Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 14 Maj 2009 - 10:22:

Shume frymezuese

Por ka nje pike qe s'mund te jem dakort. Ne nuk kemi asnje fe politike as ne jeten e perditshme dhe as ne ADN. Perkundrazi, historikisht nuk kemi bere politike dhe kemi qene te qeverisur nga te huaj (turq, italiane). Po te kishim kete deshire per politike ne shekuj, tani do ishim ne nivele te larta zhvillimi. Kjo sepse politika ka lindur ne funksion te zhvillimit. Pra, ka lindur ne ēastin qe fshatrat u bene qytete dhe qytetet kaluan ne mbreteri, e me pas ne senate dhe republika. Politika eshte nje faktor qe shkon baraz me zhvillimin.

Ajo qe mund te quhet se ndjekim te gjithe eshte "pushteti". Kjo nga ana tjeter eshte deridiku normale, pasi pushteti eshte nje nga impulset baze qe njeriu ndjek.

Per aresyet qe thashe me lart, dy jane rezultatet pse politika ne Shqiperi nuk eshte perkthyer ne zhvillim, por ne pushtet:

1. Duhet patur parasysh qe njerezit ne pergjithesi nuk e ndjekin politiken sa me shume kalon koha. Edhe ketu ne forum shume njerez mund te diskutojne per politike (shkrimi i Tulipanit eshte nje shembull), por nuk e bejne. Pra, eshte mos-ndjekja e politikes ajo qe lejon pushtet-dashesit te perdorin politiken per qellime dhe delire personale. Shume njerez mendojne se politika eshte kurve, dhe duke pare rastet rreth tyre mendojne se ēdo politikan eshte batakēi. Atehere i bie qe gjithe sistemi politik te mos perfaqsoje idealet e njerezve... Dhe ketu vijme tek pika 2.

2. Politika shqiptare, ashtu si shume institucione te tjera, nuk vjen nga nevoja per qeverisje te perbashket, por si imitim i vendeve te zhvilluara. Ne te vertete shqiptaret nuk e dine pse duhet te kene nje sistem politik. Dine vetem qe duhet te jene nacionaliste dhe te mbrojne me dhembe pavaresine e Shqiperise. Dhe kshtu krijojne nje shtet qe te justifikojne ekzistencen shqiptare. Mirepo mentaliteti i perbashket eshte akoma tribal (sic tha arturm). Keshtu perfundojme te ndjekim sisteme politike moderne me nje mentalitet mesjetar. Rezultati eshte qe deri tani te gjithe pjesemarresit e kesaj teme thone se ne Shqiperi do fitoje klani. Dhe kjo megjithese SHBA tregoi 6 muaj me pare se jo gjithmone fitojne klanet (Obama u financua me 20 dollareshat e shtreses se ulet). Ne menyre analoge, nuk kopjojme vetem sistemin politik, por edhe vete ligjet.

Mesa spjegova deri tani, eshte servilizmi ai qe mund te jete futur ne kulture (ose ADN). Marrim deshiren per kontakt me perendimin per shembull. Asnje vend ballkanik nuk ndihet kaq inferior sa te mendoje vazhdimisht si te futet ne Evrope. Turqia eshte krejt e pavarur dhe nuk i ben as ftohte as ngrohte futja ne Evrope. Ose te pakten nuk shtiret ajo qe nuk eshte per tu futur ne Evrope. Nuk mohon fene dhe ligjet e veta (edhe pse Evropa "e cilizuar" mundohet ti induktoje ligje te buta). Shqiptaret nga ana tjeter duan te shtiren si te civilizuar me zor, sikur dine te bejne zgjedhje, sikur dine te bejne qeveri, sikur s'kane nevoje per denimin me vdekje (edhe pse krijojne reparte speciale per te vrare kriminelet). Dhe diten e pare pas zgjedhjeve presin me goje hapur cfare do thone organizmat nderkombetare. A nuk eshte kjo forma me e larte e servilizmit? Si mund te kete me shume rendesi ēfare thote bota sesa ajo qe themi vete?

Dhe nuk po vazhdoj te diskutoj marredheniet e semura hierarkike qe krijohen ne istitucionet dhe shoqerine e perditshme.


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.