Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 02 Shtator 2011 - 14:12:

Thumbs up Aishja e Saliut

Nga Bledi Mane







1.Nga Saranda nė Tropojė, vesh mė vesh e gojė mė gojė

Aisha (jo nėna ime,jo!) e vetmja vajzė e kolonelit antipatik tė Libisė Gedafit, kishte rreth 4 muaj qė fshihej
dhe nuk dilte nė publik. Bunker mė bunker e tunel mė tunel, pa diell mbi krye e me ajėr tė filtruar futur hundėve
tė saj me tuba plastikė mė nė fund doli mbi sipėrfaqen e tokės sė beduinėve dhe berberėve afrikanė, udhėtoi vjedhurazi me eskortė
tė blinduar dhe mbajti frymėn nė Algjerinė fqinje te shoku i babit,Bouteflika. Aisha la pas njė vend tė mbytur me gjak
e me naftė i cili pas kaq muajsh sakrificash zhduku diktaturėn duke ia shkelmuar sumėn tė atit trap dhe monstėr.
14 vjet mė parė, jo shumė larg nga brigjet e Libisė gjatė njė prilli harlisur me pranverėn,fajdet,armėt dhe urrejtjen
ndaj njė diktature tė re, njė tjetėr popull mesdhetar shkelmonte sumėn e njė mizori evropian.
Po atė prill udhėtonte vjedhurazi drejt Italisė 23 vjeēarja muslimane Argita Berisha. I ati, president republike asaj kohe kishte ēuar vendin
nė prag tė njė lufte civile veri-jug dhe pasi kishte injoruar gjithė kėshillat e miqve ndėrkombėtarė luftonte i vetėm ngujuar
nė pallatin presidencial ndanė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”.
Sali Berisha nga frika e hakmarrjes kolektive nisi drejt vendit fqinj bashkėshorten dhe dy fėmijėt tė cilėt u kthyen nė atdhe
vetėm kur situata u qetėsua dhe ashtu si Gedafi shikonte me sytė e tij rrėnimin e ėndrrave tė ēmendura tė pushtetit.
Besoj se Argita tė martėn e shkuar, nuk e ka gėlltitur lehtshėm drekėn e bekuar tė Fiter Bajramit ndėrsa nė ekranet e televizorėve gjithė
bota shikonte Aisha Gedafin lemerisur drejt Algjerisė. Argita ende e ka njollė nė tru largimin drejt Italisė mė 1997 ndėrkohė qė
iu kujtua edhe njėherė pranvera e thinjur kur nga poshtė helikopterit kundronte Shqipėrinė e plagosur qė Babi e digjtte dhe e shkrumbonte si kasollen e lopės kur iku pėrfundimisht nga Viēidoli.
Ndryshe nga juristja e Gedafit, juristja e Berishės ishte me fat. Megjithėse gjatė tazirave tė ’97 humbėn jetėn rreth 2000 civilė shqiptarė, prokuroria pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės nuk ngriti
kurrė akuzė ndaj Babait pėr krime kundėr njerėzimit dhe ky i fundit si bolshevik i rafinuar rierdhi nė pushtet mė 2005-ėn me vota tė lira dhe herėn e dytė mė 2009-ėn me dhunė,me kompromise dhe me vjedhje poshtėruese. Ngjashmėrisht me mėhallat dhe xhamitė e Tripolit ku bisedohej dhe kuvendohej frikshėm pėr bėmat e Aishes dhe vėllezėrve tė saj, edhe nėpėr kafenetė,zyrat,teqetė,xhamitė,kishat,mejhanet a blogjet e Tiranės bisedohet gjysėm frikshėm rreth pushtetit,skandaleve,pasurive tė Argitės dhe vėllait tė saj Shkė(r)lzen.Lart e poshtė, majtas dhe djathtas, nga Saranda nė Tropojė vesh mė vesh e gojė mė gojė dėgjon ēdo ditė sesi ngrihet
madhėrishėm dhe lebetitshėm kulti i vajzės sė njė kryeministri tė njė vendi me regjim politik jo njė partiak, por tė njė
vendi me demokraci liberale (?), anėtar NATO-je dhe aspirant pėr nė Bashkimin e bekuar (mallkuar) Evropian.
Po tė hasėsh rrugėve tė Tiranės disa vocėrakė veriorė qė shpėrndajnė fletėpalosjet e universitetit Vitrina (ēohu Eqerem Ēabej nga varri) direkt veē ofertave tė tregojnė se atė universitet e ka Argita. Tė jesh nė Kėlcyrė a Pėrmet e tė blesh ujin mineral Trebeshina,
veē kusurit tė kthejnė edhe xhevapin se je duke pirė nga uji i Argitės. Nė mes tė kryeqytit afėr KQZ-sė ku vidhte votat Benristan Zagorioti,hedh shtat Coin Superstore njė nga investimet mė luksoze tė shopping-ut nė vendin tonė pėr tė cilin i madh e i vogėl tė tregon pa shpoti
se ėshtė pronė e familjes italiano-izrealite me tė njėjtin mbiemėr dhe Argitės gjithashtu e cila ēdo javė kontrollon emrat e blerėsve me kredit karta pėr tė parė se si & sa qarkullon paraja e biznesmenėve
qė favorizohen nga Babi? Jo shumė larg Tiranės, pranė bregdetit tė qetė e tė pastėr tė Gjirit tė Lalzit dynymė tė tėrė toke janė pėrlarė nga Argita dhe sė bashku me Lilin e LSI-sė kanė ngritur disa vila luksoze kostoja e tė cilave mund tė strehonte modestisht tė pastrehėt e Ēorovodės. Kalojmė andej nga bregdeti i Jugut ku pasi bėri kėrdinė me paratė e Bankės Botėrore nė prishje banesash dhe biznesesh bur(r)i i Argitės Jamarbėr Berisha, tentojnė tė ndėrtojnė pallate dhe hotele shokėt e Zenit. Largqoftė po u sėmure dhe asnjė nga spitalet e Tit Vasilit s’tė bėn derman, sekserėt e shėndetit tė udhėzojnė tė kalosh njėherė nga Spitali Amerikan se pavarėsisht ēmimeve tė kripura Argita me Edit Harxhin dhe burrin e saj turk kanė bėrė njė investim qė ia vlen. Dilemat e mėsipėrme i vulosi kabllogrami i ambasadės amerikane tė Tiranės i publikuar dje,i cili aspak diplomatikisht shkruante se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė studioja ligjore e Argitės.
Si insider&outsider i shkollės britanike tė medias e cila ngulmon nė :”baza e lajmit ėshtė thashethemi por i takon gazetarit tė hulmutojė,investigojė dhe konkludojė mbi themelet e gossip-it” , mundohem qė tė filtroj me pak llogjikė tė ftohtė ē’ka dėgjoj pėr vajzėn e Doktorit (Gedafit). Por kurrėsesi nuk mund tė mos analizoj sot nė rubrikėn time njė nga gossip-et mė tė thekura tė fillim vjeshtės 2011: Sepse Argita e ka pikė tė dobėt, e ka dashnor ndaj Lul Basha ėshtė i pėrkėdheluri i Babait tė saj.



-vazhdon-


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.