Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Kosova Shqiperia dhe miqte Islame (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16853)


Postuar nga trojani datė 16 Shkurt 2009 - 11:46:

Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Po lexoja shtypin, dhe hasa ne kete artikull. Nuk po e kuptoj se pse kaq shume shqiptare vazhdojne ti bien daulles se islalmit. Tani qe ceshtja kosovare eshte shume delikate dhe do shume mbeshtetje dhe njohje prej gjithkujt. Te ashtequajturit vellezer myslimane kan vendosur te na kthejne shpinen.

A ka ndonje ekspert kendej nga forumi te na shpjegoje kete veprim te organinzates myslimane qe Sala na beri anetare pa pyet asnje?

Marre nga shekulli.


Peticioni pėr Kosovėn niset drejt vendeve islame
ELTION HOXHA | 16/02/2009 | BIZNES | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė, vetėm 7 nga 60 vende tė Konferencės Islamike e kanė njohur shtetin e ri
Mbi 50 mijė firma tė mbledhura nga qytetarė tė tė gjitha feve, u nis dje drejt vendeve tė Konferencės Islamike
Besimtarėt myslimanė prezantuan nė njė ceremoni pėrmbyllėse peticionin e mbledhur me mė shumė se 50 mijė firma, i cili iu dėrgua Konferencės sė Vendeve Islamike. Nė peticionin e tyre, besimtarėt myslimanė, por edhe qytetarė tė besimeve tė ndryshme, kėrkojnė nga kėto vende tė njohin pavarėsinė e Kosovės, njė vit pasi ajo shpalli pavarėsinė dhe sovranitetin e saj. "Ne duam tė besojmė vetėm nė pėrkohshmėrinė e hezitimit e dyshimit, me tė cilin mjaft vende anėtare tė OKI-it e shohin ende kėtė ēėshtje", - tha nė fjalėn e tij imami i xhamisė "Dina Hoxha" nė kryeqytet, Ahmed Kalaja. Ai njoftoi se peticioni origjinal, me mė shumė se 50 mijė firma, do t'i dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKI-it, Ekmeledin Ihsanoglu dhe tė gjithė vendeve anėtare, tė cilat nuk e kanė njohur akoma pavarėsinė e Kosovės. Njė kopje e saj i ėshtė dėrguar pėr dijeni Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme dhe ambasadave tė vendeve anėtare tė OKI-t nė Tiranė. Gjithēka nisi rreth njė muaj mė parė, kur disa besimtarė njoftuan se do tė nisin tė mbledhin firma nė formėn e njė peticioni, ku kėrkojnė nga vendet islame tė njohin shtetin mė tė ri nė botė. Tavolina me letra dhe stilolapsa janė vendosur gjatė kėtyre javėve nė oborret dhe dyert e xhamive, dhe pėrveē besimtarėve myslimanė, kanė hedhur firma nė solidaritet tė kėtij akti edhe qytetarė tė besimeve tė tjera. "E falėnderojmė zotin qė na ka obliguar t'u ndihmojnė atyre qė u ėshtė bėrė e padrejtė", - tha nė fjalėn e tij imami Kalaja. Sipas tij, myslimanėt janė qytetarė shqiptarė, qė kontribuojnė pėr shoqėrinė dhe vendin e tyre. "Si qytetarė tė kėtij vendi, ne u drejtohemi qytetarėve tė njė vendi tjetėr, si njė popull qė i drejtohet njė populli",- theksoi ai. "Kjo ėshtė njė lėvizje krejt e veēantė, shumė ēuditshme, por qė bėhet nė kohėn e duhur dhe qė na nderon",- u shpreh profesori i Shkencave Politike, Aleksandėr Kocani, i pranishėm nė ceremoninė pėrmbyllėse. Nė fjalėn e tij, ai tha se qytetarėt e kėtij vendi po marrin mbi supe disa detyrime qė u takon niveleve tė larta diplomatike. Sipas tij, klasa politike nė Kosovė ka qenė apatike. "Vendet islame duhet tė ishin ndėr tė parat nė procesin e njohjes sė Kosovės. Nėse kėto vende e njohin pavarėsinė, atėherė zgjidhet njė ēėshtje e madhe",- tha profesor Kocani. Gjatė kėsaj jave, ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ishte pėr njė vizitė zyrtare nė Arabinė Saudite, ku njė ndėr temat kryesore ka qenė njohja e pavarėsisė sė Kosovės. Ky vend, sė bashku me Egjiptin, kanė influencė tė madhe nė organizatė, por deri tani kanė refuzuar tė njohin pavarėsinė e Kosovės. Nga 60 vende anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike, ku tre janė me statusin e vėzhguesit, vetėm shtatė vende, pėrfshi Shqipėrinė, kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, pavarėsi, e cila nesėr mbush fiks njė vit nga data e shpalljes.


