Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Letėrsi nga Shqipėria e Kosova nė Festivalin e Berlinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18036)


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 15:02:

Letėrsi nga Shqipėria e Kosova nė Festivalin e Berlinit

Berlin

Nė edicionin e dhjetė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin nuk mungojnė as autorėt shqiptarė. Njė mbrėmje letrare i kushtohet Anilda Ibrahimit. 38-vjeēarja nga Vlora do tė lexojė mė 24 shtator nga romani i saj mė i fundit botuar fillimisht nė italisht nė vitin 2008 'Rosso come una sposa' (E kuqe si njė nuse). Libri pritet tė botohet nė gjermanisht nė mars tė vitit tė ardhshėm dhe rrėfen historinė e njė familjeje nga Labėria pėrgjatė tri brezave. Tė ftuar janė edhe Mimoza Ahmeti e Ali Podrimja, tė cilėt do tė recitojnė vargjet e tyre nė Natėn e Poetėve (20 shtator). Ndėrsa shkrimtari nga Kosova, Beqė Cufaj, nė kuadėr tė rubrikės "Reflections" do tė diskutojė sot me dy kolegėt e tij nga Kroacia e Serbia, Dubravka Ugresiē dhe Borka Paviēeviē, pėr tė ardhmen kulturore tė ish-Jugosllavisė . Bildunterschrift: Montazh i autorėve shqiptarė tė ftuar nė Berlin. Gjithsej 200 autorė prezantohen nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin e ata vijnė nga e gjithė bota, raporton Gazeta Shqiptare. Fjalėn hapėse mė 15 shtator e mbajti Juan Goytisolo. Shkrimtari dhe gazetari spanjoll e ka trajtuar gjerė e gjatė periudhėn e tranzicionit tė vendeve ish-komuniste, sidomos nė romanin "Saga e familjes Marks". Nė intervistėn imagjinare me Karl Marksin, ai mundohet ta konfrontojė atė me pasojat e komunizmit nė Evropė, pasi Marksi me tė shoqen shikojnė nė televizor pamjet e anijeve me refugjatėt shqiptarė nė fillim tė viteve '90-tė. Por kėtė radhė, Goytisolo ia kushtoi fjalėn hapėse njė transformimi tjetėr, atij tė Berlinit.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.