Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 27 Maj 2009 - 22:39:

Sic thote arturm, kredite e dhena per nje shtet jane te sigurta ne dekada. Madje sa me shume kredi te marresh, aq me shume do influencoje ekonomine dhe zgjedhjet e shtetit ndonje organizem i huaj. Jo me kot vendet e botes se trete, qe kane borxhe, kane mbetur te pazhvilluara dhe "te varura" qe ne vitet 60 kur moren borxhet.

Nuk jam kunder kredise, megjithate. Nje kredi e madhe do i bente pune Shqiperise. Por jam kunder menyres si serviret paturpesisht, si arritje e ndonje krahu politik. Gjithashtu eshte shume e drejte ajo qe thote Tulipani. Hallall kredise qe duhet per te ngritur Shqiperine, por ne nivelin e korrupsionit shqiptar rrezikohet te vidhet nje pjese e mire e lekeve ose te shperndahen neper klanet personale. Te marresh kredi ne nivele kaq te larta korrupsioni eshte sikur ti hedhesh benzine zjarrit, nderkohe qe benzina duhet per te rrotulluar motoret qe dine si ta perdorin. Dhe fakti qe ka korrupsion te larte ne Shqiperi pranohet nga te gjithe politikanet (sic shkruante Fatos Lubonja). Te marresh kredi ne kushtet e imoralitetit politik qe ekziston eshte sikur te ēosh financime publike ne Siēili dhe te habitesh pas 10 vjetesh qe kane perfunduar ne doren e mafias.

Mua me vjen keq vetem per diēka deri ne kete pike. Po e ndjek shume pak fushaten, por efekti qe ka tek njerezit eshte teper negativ. Shume njerez hutohen para televizorit si qeni pas mishit. Pastaj fillojne te mendojne per vogelsira qe nuk jane problemi kryesor (psh. te me falesh arturm, vonesa e listave). Shikoj te tjere qe degjojne fjalime te bukura dhe mbeten te hutuar ne voten e tyre. Per keto me vjen keq. Me vjen keq sepse gjithmone e me shume njerez harrojne llogjiken e djeshme dhe bien pre e efektit momentan te nje fushate elektorale. Njerezit ankohen se po ēmenden nga politika, kurse vazhdojne te mbajne televizoret ndezur si radar.

Megjithate... per tu kthyer ne teme:
Deri tani askush nuk ka thene se NUK fiton klani. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Jo sepse klanet nuk ekzistojne neper bote, por sepse klanet shqiptare tejkalojne masen llogjike dhe behen sistem jetese. Ne nuk jemi as Itali, as France, dhe as Amerike. Justifikimi se keshtu ndodh ne gjithe boten (e kam degjuar disa here) nuk mund te justifikoje kthimin e shtetit ne nje model mafioz. Nje shoqeri qe quan normale te jashteligjshmen nuk do jete e afte asnjehere te beje ndryshime radikale alla Obama. Dhe kur nje shoqeri mbyllet ne vete (pak se nuk kemi viza e pak se po behemi ligjerisht mafioze) atehere kush eshte e ardhmja e kalamajve? Ikja ne emigrim akoma?


  Gjithsej 101 faqe: « E parė ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.