Postuar nga Roneo datė 21 Shkurt 2009 - 19:22:

Re: Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Citim:
Po citoj ato qė tha trojani
Po lexoja shtypin, dhe hasa ne kete artikull. Nuk po e kuptoj se pse kaq shume shqiptare vazhdojne ti bien daulles se islalmit. Tani qe ceshtja kosovare eshte shume delikate dhe do shume mbeshtetje dhe njohje prej gjithkujt. Te ashtequajturit vellezer myslimane kan vendosur te na kthejne shpinen.

A ka ndonje ekspert kendej nga forumi te na shpjegoje kete veprim te organinzates myslimane qe Sala na beri anetare pa pyet asnje?

.



Une nuk shquhem si ndonje ekspert i ketyre puneve(Madje nuk jam ekspert per asgje) por dua te sqaroj se eshte moment i volitshem ky per te kerkuar perkrahjen e vendeve Islame.Eshte hap me shume vlere e maturi ky i myslimaneve ne shqiperi, pasi ceshtja kosovare ne ato vende ka vajtur sipas trasmetimit Rus, nderkohe qe politika jone e jashte nuk ka qene Insistuese dhe agresive ne kete pike.
Ne nje interviste Kryeministri Thaci eshte shprehur ne lidhje me kete bllok shtetesh se :"Ne presim njohje nga partneret Tane te fuqishem ne bote dhe nuk na lypet njohja e vendeve me prejardhje te dyshimte"
Kjo eshte gjithmone pamaturia qe karakterizon politikanet tone.
Tek e fundit mos u bej merak se nuk na ka njohur as Vatikani akoma qe njihet si kryeqender e Katolicizmit.
As Greqia e Rusia qe drejtojne boten Ortodokse, as Hindute e budistes e Indise, dhe as Izraeli i Hebrenjve.

Pse i meshojme vetem vendeve Islame?


Postuar nga trojani datė 21 Shkurt 2009 - 19:34:

Pershendetje Roneo

Vendet e Evropes pak a shume e kane njohur te gjitha Kosoven.
Qe Rusia dhe Greqia nuk e kane njohur, nuk eshte ndonje surprize.

Per vendet Islamike eshte e pashpjegueshme, sepse ne jemi anetare te organizates islamike.
Me duket se me gisht ne mendere na e kane keta vellezerit me carcaf ne koke.
Se c“ka thene apo nuk ka thene Thaci eshte pune tjeter. Keto vende mund te tregojen se me te vertete na konsiderojne si vellezer dhe jo si dicka te rangut te dyte apo dhe me poshte.


Postuar nga Roneo datė 22 Shkurt 2009 - 15:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha trojani
Pershendetje Roneo

Vendet e Evropes pak a shume e kane njohur te gjitha Kosoven.
Qe Rusia dhe Greqia nuk e kane njohur, nuk eshte ndonje surprize.

Per vendet Islamike eshte e pashpjegueshme, sepse ne jemi anetare te organizates islamike.
Me duket se me gisht ne mendere na e kane keta vellezerit me carcaf ne koke.
Se c“ka thene apo nuk ka thene Thaci eshte pune tjeter. Keto vende mund te tregojen se me te vertete na konsiderojne si vellezer dhe jo si dicka te rangut te dyte apo dhe me poshte.



