Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- VIDEOCRACY: mjafton te dalesh ne TV! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17364)


Postuar nga Roi datė 24 Tetor 2009 - 12:01:

Edhe Corona,si Mora, ka ngel shume i zhgenjyer nga si e paraqesin ne film,pasi Gandini i kishte premtuar dicka tjeter para filmit,ndoshta dicka te ngjashme me ate qe i kish premtuar Lele Mora-s ! Corona nuk e priste se figura e tij do dilte kaq mizore si psh,kur arrin deri atje sa shtyn nje baba qe kish humbur vajzen e vet,te vishte nje bluze me logon,marken e Corona-s ne funeralin e te bijes !

Kam pershtypjen se te dy keta nuk e prisnin aspak qe filmi te ishte aq denuncues kundrejt nje sistemi ku vete Corona e Mora jane nga nga motoret kryesore (sidomos Mora,pasi Corona eshte akoma nje cerr i vogel) ! Prandaj nese Mora e ka denoncuar,nuk besoj se ka bere nja hap prapa me vonese,por priste nje film goxha ndryshe ! Erik Gandini ua futi,i ka ngrene cik ne bese,por mire ua ka bere,pasi sjellje te tilla nuk jane asgje ne krahasim me ato forma ricatto-sh (gjobash) qe Corona ne bashkpunim me Lele-n u ka kerkuar njerezve te famshem per mos tu bere publike foto paksa kompromentuese !

Gjithesesi filmi ndoshta arrin cik me vonese,pasi ka muaj e muaj qe flitet per skandalet e Berluskes,apo per televizionin e tij qe ka banalizuar figuren e femres dhe qe njekohisht influencon,komandon, mendjet e shumices se italianve...


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.