Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga lule datė 30 Nëntor 2010 - 22:07:

Gérard Depardieu

“Besoj te dashuria edhe pse nuk ėshtė e pėrjetshme”
Gérard Depardieu mund tė cilėsohet si njė “mit” plot kontradikta. Ka xhiruar kryevepra, por edhe filma “pa asnjė vlerė”, siē thotė ai vetė. Filozofia e yllit tė kinemasė franceze ėshtė: Ha, pi, dashuro. Pėr mė tepėr, e pranon se nuk qėndron dot pa grua

Bertrand Blier, njė nga regjisorėt e parė me tė cilėt ka punuar, e kujton si “njė tip i rrezikshėm. Mė duhej ta ndiqja natėn, sepse shkonte me qėllim nė zonat mė tė rrezikshme, nė kėrkim tė telasheve”. Pėr 40 vjet dhe me qindra filma nė karrierėn e tij (mesatarisht tre nė vit, edhe pse kėto kohėt e fundit i ka rralluar paska, pasi merret me verėrat dhe restorantet), Gérard Depardieu nuk duket se ka ndryshuar shumė. Pak i zhgėnjyer me kinemanė dhe i tronditur nga vdekja absurde e djalit, Guillaume (nė tetor tė vitit 2008, nė moshėn 38 vjeē pėr shkak tė njė pulmoniti), por megjithatė i dashuruar me jetėn. Nė jetėn e tij nuk mund tė mos pėrmendim pesė bypass-et nė zemėr, aksidentet me motor pėr shkak tė njė shpejtėsie pesė herė mbi normat e lejuara, kryevepra, shumė filma qė ai i quan tė pavlerė, dy prostitutat legjendare me tė cilat shkoi pėr tė jetuar nė moshėn 12-vjeēare dhe dashurinė pėr Carole Bouquet. Nė dhjetor do tė mbushė 62 vjeē, ndėrsa djali i tij mė i vogėl, Jean, do tė mbushė 4. Pinjolli i fundit Depardieu erdhi nė jetė nga lidhja me aktoren franko-kamboxhiane Hélčne Bizot. Por edhe ajo histori ka pėrfunduar dhe tashmė nė krah tė tij ėshtė shkrimtarja Clementine Igou, 25 vjet mė e re se ai. Ndėrkaq t’i qėndrosh nga pas ėshtė pothuajse e pamundur: mė mirė tė pėrqendrohesh te filmat e tij. Sapo kanė dalė “Mammuth” (ku interpreton njė punėtor ndėrtimi tė dalė nė pension dhe flokėt e gjata deri nė bel) dhe “Potiche” ku interpreton njė deputet komunist tė dashuruar me menaxheren Catherine Deneuve).

Zoti Depardieu, kohėt e fundit keni thėnė: “E vetmja gjė qė mė intereson janė personat me tė cilėt punoj, as rolet dhe asgjė tjetėr”. Vlen vetėm pėr filmat apo edhe pėr zanatet e tjera?

Vlen pėr gjithēka. Ndoshta kinemaja ka vdekur, por unė nuk kam ndryshuar, jam i njėjti qė kur isha 3 vjeē. Bėj ēdo lloj filmash, por vetėm me njerėzit qė njoh dhe qė dua.

Vėrtet jeni i bindur se kinemaja ka vdekur, apo ėshtė vetėm njė batutė?

Varet se ēfarė kupton me kinemanė. Sot, e gjithė paraja ėshtė pėrqendruar te televizioni dhe filmat amerikanė qė nuk vlejnė fare. Po shohim gjithmonė e mė pak filma tė bukur dhe kinematė qė mbushen vetėm me fėmijė. Tani 30-vjeēarėt preferojnė tė qėndrojnė mė shumė nė shtėpi pėrpara televizorit.

Ju nėse nuk bėni filma, i pėrkushtoheni verės?

Kam qė prej vitit 1989 qė merrem me verėra. Kam fabrika nė Argjentinė, Marok, Algjeri, Spanjė, Itali dhe sigurisht nė Francė. Vera ka shpirt, njėlloj si njerėzit, ka tė bėjė me miqėsinė dhe ndarjen e kėnaqėsive tė thjeshta. Dhe nė fakt unė preferoj ta kaloj kohėn nė fshat me fshatarėt dhe njė gotė vere pėrpara se sa nė sheshin e xhirimeve me aktorėt.

Ėshtė e vėrtetė qė tani pini mė pak?

Nė fakt, kur jam i stresuar, pi shumė shishe nė ditė.

Po kur jeni i qetė?