Shiko, tani ka dy gjera, ose te diskutojme ne rrafshin diplomatik ose ne ate fetar.
Nese diskutojme ne rrafshin fetar ku edhe eshte hapur tema, Kosoven nuk e ka njohur asnje.
Pastaj nese e kthejme ne rrafshin diplomatik, politika jone e jashtme ka deshtuar dhe une mendoj se ato qe themi ne nuk kane rendesi, por ato qe thote Thaci e Saliu kane te miren ose koston e vet.
Mendoj se ceshtja Kosovare ka nevoje te reklamohet me shume dhe kjo mund te behet nga Organizata Myslimane,Diplomacia jone ne ato vende me qellim qe edhe njerezit andej te ndergjegjesohen se Kauza Kosovare eshte e drejte, perndryshe do mbuzoteroje Varianti Rus per Kosoven.
Po te kujtoj nje fakt te diplomacise Ruse ne vitin 1999 ku Kosova paraqitej prej saj ne Perendim si vater e Terrorizmit Islamik, e kjo behej me qellim qe te mos kishin perkrahjen perendimore.Nderkohe pasi u shpall paravaresia Ruset lobuan ne Vendet Arabe serish kunder Kosoves ku ne vija te trasha u thuhej:"Mos e njihni kosoven sepse ajo nuk perfaqeson asgje Islamike"
Pra diplomacia jone nuk ka bere ande ate qe duhet te bente.
Mund te kete edhe te tjera shkaqe por mbi te gjitha eshte pasiviteti yne dhe copa fjalesh te pa bluara mire kur leshohen neper deklarata.
Nuk mendoj se kjo situate do zgjase shume gjate, dite me te mira e presin Kosoven.


Postuar nga IQVLORA datė 23 Shkurt 2009 - 13:31:

C'mund te presesh nga injorantet!

Keto, pra vendet arabe ne kohen e Titos quheshin vende te paangazhuara dhe Jugosllavia ishte kryetarja e tyre.Pra ish Jugosllavia kishte mardhenie miqesore me to,bile i furnizonte edhe me arme.Ajo miqesi po ruhet me fije shtrat merimange akoma.Une do t'ju thosha se te gjithe arabet qe jetojne ne Europen Perendimore per te shkuar ne vendet e origjines fluturojne fillimisht gjer ne Beograd per te vazhduar me tutje me JAT-in ose linjat arabe.
Pastaj edhe Rusia eshte furnizuesja kryesore me armatime e botes arabo-myslymane(pervec Arabise Saudite,Kuvajtit,Emirateve e ndonje tjeter) e keshtu keta dollomaxhinj ja kane nevojen dhe si rezultat e degjojne.
Duan apo nuk duan budallenjte ta njohin Kosoven nuk do te jete e larget dita kur vet KS do ta beje kete gje,sepse mardheniet ruso-amerikan kane tendence permiresimi nen udheheqjen demokrate.


Postuar nga shelgu datė 23 Shkurt 2009 - 20:44:

Vertet, cila eshte arsyeja e vertete, pse vendet islamike nuk e njohin kosoven?

Nje arsye eshte edhe ajo qe thote IQ, se ata kane nje fare vartesie nga rusi, por ajo tjetra  e Ron, qe ka qene propaganda ruse:"Mos e njihni kosoven sepse ajo nuk perfaqeson asgje Islamike" mua me duket si shume e trrashe per t'u ngrene nga vendet arabe. Te thua te jene kaq naive?

Por ne fund te fundit, Kosova duhet te njihet si shtet laik, ( ky eshte ngulmimi i vendeve perendimore dhe politikes se tyre), prandaj edhe politikanet kosovare po luajne nje politike shume te holle.


Postuar nga ksovari datė 26 Shtator 2009 - 17:17:

Dita dites, Edhe disa shtete, gradualisht po e njofin Kosoven shtet, por, problemi tjeter, mendimi im prsonal, eshteq e edhe udheheqesit tane nuk jane shume aktive ne shtetet e Konferences Islamike....porblemi nuk qendron vetem ketu, ato vende nuk jane mire te informuara me ēeshtjen e Kosoves, dhe tjetra, edhe pse jane vende te KI-se, ato qeverisen nga diktarore prokomunist, edhe popujt e atyre vendeve po te na duan, prap, nuk do mund te bejne asgje...

