Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Vizioner datė 01 Gusht 2011 - 09:23:

Edi Rama, nje Politikan frikacak

Opozita qė (nuk) duhet


-Pjese nga nje shkrim i soten:Arben Rrozhani-

Ndoshta duhet “sqaruar” pak opozita e “prekur” pėr kritikėn ndaj Edi Ramės nė gazetėn “Shekulli”. Fillimisht duke renditur ndonje prej reagimeve te “Shekulli Online”.

Njė komentues, duke rrėmuar arkivėn e gazetės “Shekulli” kujton se: “Edhe pėr 21 janarin ka patur njė qėndrim tė ashpėr ndaj Edi Rames. Dhe mė poshtė sjell linkun e njė editoriali tė shkruar nga kryeredaktori i Adrian Thano, botuar nė 28 janar 2011, njė javė pas masakrės sė qeverisė ndaj popullit protestues me titull: “Me lule dhe qirinj pėrballė tė akuzuarit pėr vrasje (?!)”, paragrafi i fundit i tė cilit ishte: “Por le tė kemi tė qartė, njė gjė. Tė gjithė.. Ne tė “medias” dhe gjithė “burrat e shtetit” qofshin tė shitur apo tė frikėsuar. Zemėrimi i popullit ėshtė sot mė i madh se kurrė. Atė nuk do ta shuajnė dot plumbat. Por atė nuk do ta shuajnė dot as lulet dhe qirinjtė. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke kėtė tė drejtė. Kjo ėshtė njė gjė shumė mė e madhe se ty. Lulet dhe qirinjtė i vendosėm qė nė 22 janar. Ti, sot ke dy rrugė: Ose tė pranosh tė jesh trupėzimi politik i kėtij zemėrimi, ose tė mos jesh mė lider. Zgjidh tė parėn. Ndryshe, ky zemėrim do tė marrė edhe ty pėrpara, bashkė me vrasėsit e 21 janarit”.

Pėr tė mos i dhėnė mė shtysė imagjinatės sė tė papunėve tė opozitės, komenteve denigruese ndaj medias qė ka qenė gjithnjė nė krah tė opozitarėve dhe popullit tė vuajtur, mesazherėve qė bėjnė politikė vetėm me sms-ra dhe debatit pa bukė pėr orientimin politik tė medias antiqeveritare, do tė themi nja dy fjalė pėr opozitėn qė ishte, luftoi dhe erdhi nė pushtet, edhe pse me mashtrime se tė tillė e ka genin, por ama erdhi, sepse kishte dėshirėn, motivin dhe energjinė pėr tė ardhur nė pushtet, pra pėr PD-nė, pėr tė thėnė se si (nuk) duhet tė jetė opozita, edhe pse edhe nė kėtė krahasim mund tė ketė njė problem “etik”, nga krahasimi mes PD-sė dhe PS-sė, siē ishte tingėlloi krahasimi mes Ramės dhe Metės, si politikbėrės.

PD-ja e Sali Berishės nuk e pranoi humbjen qė ditėn e katėrt tė daljes nė opozitė. Nė 3 korrik 1997 mori armėt, gjoja pėr tė mbrojtur nderin e cėnuar tė monarkistėve tė humbur nė referendum pėr ndryshimin e formės sė rregjimit dhe sulmuan selinė e KQZ-sė. Berisha ende president ishte nė krah tė tyre, se nuk mund tė pranonte humbjen edhe pse ishte ai dhe pushteti i tij, fajtori i djegies sė Shqipėrisė, vjedhjes sė shqiptarėve te firmat piramidale, mbi 4000 jetėve tė humbura dhe imazhit tė rrėnuar tė vendit nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk u dorėzua dhe shfrytėzoi 13-14 shtatorin 1998, kur me bomba, antitanke dhe molotovė sulmoi e pushtoi institucionet. Nė 17 shtator, siē ėshtė fiksuar nė fotot e kohės, si fajkua, ngrihej mbi supet e mbėshtetsve tė paktė dhe ngulmonte pėr rrėzim qeverie, edhe pse bota e braktisi, edhe pse njė ditė mė pas do tia hiqte imunitetin e deputetit shumica e majtė nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Pėr shumė muaj zvarriti mbėshtetėsit e paktė nė mitingje, sulmoi sėrish institucione si nė 28 nėntor 2000 dhe edhe pse u ndalua pėr disa orė si kriminel ordiner nė policinė e Tiranės, nuk e zbraps.

