Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipėria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- 17 vjecari nga Dibra shpik tastieren qe prodhon energji! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16933)


Postuar nga lezhjani-82 datė 27 Mars 2009 - 15:54:

17 vjecari nga Dibra shpik tastieren qe prodhon energji!

Ky esht nji lajm i mrekullushem qe lexova sot tek shekulli! Nje i ri nga dibra ben nje shpikje te paprecedent duke gjetur nje menyre per te krijuar energji vetem duke shtypur ne tastiere!

Lajmi marre nga shekulli!


Bledi, 17-vjeēari dibran shpik tastierėn qė prodhon energji

Nėse shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit kanė ardhur "nga halli", e tillė ėshtė edhe kjo qė do t'ju tregojmė sot. Bledar Kazia ėshtė vetėm 17 vjeē dhe ėshtė nxėnės nė Medresenė e Kavajės nė vitin e tretė. Ai ka menduar t'i shėrbejė vetes dhe komunitetit me diēka qė fillimisht iu duk tė gjithėve e pabesueshme, por tashmė ėshtė realitet.
Ka tė bėjė me njė energji alternative pėr tė ushqyer kompjuterin kur mungon energjia elektrike.
Bledi e shpjegon kėshtu, krijimin e tij; "Poshtė butonave tė tastierės vendoset njė bobinė dhe njė magnet. Nė kohėn kur ne e shtypim butonin krijohet njė shkėndijė magnetike vlera e sė cilės rritet me shtypjen e butonave dhe energjia mekanike kthehet nė energji elektrike. Mė pas bėjmė lidhjen me njė multi metėr qė tregon se me tė vėrtetė prodhohet energji".
Por nuk mbaron kėtu. Bledi shpjegon mė tej se "Kėtė energji ne e depozitojmė nė njė bateri tė rikarikueshme. Bateria e merr energjinė duke shtypur tastat e tastierės. Ngjitur me baterinė ėshtė njė llampė dhe kur ajo ndizet do tė thotė qė po karikohet. Nė qoftė se nė njė lapė top shtypim njė mijė herė tastat e kompjuterit do tė karikonim njė bateri 19 voltėsh, pasi kjo ėshtė mė e madhja. Nė qoftė se jemi nė rrugė ose nė autobus dhe na duhet patjetėr ta pėrdorim kompjuterin duke pėrdorur kėtė projekt pėr 10 ose 15 minuta ne e karikojmė baterinė e lapė topit e cila mban 6 orė punė nė tė. Kur njė bateri kompjuteri zgjatė dy ose tre orė, me kėtė projekt ajo shkon nė 6 orė. Ėshtė njė projekt qė kursen dhe prodhon energji".
Energjia qė prodhohet nė kėtė rast ėshtė energji alternative, pra nuk ėshtė korrent direkt, ėshtė alternativė. "Na duhet ta mbledhim njėherė energjinė pastaj ta pėrdorim". Ideja ka lindur verėn e kaluar nė kushtet e shtėpisė, mė pas mė fillimin e shkollės me ndihmėn e profesorit tė informatikės Salih Dede.
Nė fillim ka marrė ēmimin e parė, nė olimpiadėn e Fizikės nė Tiranė. Mė pas ėshtė bėrė e mundur qė ky projekt tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė njė konkurs ndėrkombėtar nė Turkmenistan. Kėtu Bledar Kazia ėshtė vlerėsuar me medaljen e argjendit kjo i ka dhėnė mundėsin qė po me kėtė projekt tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Nevada tė Amerikės.
Kur e pyesim Bledin ēfarė kanė menduar personat qė kanė dėgjuar pėr shpikjen e tij!? Nė fillim janė treguar mosbesues thotė ai, po kur juria ndėrkombėtare e vlerėsoi kėtė projekt, atėherė gjithēka ishte mė e qartė dhe shumė ndėrruan mendim.
Familja e tij jeton nė Peshkopi ndėrsa Bledari nė Kavajė, fundjavave shkon nė familje tė prindėrit tė cilėt nuk kanė ndonjė "dell" shkencėtari nė fis por qė janė tė lumtur pėr djalin e tyre.
Suksesi i shpikėsit tonė nuk mbaron me kaq, gjatė kohės sė qėndrimit nė Turkmenistan, pėrfaqėsuesit e Indisė kanė treguar interes pėr projektin e djaloshit shqiptar.
Ajo qė do ta bėnte tė lumtur ėshtė shpikėsin ėshtė tė bėhej i mundur prodhimi i tastierave tė tilla qė do i shėrbenin shumė njerėzve, dhe pėr njė gjė duket i lumtur Bledari qė i ka shėrbyer njerėzimit pėr diēka.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.