Koheve te fundit, para zgjedhjeve lokale, disi jane zgjuar udheheqesit tane dhe mundohe secili, ne nje menyre a tjeter te bie ne syte e veshet e populit se punojne...vetem ta shifni Kosoven per 2 muaj mundohen ta bejne teresisht ndryshe, ah sikur te mbaheshin zgjedhjet ēdo vit....


Postuar nga dodgjeka datė 27 Shtator 2009 - 14:45:

Kosova e islami

Shum ineruoshimi Trojan vet nuk emarrvesh postimin tat se tidon me than se mos me kėn shumica e Kosovės musliman ater nuke kishin prėnua gjeverijat e islamit.Kroatija nuk asht gjeveri muslimane por e ka prėnua Kosovėn sama ēpejt ēika mujt e hiqniju aso kuvėtesh e mos e brzieni diplomacin me fen ēi eka i gjeveri.Ma bukur ite kėn te kishe shkrua i postim e me than: qyrnije se si e prėnov pavarsin e Kosovės Kroatia ēi asht 90% katolik.A dini pėrse e kan prėnua aq ēpejt ? Masparit pėr inad Serbis ater majmadhi gabim ēi e kan ba, pėr mos meu bashkua komi Shqiptar e jo se asht shumica eKosovės Musliman.Duhet i grim me mėnua ater me shkrua!!!!


Postuar nga ksovari datė 27 Shtator 2009 - 14:59:

Re: Kosova e islami

Citim:
Po citoj ato qė tha dodgjeka
Shum ineruoshimi Trojan vet nuk emarrvesh postimin tat se tidon me than se mos me kėn shumica e Kosovės musliman ater nuke kishin prėnua gjeverijat e islamit.Kroatija nuk asht gjeveri muslimane por e ka prėnua Kosovėn sama ēpejt ēika mujt e hiqniju aso kuvėtesh e mos e brzieni diplomacin me fen ēi eka i gjeveri.Ma bukur ite kėn te kishe shkrua i postim e me than: qyrnije se si e prėnov pavarsin e Kosovės Kroatia ēi asht 90% katolik.A dini pėrse e kan prėnua aq ēpejt ? Masparit pėr inad Serbis ater majmadhi gabim ēi e kan ba, pėr mos meu bashkua komi Shqiptar e jo se asht shumica eKosovės Musliman.Duhet i grim me mėnua ater me shkrua!!!!


Nje analize shume interesante, dhe mua personalisht me mbush mendjen.. dhe ate mendim ndaj ...


Postuar nga IQVLORA datė 27 Shtator 2009 - 20:10:

Djema Jugosllavia( Serbia) ka qene dikur ne kohen e Titos kryetare e vendeve te paangazhuara.Ne kete organizate benin pjese shumica e vendeve islamike.Me nje fjale serbia ka influence akoma tek udheheqsit mehmure te ketyre vendeve.Po ju them dicka;te gjithe emigrantet me banim ne West Europ. nga vendet e Magrebit,keto te ashtuquajtura te paangazhuara,ndalesen e pare e bejne ne Beograde.(E kam pare me syte e mij me 2006-n).Nga aty ka linja te Jat dhe te ketyre vendeve qe i cojne ata ne destinacion.Pra midis tyre ka lidhje te vjetra qe shprehen edhe ne drejtime te tjera.Serbija si trashegimtare e Yogusllavia ka akoma nje fare ndikimi te lehte akoma te keto vende.Sigurisht i dashur Dod malsori ne shumicen e vendeve islame feja ka ndikim te meadh mbi politiken.Ngurrimi i ketyre vendeve thjesht behet nga ndikimet ruse e pak nga ato serbe.Dihet se mehmuret me callma furnizohen me arme nga Rusia.Tjeter ndikim negativ kane edhe 5 vendet Europiane qe nuk po e njohin akoma.Mire spanja se ka problemin bask,po keta kater te tjeret c'kane?
Disa nuk e njohin sepse urrejne USA e UK etj.Por nje dite Kosova do te jete anetare i OKB-s duan apo nuk duan shku apo shkijet.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.