Mori pjesė nėpėr fushata zgjedhore, ku mė shumė humbi se fitoi. Krahas luftės guerile brenda vendit, dėrgoi ata tė paktė njerėz me njohje pėr tė denoncuar nė kancelaritė e huaja, mashtrimet zgjedhore, “Dushkun e vogėl” apo “Dushkun e madh”. Njė vandak dosjes tė trasha blu udhėtuan sa nga Brukseli nė Uashington. Deri nė 2004 kur ulej kėmbėkryq para selisė sė qeverisė sė drejtuar nga Fatos Nano, Sali Berisha nuk iu nda rrugės, mitingjeve dhe ambicies pėr tė rimarrė pushtetin. Edhe pse vendi kishte ecur pėrpara, duke rimėkėmbur atė Shqipėri tė shkatėrruar qė kishte lėnė nė pranverėn 1997.

Dhe kėto tė gjitha, duke mbledhur ēika-ēika njerėz e kontribute modeste, sepse askush nuk shkonte mė te ajo seli e bastisur deri nė qindarkėn e fundit nė 1997 nga demokratėt e ikur nga pushteti. Dhe nuk u ep derisa nė njė vit i veshi PD-sė sė vjetėr lėkurėn e paqtė tė KOP-it me imazhin e ri tė shpresėdhėnėsve, pėr tė rimarrė pushtetin e lėnė nė 3 korrik 2005 nga socialistėt e zhytur nė llumin e korrupsionit, kleptokracisė dhe vetėkėnaqjes. Pėr tė marrė pastaj qeverinė e me radhė tė gjitha pushtetet.

Ky paralelizėm aspak “etik” mes njė opozite, si PD, qė kur vjen nė pushtet i sjell vetėm fatkeqėsi popullit dhe njė opozite, si PS, qė kur ka pushtetin, e ka pėr tė keqen e vet, bėhet pėr tė thėnė shtruar njė pyetje: Mos kjo opozita e sotme e ka tė keqen se edhe pse opozitė me pushtetin qendror, ėshtė e kėnaqur, sepse tek e fundit, ka pushtetin te copa e majme e pushtetit vendor? Dhe nuk i leverdis tė luftojė edhe kur ia vrasin njerėzit qė mbledh nė protestė, edhe kur ia vjedhin ditėn pėr diell votat qė pėrkrahėsit hedhin pėr tė?

------------------------------------------------------------





-nga Vizioner-

Sic shkruhet dhe lihet te kuptohet ne Artikullin me lart, por, njekohesisht shpreh dhe une mendimin tim se;
Opozita shqiptare dhe me sakte drejtuesi i saj Edi Rama, me (mos)veprimet e tije tregon se s'eshte gje tjeter vetem nje Dogamxhi dhe Frikacak Politikan!

Ai, iku me bishtin nder shale nga bashkia kur, Krimineli Sali dhe zagari i tije Basha e VODHEN ne "mes te dites" dhe ne sy te te gjithe Shqiptarve dhe Botes.
Ai, nuk di-ti te mbroje Karriken e vet nga hajdutet, dhe jo me te mbroje Voten e popullit, te mbroje Demokracine e nje vendi!!!
Pa pike Burrerie, pa pike Karakteri, pa pike Morali e la popullin-elektoratin e tije qe e mbeshteti dhe e besoji gati verberisht ne Dogamt e tije rreth Demokracise dhe ruajtjes se Votes se Lire, ne dore te Krimineleve!

Ne Intervisten e tije te fundit, para pak ditesh th se "Nuk i veje flaken Shqiperise se vodhi Saliu votat"!!!???

Per cfare flake e ke fjalen Z. Rama!?
Kur ti, nuk shikoke akoma dot tymin qe po i del Shqiperise nga flaka qe i ka vene Krimineli Sali Berisha atehere, je nje Politikan QORR qe vetem per karriken tende ke menduar gjithe keto kohe!

Ne, perkrahesit e tu, duke besuar ne idete e tua te mbeshtetem edhe kur ti beje nje hap prapa ne rrugen per rrezimin e Diktatorit. Te mbeshtetem sepse besonim se pastaj do te beje tre hapa perpra, por ti, jo vetem qe nuk ndejte ne po ate vend, por ike me bishtin nder shale!

Ti zgjosh-japesh shpresa njerzimit nuk eshte gjithmone e lehte, duhet kohe, por ti perdhunosh ato, duhen vetem pak minuta.

Kur ti, nuk ndjen ne shpirtin tend vuajtjen e popullit tend, mjerimin dhe pasigurine e jetes, diktaturen e instaluar qe po venit jeten e atije populli, nuk ndjen dhimbjen e familjeve te te vrareve me 21 Janar te cilet te ndoqen, te cilet dolen ne rruge per Demokracine dhe zhdukjen e Diktatures nuk meriton te jeshe as Udheheqesi i JONE!

Ti, nje frikacak, je "strukur" tani ne jeten tende Luxoze dhe fatet e vendit i le ne dore te Krimineleve!

Ti, me (mos) veprimet e tua, do te ngelesh ne histori si DESHTAKU me i Madh politikan i gjithe kohrave shqiptare.

Ti, je nje HIC!


  Gjithsej 145 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.