Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Anemone datė 22 Janar 2010 - 19:49:

Re: Dentistja e repartit N

Dentistja nuk ish sekret ushtarak,
nuk ishte N,
ish Vjollca,
belholla,
nga ato gocat qė “gjėmoheshin koma-komės”,
kur dilnin nga gjimnazi,
kur dilnin nga shkolla:
O Vjollce, o Vjollce!
O goce, o goce!
A ka mundėsi nji minut-e?….
A ka mundėsi njė jetė po munde?…..
O Vjollca….

Problemet me zmaltin,
me dhėmbėt shpellorė,
fermentues me gracka
stomatologjike,
befas u bėnė
si revolucioni,
jo mė njė dėshirė ,
por njė ēėshtje dite…..

Rradhėt e ushtarėve te dentaria -
profilaksi e paparė shqiptare.
Dhėmbi mė ftoh
kur ha akullore…..
Dhėmbi do krimbet,
do dali dore
….. si mollėt nė kraharuar…. o doktoresha… shpėtimtare,
o profilaksi e paparė shqiptare!

Nuk dihej
a e shihte furtunėn hormonale
dentistja,
mbase po,
mbase jo,
mbase dhe po dhe jo,
por zmaltin rregullonte
Vjollca doktoresha,
dhe ushtarėve gjithsesi
u ndreqej buzėqeshja.

Ushtarėt u bėnė Magelanė
mbi hartat detare tė brekėve tė tyre,
me kontinentet e spermės si kėrc lėtyre,
drejt tokės sė panjohur dhe tė papremtuar,
prandaj dhe zjarmisht aq tė dėshiruar…..
Vjollca u ngul nė trutė e repartit
si thumbi migjenian
mė thellė se amalgamet
qė mbushnin dhėmballėt,
Vjollcėn e kishin nė gojė
mirėfilli nė ēdo moment,
nė ēdo buzėqeshje ushtarėt
me zmalt kovalent…

Vjollca, mundim ėndrrash
nė krevate marinarėsh……

“O Vjollca, ku je mi!
Na duhesh prapė!
Rregullona gojėt, Vjollca!
Gojėt e qelbura.
Piramida dhėmbėsh tė ngremė nė shkretėtira nofullash.
Na bėj me buzėqeshje, me fytyrė, me zė,
O Vjollca dentistja, o e bukura e repartit N!”



  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.