Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Pėrse fėmijėt vuajnė gjithmonė e mė shumė nga astma? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18046)


Postuar nga lule datė 30 Tetor 2010 - 23:54:

Pėrse fėmijėt vuajnė gjithmonė e mė shumė nga astma?

Sipas mjekėve, shkaqet kryesore janė smogu, ushqimi i keq dhe ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive. Rėndėsi ka edhe cilėsia e ajrit nė shkollė dhe shtėpi. Dieta e shėndetshme dhe diagnoza e hershme janė rrugėt mė tė mira tė parandalimit

Dihet qė fėmijėt preken mė shpesh nga sėmundjet e rrugėve tė frymėmarrjes, sesa tė rriturit. Mbi tė gjitha, sot tė vegjlit vuajnė nga astma bronkiale pesė herė mė shumė nė krahasim me vitet ‘70. Alarmi vjen nga mjekėt pneumatologė nė kongresin e tyre tė pėrvitshėm. Ėshtė e vėrtetė se fėmijėt pothuajse ēdo ditė thithin ajėr tė ndotur, si pasojė e makinave gjithmonė e mė tė shumta nė numėr. Po ashtu, ata shpesh janė tė ekspozuar ndaj duhanpirjes pasive, ushqehen keq dhe jetojnė nė ambiente jo shumė tė shėndetshme, pėrfshi kėtu edhe shtėpinė. Mė pėrpara alergologėt dhe ekspertėt e kėtij sektori kishin shprehur shqetėsimin edhe pėr ambientet shkollore, duke theksuar se numri i mikrobeve qė gjenden nė klasė ėshtė shumė i madh. Pasoja e gjithė kėsaj ėshtė se astma, njė sėmundje qė prek mė shumė se 3 milionė qytetarė nė njė vend tė Europės dhe pėrgjegjėse e 1000 vdekjeve nė vit, po pėrhapet me shumė shpejtėsi mes tė vegjėlve. Ndėrsa te tė rriturit shifra e prekjes nga sėmundjet e rrugėve tė frymėmarrjes ėshtė 5,3%, te fėmijėt shkon nė 10 pėr qind, kundrejt 2.3 nė vitet ‘70. Nė kongres ekspertėt theksuan se mes shkaqeve tė kėtij fenomeni janė ndryshimet ambientale, qytetet gjithmonė e mė tė ndotura, njė ushqyerje e gabuar dhe duhanpirja pasive. E rėndėsishme ishte edhe pirja e duhanit te nėnat para lindjes. “Rritja e numrit tė fėmijėve dhe adoleshentėve tė prekur nga astma, e regjistruar nė vitet e fundit, ka ecur krah pėrkrah me zhvillimin industrial dhe ekonomik tė vendeve europiane. Faktorė tė tillė mund tė nisin tė pėrcaktojnė njė kushtėzim tė sistemit imunitar dhe njė lloj “sensibilizimi” alergjik qė nė barkun e nėnės e mė vonė nė hapat e parė tė jetės”, shpjegon mjeku Stefano Centanni.

