Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 08 Prill 2016 - 19:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rasting e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).

Nuk eshte thjesht vetem problemi i parashikimit te zgjedhjes se Veliajt si kryeminister, qe sa e sa komentues dhe gazeta e kane thene dhe askush nuk ka pse mburret, se shikoni, edhe une e kam parashikuar kete gje! Jo, jo, problemi qendron ne kategorizimin qe media u ka bere shume figurave, ne kete rast kane kapur Kastriot Myftarajn si strumbullarin e teorive konspirative dhe, nepermjet ketyre teorive, ky analist "i papare" na parashikon se qenka Sorosi ai qe do e bej Veliajn kryeminister! Uau! Populli budalla ka tashme me se te merret! Nga njera ane kjo media i jep miletit te besoje se ai eshte inkopentent ne zgjidhje problemesh, (le te shkoje ai gjithe gezim tek kutia e votimeve), nga ana tjeter para-kanalizohen merirat dhe urrejtjet e ardhme, qe mund te paraqiten nga shtresat e poshteme, duke patur tashme "opozitaret" mediatike, si Kacua ne kete rast, qe do deklaroje ne nje rast te tille, ne te ardhmen, "u thashe une, qe Sorrosi i beri corap punet!" Pra, njerezit duhet te humbin kohen duke degjuar vetem pallavrat e analisteve te kategorizuar me pare. Nga Kacua degjojne teorira konspirative, nga Tak Ngjelushi degjojne per bomba ne drejtesi, nga Anduc Stefano degjojne per perzierje te fshehte te Berishes, e keshtu me radhe, dhe mileti rri me goje hapur, (aq me teper ne kohe te sotme ku arsimimi ka rene afer zeros), e keshtu e shtyjne keta gjithe jeten, te pakten per aq kohe sa u rrjedhin parate nga Brukseli, nga kanale turke dhe ato arabe. Analiza te mirfillta ku te rrihen problemet aktuale shmangen qellimisht, jo vetem nga media, por dhe nga ata qe e paguajne median.


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.