Forumi Horizont Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Shkelqim Cela: meditime moderne (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17531)


Postuar nga Fajtori datė 13 Shkurt 2010 - 14:24:

Akłs

(Pelham Bay blues)


Dy vjet pa shi, e thatė
Si fyt beduini kjo rrugė Bronksi,
Fryn erė nga Gana dhe Guomi
Vap’ e tėrė botės
Shtypet nėn shinat fluturuese tė linjės 6,
Oaze s’ka, por pres
Nga rėra trotuarit t’ja behi pak blues,
Tė ndesh afrikanen Akłs,
T’i pėrplasim kulturat
Pėr hir tė Huntingtonit,
Qytetėrimi im i verbėr
Tė bėjė tangon e shikimeve
Me lulebajamet e saj
Pėr hatėr t’Al Paēinos;
Filozofike xhungla
E flokėve
I harliset, bimėsi e huaj
Qė dua t’ia shpleks
Me gishtat ngjitės.
Intrigė ideologjia
E gjinjve,
Dėshmi
Qytetėrimesh tė lashtė,
Dy piramida qė fundin total
Parathonė nė maja!
Jam militant, Akłs,
Politizuar gjer nė thonj,
Fetish
Obelisku i bardhė i kultit tim tė errėt
Ngritur,
Dėshmi arkeologjike
E qytetėrimit tim tė babėzitur
Qė duhet pėrplasur me ēdo kusht
Sipas librave tė shenjtė postmodernė,
Le t’bėjmė pak histori pra, Akłs,
Nė Pelham Bay – e ē’kish mė shumė Koloseumi dhe Moulin Rouge
Se kjo rrugė e thatė me restorante mikse “Sushi & Enchillada”?
Gjeneral Tso dhe Emiliano Zapata,
Guom-in-dang! nė lėng soje
Dhe borde dalėboje,
Pluhur tebeshiri,
Qė premton kėngė katrore gjinkallash
Nėpėr vapė,
Mesditė pafund,
L(b)yrse,
Ku perdet damask duhet tė mbyllen
Pėr shkak tė vrimės
Sė ozonit,
E me lėng soje duhet tė lyhemi,
Akłs,
Kundėr diellit tė kripur.
Perla djerse dhe kultura e lagėt
Pa fshirė
Nė sqetulla dhe gushė
Do fėrkohen
Pas pėrplasjes,
Veē pellgjet e tharė me skelete likenesh
Nuk stėrpikin,
Shkel pa droje mbi mua
Tė bėhemi pis dhe tė murrmė,
Gjithė gjurmė
Kėrcet, lėkurat,
Kėrcinjtė, kulturat,
Jam kamikaz i njė dogme tė vjetėr,
Pėr kombin tim
TNT do tė thotė eksploziv,
Nuk ėsht’ stacion televiziv,
Gjoksi m’shpėrthen nga gradientėt e drunjtė
Tė pathosit,
Kam shenjė pigmenti tė kundėrt me ty,
Prandaj tėrhiqem
Magnetik,
I ngarkuar,
Ksaj rruge tė thatė n’Pelham Bej,
Plot sharm (el sheik) shkretėtire,
Ku vegimi yt
Me erėrat e Ganės
Ngatėrrohet
E vallėzon spirale…


  Gjithsej 89 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 89 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.