eshte ne gjendje te shpjegoje se cfare ndodh ne te gjitha kushtet dhe nese nuk gabohem nje nder to eshte pikerisht ajo qe ndodh ne vrimat e zeza.

ti me thua qe materia dihet si krijohet. une ta shtroj pyetjen ne nje menyre tjeter: pse fitoi materia kundrejt antimateries ne momentet e para te Big Bang-ut dhe cfare natyre ka ajo qe quhet energji e erret qe duket se nuk eshte e shperndare edhe aq ne menyre te rastesishme ne univers. cfare i ben atomet te kene mase?

te kuptosh elementet qe perbejme universin tone nuk mund te cilesohet nje kerkim budallai sepse duke ditur qe protonet,neutronet dhe elektronet jane te perbere nga grimca me te vogla te jep mundesine te kuptosh se cfare ndodh nga shperberja e nje protoni ose neutroni ose elektroni dhe arsyeja pse formohet nje grimce dhe jo nje tjeter dhe cilat jane forcat qe veprojne ne te (graviteti ne kete shkalle eshte gati i neglizhueshem). te jep mundesine te kuptosh se cfare e karakterizon forcen berthamore (kete mund ta kuptosh edhe nga info qe dhashe per grimcen e fundit te gjetur) dhe zgjeron horizontet ne dijen mbi grimcat e berthames. keshtu qe te gjitha keto e bejne te eci perpara fizika.


  Gjithsej 147 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.