Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Kosova Shqiperia dhe miqte Islame (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16853)


Postuar nga trojani datė 16 Shkurt 2009 - 11:46:

Kosova Shqiperia dhe miqte Islame

Po lexoja shtypin, dhe hasa ne kete artikull. Nuk po e kuptoj se pse kaq shume shqiptare vazhdojne ti bien daulles se islalmit. Tani qe ceshtja kosovare eshte shume delikate dhe do shume mbeshtetje dhe njohje prej gjithkujt. Te ashtequajturit vellezer myslimane kan vendosur te na kthejne shpinen.

A ka ndonje ekspert kendej nga forumi te na shpjegoje kete veprim te organinzates myslimane qe Sala na beri anetare pa pyet asnje?

Marre nga shekulli.


Peticioni pėr Kosovėn niset drejt vendeve islame
ELTION HOXHA | 16/02/2009 | BIZNES | 0 KOMENTE | SHARE | - +
Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė, vetėm 7 nga 60 vende tė Konferencės Islamike e kanė njohur shtetin e ri
Mbi 50 mijė firma tė mbledhura nga qytetarė tė tė gjitha feve, u nis dje drejt vendeve tė Konferencės Islamike
Besimtarėt myslimanė prezantuan nė njė ceremoni pėrmbyllėse peticionin e mbledhur me mė shumė se 50 mijė firma, i cili iu dėrgua Konferencės sė Vendeve Islamike. Nė peticionin e tyre, besimtarėt myslimanė, por edhe qytetarė tė besimeve tė ndryshme, kėrkojnė nga kėto vende tė njohin pavarėsinė e Kosovės, njė vit pasi ajo shpalli pavarėsinė dhe sovranitetin e saj. "Ne duam tė besojmė vetėm nė pėrkohshmėrinė e hezitimit e dyshimit, me tė cilin mjaft vende anėtare tė OKI-it e shohin ende kėtė ēėshtje", - tha nė fjalėn e tij imami i xhamisė "Dina Hoxha" nė kryeqytet, Ahmed Kalaja. Ai njoftoi se peticioni origjinal, me mė shumė se 50 mijė firma, do t'i dėrgohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKI-it, Ekmeledin Ihsanoglu dhe tė gjithė vendeve anėtare, tė cilat nuk e kanė njohur akoma pavarėsinė e Kosovės. Njė kopje e saj i ėshtė dėrguar pėr dijeni Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme dhe ambasadave tė vendeve anėtare tė OKI-t nė Tiranė. Gjithēka nisi rreth njė muaj mė parė, kur disa besimtarė njoftuan se do tė nisin tė mbledhin firma nė formėn e njė peticioni, ku kėrkojnė nga vendet islame tė njohin shtetin mė tė ri nė botė. Tavolina me letra dhe stilolapsa janė vendosur gjatė kėtyre javėve nė oborret dhe dyert e xhamive, dhe pėrveē besimtarėve myslimanė, kanė hedhur firma nė solidaritet tė kėtij akti edhe qytetarė tė besimeve tė tjera. "E falėnderojmė zotin qė na ka obliguar t'u ndihmojnė atyre qė u ėshtė bėrė e padrejtė", - tha nė fjalėn e tij imami Kalaja. Sipas tij, myslimanėt janė qytetarė shqiptarė, qė kontribuojnė pėr shoqėrinė dhe vendin e tyre. "Si qytetarė tė kėtij vendi, ne u drejtohemi qytetarėve tė njė vendi tjetėr, si njė popull qė i drejtohet njė populli",- theksoi ai. "Kjo ėshtė njė lėvizje krejt e veēantė, shumė ēuditshme, por qė bėhet nė kohėn e duhur dhe qė na nderon",- u shpreh profesori i Shkencave Politike, Aleksandėr Kocani, i pranishėm nė ceremoninė pėrmbyllėse. Nė fjalėn e tij, ai tha se qytetarėt e kėtij vendi po marrin mbi supe disa detyrime qė u takon niveleve tė larta diplomatike. Sipas tij, klasa politike nė Kosovė ka qenė apatike. "Vendet islame duhet tė ishin ndėr tė parat nė procesin e njohjes sė Kosovės. Nėse kėto vende e njohin pavarėsinė, atėherė zgjidhet njė ēėshtje e madhe",- tha profesor Kocani. Gjatė kėsaj jave, ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, ishte pėr njė vizitė zyrtare nė Arabinė Saudite, ku njė ndėr temat kryesore ka qenė njohja e pavarėsisė sė Kosovės. Ky vend, sė bashku me Egjiptin, kanė influencė tė madhe nė organizatė, por deri tani kanė refuzuar tė njohin pavarėsinė e Kosovės. Nga 60 vende anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike, ku tre janė me statusin e vėzhguesit, vetėm shtatė vende, pėrfshi Shqipėrinė, kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, pavarėsi, e cila nesėr mbush fiks njė vit nga data e shpalljes.


  Gjithsej 21 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.