Forumi Horizont
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- VIDEOCRACY: mjafton te dalesh ne TV! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17364)


Postuar nga Fajtori datė 23 Tetor 2009 - 03:05:

VIDEOCRACY: mjafton te dalesh ne TV!

Ky eshte nje dokumentar qe ka dale ne shtator dhe po ben me dhimbje koke kasten pushtetare italiane. Eshte krijuar nga Erik Gandini, nje djale italian qe u largua ne Suedi ne 1986. Ai denoncon psikologjine e bytheve dhe cicave me te rinjte qe shtyhen per te dale ne televizor.

SEPSE...
Pushteti i vertete eshte ne mediat televizive.

Mjafton te dalesh ne TV per te qene person i rendesishem. Mjafton te kesh fytyren ne ekran dhe ti do besh nje jete perrallore, do te paguajne per te ndenjur 1 ore ne diskoteke, do kesh leke me shumice dhe mund te jesh se shpejti deputet. Pushteti i parlamentit eshte anesor krahas atij mediatik. Jo me kot ne parlament hyjne gjithmone e me shume fytyra televizive, te cilet adhurojne sistemin videokratik italian.


Ja traileri i dokumentarit:




Traileri eshte ndaluar te transmetohet ne televizionet kombetare te Italise. Megjithate filmi tashme eshte ne festivalin e filmit te Torontos dhe te Venecias. Ai premton te jete nje bombe e vertete per aresyen e thjeshte se nuk merret me detaje, por me sistemin.


Nuk e kam pare, sepse nuk e gjej online, por kush e gjen te na lajmeroje. Ka mundesi eshte akoma neper kinema...

--------------------------------------
Disa fakte:
80% e italianeve perdorin si burim kryesor te informacionit televizorin.
Italia eshte ne vendin e 73 ne bote per lirine e informacionit.
Te 6 kanalet televizive qe ndaluan trailerin e filmit jane ne doren e nje njeriu te vetem: Berlusconit (kontrollon RAI si kryeminister dhe zoteron Mediaset).


Postuar nga Fajtori datė 23 Tetor 2009 - 21:14:

Ok, e pashe filmin dhe ishte goxha interesant. Nga ana teknike ishte mire. Perqendrohet pak si shume tek Berlusconi, por ne fund ideja kryesore del qarte. Italia eshte kthyer ne republike televizive, ku "la gente che conta" ben festa ne Costa Smeralda, dhe njerezit kenaqen qofte edhe me nje foto tyren. Nuk e di si ia ka arritur Erik Gardini, por disa intervista lene me goje hapur. Keshtu psh regjizori i Grande Fratellos thote hapur se i ka ardhur urdher nga lart se duhet te mbaroje emisionin para afatit, ne menyre qe njerezit te shikojne Berlusconin tek Porta a Porta. Manipulime te tilla mediatike tregojne se prapa fshihet nje aparat i tere propagande.

Per ata qe jetojne ne Itali filmi nuk eshte skandal i madh, por jashte do kete impakt goxha te madh besoj. Deshmi e faktit qe Italia tashme ka humbur vetekontrollin dhe pret fjale nga jashte. Njesoj si gjermanet u hutuan nga propaganda e Hitlerit per tu zgjuar vetem me nderhyrje nga jashte.

Filmi shkarkohet shume shpejt me torrent (pune 2 oresh).


Postuar nga Tulipani datė 23 Tetor 2009 - 23:56:

E paske gjet vete dhe une qe kisha vene ne pune burimet e mia per ty :p


Per nje gje ke te drejte, per ne qe jemi ne Itali kjo eshte vec 1 permbledhje e atyre qe shohim perdite. Tv eshte reduktuar ne gra qe kerkojne burra, burra qe kerkojne gra e kur s'ka kesoj programesh ka fiction qe duket sikur jane bere si ca pallate tek ne ... me pune vullnetare. Ca programe qe ia vlejne cuditerisht ose jane zhdukur ose jane ne zhdukje per mungese fondesh, mungese shikuesish ose sepse kane mungese grash-velinash-gjithckaberese.

