Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16602)


Postuar nga Tulipani datė 26 Nëntor 2008 - 18:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha durim 47
Pershendetje te gjithe shqiptareve!

Ndoshta e kam derguar dy here te njejtin mesazh, sepse nuk ja kam marre doren kesaj grafie ketu, nuk di akoma perse.. megjithate shpresoj..

Dokumentari i Iacones i transmetuar ne rai 3 eshte realizuar ne bashkepunim me sherbimin e brendshem serb, gazetari Iacona eshte antiamerikan, antishqiptar e proserb.  Ky doKumentar ka bere teper buj ketu ne itali, jane hapur forume te pafund  proserb ku plot urrejtje paraqesin te shtremberuar realitetin (populli yne thote: me mire syri se nami), e nuk na japin mundesine  te pergjigjemi akuzave qe u behen shqiptareve, pergjigjen gjithe arrogance. Gjendja nuk eshte ajo siē e paraqet dokumentari, teper e fryre ne gjithēka, Serbet paguajne per te sjelle fondamentalizmin ne kosove, Iacona filmon  pese vajza me shami duke lexuar koranin (xhamia krejt bosh) per te na paraqitur "terrorizmin e fondamentalizmin izlamist" kosovar. Serbia eshte pica e takimit te mafies internazionale, lexoni: "SERBIA CROCEVIA DELLA MAFIA INTERNAZIONALE" shkruar nga  BILJANA VUKICEVIC.  Eshte e vertete qe problemet ndodhen ne kosove, por gjithe kjo fushate kunder kosoves, ka vetem  qellimin te pengoj e te diskretitoj me te gjitha menyrat Shtetin e sapolindur  kosovar. Nuk kam kohe por do te doja te shtoja.. Shpresoj me vone..

urime te gjitheve

durim 



Blogun ku e ke marre ate shkrimin me lart e kam lexuar dhe une e te falenderoj qe ke pasur durimin e mundimin qe e ke perkthyer


S'me pelqen te etiketoj personat si spiune, te implikuar etj epitete qe ketu e gjetke perdoren si shume shpesh sepse kur skam te dhena e si njoh personalisht me duket e pavend.

Por ne rastin e ketij zoterise qe ka bere kete dokumentar (e qe eshte nje ofendim per te gjithe ata gazetare ne Itali qe e bejne seriozisht punen e tyre) kam deshmi personale.

Para se te shpallej pavaresia ne Kosove, shume organizata serbe bene nje fushate te dendur per ti bindur njerezit se pavaresia e Kosoves do te sillte destabilitet ne ballkan e ajo me e keqja se kosovaret me te madh e me te vogel ishin terroriste.

Ajo qe mund te them eshte se pjese te ketij dokumentari i kam pare para se te jepej ne rai 3. Si ka mundesi qe dhe pershkrimi i ketij dokumentari e titulli ishin ne fletushkat e shperndara te ketyre pseudo mbledhjeve para se te transmetohej ne tv? Atehere ky zoti gazetar kaq i paanshem nuk qenka e s'mund ti mohoje lidhjet e tij me serbet e me sherbimet e tyre. Si i ka quajtur terroriste kosovaret dhe pse ka shkuar ne shtepite e tyre e ka bere sikur i ka qare hallin!!!

gjeja me skandaloze eshte se gjithe kjo fushate qe u be ne Itali para deklarates se pavaresise se Kosoves u be nen hunden e ambasades shqiptare e cila jo vetem qe as e luajti gishtin por s'beri as nje deklarate per keto konferenca te turpshme e bashke me te me te bashkoj dhe organizata te tjera qe si shumica ne Itali (e jo vetem ne kete shtet) hiqen si atdhetare por kur eshte puna te flasin e te ngrejne zerin ne keto raste as nuk paraqiten se ndoshta kane ndonje pune me te rendesishme per te bere. Te mbrosh nje ceshtje te drejte sic eshte ajo e kosoves per ne, nuk eshte vec te ulerasesh lart e poshte neper internet e te shahesh me serbet. Mbrojtja e ketij shteti te ri duhet bere me gjuhen e perendimit, ne nje gjuhe qe ai e kupton dhe e ka te lehte ta pranoje.
Ne jemi shume prapa e nuk di kur kemi per ta kuptuar kete gje.


  Gjithsej 22 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.