Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga AngelDevil datė 11 Mars 2010 - 10:14:

Te reja nga kinematografia !

Cmimet Oskar, triumfon "Hurt Locker" dhe Bigelou


LOS ANXHELOS- Nė Los Anxhelos tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, u ndanė cmimet mė tė rėndėsishme kinematografike, tė njohura si cmimet Oskar.Filmi pėr luftėn nė Irak, The Hurt Locker, triumfoi nė kėtė ceremoni tė madhe duke rrėmbyer gjashtė trofe, mes te cilave atė pėr filmin mė tė mirė tė vitit dhe regjinė mė tė mirė.

Me kėtė fitore nė ceremoninė nė Hollivud, regjisorja Ketrin Bigelou, u bė femra e parė nė historinė 82 vjeēare tė kėtij manifestimi, qė e mori ēmimin Oskar si regjisorja mė e mirė.

Prej ēmimeve tė tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin pėr rolin mė tė mirė tė meshkujve nė filmin “Crazy Heart”, ndėrsa Sandra Bullok, u shpall mė e mira ndėr aktore, pėr rolin e saj nė filmin “The Blinde Side”.

Kjo ceremoni madhėshtore la nė hije filmin tredimensional tė Xhejms Kamerun, Avatar, i cili mori vetėm 3 cmime Oskar, qė tė treja pėr teknikėn e pėrdorur nė film. Pavaresisht cmimeve Oskar qe fitoi, filmi “The Hurt Locker” ka arritur tė sigurojė nė shitjen e biletave nėpėr kinematė botėrore vetėm 15 milionė dollarė.

http://bw.balkanweb.com/kultur%C3%A...gelou-7712.html


  Gjithsej 41 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.