Impakti i astmės mund tė parandalohet me njė stil korrekt jetese. Njė dietė e pasur me fruta dhe perime, pėr shembull, mund tė mbajė sistemet e mbrojtjes nė maksimumin e eficencės kundėr dėmtimeve oksiduese apo radikaleve tė lira. Pėr mė tepėr, eliminimi i pirjes sė duhanit gjatė shtatzėnisė dhe nė periudhėn pas lindjes lejon reduktimin e rrezikut nga astma, sepse nuk ndryshon funksionin polmonar. Nė tė njėjtėn mėnyrė, thonė mjekėt, gjatė rritjes ėshtė e rėndėsishme tė mbash nėn kontroll peshėn e fėmijėve. Ndryshimet fizike, mbi tė gjitha ato qė lidhen me mbipeshėn, mund tė modifikojnė kapacitetin normal tė zgavrės sė kraharorit dhe tė mushkėrive, duke krijuar mė shumė mundėsi pėr t’u prekur nga sėmundjet. Pėrtej masave parandaluese, mjekėve u kėshillohet t’u kushtojnė shumė kujdes shenjave tė para tė shfaqjes sė sėmundjes. Astma ėshtė nė fakt njė sėmundje kronike, pėr tė cilėn sot nuk ekziston ndonjė ilaē qė tė ofrojė menjėherė zgjidhjen pėrfundimtare, por atė ėshtė e mundur ta kontrollosh duke reduktuar sa mė shumė krizat. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme diagnoza e hershme. Njė prind, pėrpara se tė vrapojė pėr te mjeku, duhet tė dijė tė njohė simptomat mė tė shpeshta tė sėmundjes: krizat e frymėmarrjes, kollėn (sidomos atė gjatė natės), ftohjen e tejzgjatur dhe ndjenjėn e shtypjes sė kraharorit. Pėr t’u pėrgatitur ėshtė mirė qė tė dimė t’u pėrgjigjemi disa pyetjeve: 1) A ka fėmija vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe kollė tė vazhdueshme? 2) Simptoma tė tilla janė mė tė qarta pas ekspozimit nėpėr ambiente me duhan, prekjes sė kafshėve shtėpiake, lagėshtirės, ajrit tė ftohtė, aktivitetit fizik, pas sė qeshurės apo tė qarit? 3) Vėshtirėsia pėr tė marrė frymė ėshtė shkaku i zgjimeve, kollės dhe apneve gjatė natės? 4) A janė tė pranishme edhe simptomat nazale, si pėr shembull sekrecionet, kruajtja apo teshtimat?

Nė rast se pėrgjigjja pėr tė gjitha kėto pyetjet ėshtė po, atėherė rreziku pėr tė konfirmuar praninė e sėmundjes te fėmijėt ėshtė i lartė. Pas diagnozės sė mjekut mund mendohet pėr trajtim mė tė pėrshtatshėm. Sepse, edhe pse astma nuk ėshtė njė sėmundje e kurueshme, mund tė reduktohet intensiteti i inflamacionit, njė faktor ky qė pėrcakton nivelin e sėmundjes e qė i pėrgjigjet mė mirė terapisė me ilaēe tė marra pėrmes aparateve tė posaēme, edhe nė mungesė tė simptomave tė tjera. Kėto lloj ilaēesh mund t’i ndihmojnė shumė pacientėt e vegjėl tė qetėsohen nė raste krizash. Ato gjenden nė forma tė ndryshme, nga spray te kokrrat, por terapia korrekte ėshtė tėrėsisht individuale. Bashkėpunimi me mjekėt ėshtė i nevojshėm pėr tė ulur shpeshtėsinė e prekjes nga krizat.

Nėna dhe fėmija
Njė studim i Universitetit japonez tė Kyushu-t ka gjetur njė lidhje mes gjendjes psikike dhe emocionale tė nėnės dhe predispozitėn e fėmijėve pėr t’u prekur nga astma. Sipas asaj qė ka deklaruar Jun Nagano, autor i studimit, stresi te nėna shkakton astmėn te fėmijėt dhe pėrkeqėson gjendjen e tyre nėse tė vegjlit janė tė prekur nga kjo patologji. Nervozizmi i transmetohet fėmijės, edhe pse nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Deri tani, shkenca kishte zbuluar njė lidhje mes stresit nė shtatzėni dhe rrezikut tė astmės tek i sapolinduri. Tani kėrkimi ka shkuar mė tej, duke treguar lidhjen mes gjendjes shpirtėrore tė nėnės dhe shėndetit tė fėmijės edhe pas lindjes. Nga 223 nėna qė u morėn pėr t’u studiuar, u pa raporti mes fėmijėve dhe nivelit tė stresit te gratė. Rezultatet konfirmojnė se nėnat e stresuara ndikojnė negativisht te rreziqet e astmės pėr fėmijėt. Me pak fjalė, tė vegjlit priren tė pėrvetėsojnė atė qė ndodh pėrreth tyre.(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.