Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Tulipani datė 27 Maj 2009 - 14:13:

Kur lexohen lajmet per ekonomine nuk lexohen si Gossip-et e lojtareve te futbollit iqvlora. Une s'jam 'guru' ekonomie aq me pak s'merrem me parrullat e opozites por ama kam kaq kthjellesi e njohuri te kuptoj se borxhet nuk jane ilace qe i marrim per te na hequr dhimbjen e kokes perkundrazi do na bejne me dhimbje ne te ardhmen kur te zbulojme se sot nje grup te papergjeshmish per arsye fushate po bejne idiotesi. E ke kerkuar ndonjehere zotrote se ku perfundojne ato para?

Ekonomia s'matet me artikujt e Financial Times, e as me nje perqindje te paperfillshme rritjeje e ketu s'eshte as tema e duhur per te marre treguesit nje nga nje. Si popull s'na ze gjumi se cfare thote bota per ne e si rrjedhim dhe ndryshimet qe bejme nuk i bejme se duhen bere por vetem gjithmone ne funksion te asaj dukurise 'vec sa per sy e faqe'. E rezultatet shihen : nuk mjafton te kesh ligje te mira por duhet ti zbatosh ato e jo te rrish te genjesh gjithe diten neper TV. Pergjigjen e keni nga BE: vendet fqinje perfitojne me te drejte liberalizimin e vizave kurse ne jo. E shume mire bejne, kush pranon nje vend qe s'ka shtet e as shtetas?


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 66 67 68 69 70 71 72 73 74 [75] 76 77 78 79 80 81 82 83 84 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.