Mundohem t’i, reduktoj edhe pse nuk e kam tė lehtė. Unė tek kjo tokė jam shumė i lumtur, ndaj kjo mė shtyn tė pi shumė.

Te “Mammuth” keni shtuar shumė nė peshė. Nuk ndryshuat stil jetese pas bypass-it tė pestė?

Kur zemra ka probleme, ndihesh gjithmonė i lodhur, njėsoj si pleqtė. Kam lėnė duhanin dhe pėrpiqem tė ha mė pak, por e kam tė vėshtirė. Edhe pse e dinė tė gjithė qė mua mė pėlqen shumė tė gatuaj. Mbetem pa fjalė kur shoh se si fėmijėt e sotėm nuk dinė asgjė rreth natyrės dhe jetės qė na rrethon.

Ndonjė kujtim tė lidhur me ushqimin, kur ishit fėmijė?

Kur nuk kishim para, shpesh mamaja mė dėrgonte mua te kasapi. Ishte pak e sikletshme kur ai mė thoshte “I thuaj babit tė vijė tė mė paguajė”.

Ish-gruaja juaj, aktorja Élisabeth Guignot, thotė se ju jeni i fiksuar pas punės. Jeni dakord?

Po, kam nevojė tė merrem vazhdimisht me aktivitete.

Keni bėrė filma tė jashtėzakonshėm, por edhe nga ata komercialėt pa vlerė?

Shpesh ndjek miqtė, energjinė, atė qė mė thotė instinkti. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr dhe e brishtė. Cigaret, jeta dashuria... me pak fjalė ka gjėra mė tė rėndėsishme se njė film apo jo?

Si pėr shembull gratė?

Mbi tė gjitha gratė. Kam mėsuar shumė nga gratė dhe tė dashurat e mia, por mė shumė kam mėsuar duke lexuar Virginia Woolf e Anaļs Nin se sa Ernest Hemingway. E dhuroj Scott Fitzgerald, por shkrimtaret janė tė preferuarat e mia. Nė kėtė moment, pėr shembull, mė pėlqen shumė Marie Ndiaye (me origjinė senegaleze. Nė Francė ėshtė shumė e njohur se ka fituar ēmimin “Goncourt”. Gratė mė kanė bėrė tė jem i durueshėm dhe tė pres se ēdo tė ndodhė me qetėsi.

Ndoshta, pėr kėtė arsye, keni pasur shumė gra nė jetėn tuaj. I dashkeni shumė...

E vėrtetė, besoj te dashuria, por jo tek ajo e pėrjetshmja. Kam njohur njerėz qė kanė qėndruar bashkė gjithė jetėn, por vetėm sepse duhej. Pėrkundrazi, pėr tė mirėn e fėmijėve, duhej tė ishin divorcuar. Pėr sa mė pėrket mua, kam pasur shoqe tė mrekullueshme nė krah, qė edhe kur jemi ndarė, miqėsia ka mbetur.

Sigurisht tė ndahesh kushton shumė, por i urrej konfliktet dhe gjithmonė dua t’i shmang, pavarėsisht kostos.

Nė njė intervistė, keni thėnė se nuk keni mė ambicie? Pėrse

Nė tė vėrtetė nuk i kam pasur kurrė: jetoj tė tashmen, jam kureshtar pėr tė tjerėt, kėshtu kam qenė qė fėmijė. Jam aktor, jo se mė intereson tė jem i famshėm, por thjesht sepse ėshtė njė zanat qė mė jep mundėsinė tė njoh shumė njerėz dhe tė mėsoj gjėra tė reja. Nėse duhet tė interpretoj njė mjek, pėr shembull, frekuentoj mjekė tė tjerė dhe shkoj nė spital pėr tė asistuar nė ndonjė operacion. Mėson gjėra tė reja apo jo?

Pėr sa i pėrket operacioneve, ju keni bėrė shumė?

Po, nė zemėr dhe shumė tė tjerė, pasi jam rrėzuar me motor. Thuhet se jeta ėshtė plot pengesa dhe duhet energji pėr t’i kaluar. Unė mendoj se i kam, edhe pse shpesh bėhem pesimist.

Shkruani libra me receta, prodhoni verė, hapni restorante. Kjo mund tė quhet punė?

Mua mė pėlqen ta ndaj ushqimin me tė tjerėt dhe tė ushqej njerėzit. Tė gatuash pėr tė tjerėt ka lidhje me dashurinė. Ato qė bėj, mė japin energji dhe mė bėjnė tė jem nė kontakt me njerėzit qė kanė tė njėjtin pasion me mua.

(Shqip)


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.