Per kuriozitet: ne dokumentar shikohen intervistat e Lele Mora-s. Une u cudita psh kur e pashe dhe ate prezent me vullnetin e tij, para ca ditesh mora vesh se e ka hedhur ne gjyq regjizorin duke e akuzuar se nuk e dinte qe ato qe kishte thene do perfundonin ne nje film te tille kunder Berlusconi-t por se regjizori i kish thene se ishin material per nje Tv zvicerane. Lele i mashtruar apo Lele ben nje hap prapa? Mah... se dime te verteten por oborri i tij me oborrtaret e devotshem ka nisur nje epidemi qe per ata qe e ndjejne veten te marre fryme prej kesaj s'besoj te gjejne zgjidhje shpejt per sa kohe keta lloj individesh shikohen si zota e jo si parazite.


Postuar nga Roi datė 24 Tetor 2009 - 12:01:

Edhe Corona,si Mora, ka ngel shume i zhgenjyer nga si e paraqesin ne film,pasi Gandini i kishte premtuar dicka tjeter para filmit,ndoshta dicka te ngjashme me ate qe i kish premtuar Lele Mora-s ! Corona nuk e priste se figura e tij do dilte kaq mizore si psh,kur arrin deri atje sa shtyn nje baba qe kish humbur vajzen e vet,te vishte nje bluze me logon,marken e Corona-s ne funeralin e te bijes !

Kam pershtypjen se te dy keta nuk e prisnin aspak qe filmi te ishte aq denuncues kundrejt nje sistemi ku vete Corona e Mora jane nga nga motoret kryesore (sidomos Mora,pasi Corona eshte akoma nje cerr i vogel) ! Prandaj nese Mora e ka denoncuar,nuk besoj se ka bere nja hap prapa me vonese,por priste nje film goxha ndryshe ! Erik Gandini ua futi,i ka ngrene cik ne bese,por mire ua ka bere,pasi sjellje te tilla nuk jane asgje ne krahasim me ato forma ricatto-sh (gjobash) qe Corona ne bashkpunim me Lele-n u ka kerkuar njerezve te famshem per mos tu bere publike foto paksa kompromentuese !

Gjithesesi filmi ndoshta arrin cik me vonese,pasi ka muaj e muaj qe flitet per skandalet e Berluskes,apo per televizionin e tij qe ka banalizuar figuren e femres dhe qe njekohisht influencon,komandon, mendjet e shumices se italianve...


Postuar nga Fajtori datė 24 Tetor 2009 - 12:36:

Normal qe intervistat jane marre me te futur, por ata thone gjerat me gojen e vet dhe nuk eshte loje montazhesh.


Nuk duhet pare si film per Berlusconin apo skandalet e tij. Thjesht denoncon nivelin ku ka rene Italia, ku gjithshka eshte nje imazh dhe kaloresi kryesor eshte Berlusconi, i cili zoteron televiozionet, shtepite botuese dhe revistat kryesore.

Sikur te tregohej rasti i D'Addarios, prostitutes qe Berlusconi e q... me leke dhe e kantidoi ne zgjedhje, do ishte me bukur akoma. Ose per shembull nje kronike e Enrico Lucit qe mbaj mend e ndaloi nje ēift me motor dhe i thonin "Me nxirr mua ne TV, cfare te duhet, ja ku me ke mua". Kronika ishte mbi lejeqendrimet e te huajve dhe dy metra me tutje ishte nje rradhe e gjate me te huaj qe prinin prej dy ditesh para postes.


Postuar nga Fajtori datė 24 Tetor 2009 - 13:09:

Dhe ky personazhi eshte tamam ajo per ēfare flet dokumentari:

(mund ta vija tek humori ne gjuhen italiane, por duhet ne kete teme)


 
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.